• |
ide | kryesore

Pse djersijmë kur flemë gjumë

F1, Stil



Djersitja në shtrat, po flasim kur flemë gjumë jo gjatë aktiviteteve të tjera, është një çështje që na prek të gjithëve.
Disa ngaarsyet mund të jenë të njohura kurse disa të tjera jo.
Zakonisht temperatura e trupit bie kru ne flemë, por pavarësisht kësaj ne përsëri djersijmë. Pse ndodh kjo? Kjo ndodh për një sërë shkaqesh. Në të shumtën e rasteve, djersitja ndodh nga dhoma e tejnxehur ose nga batanijet e mbukesat e shtratit.Për t’i shmangur këto dy shkaqe, sigurohuni që dhoma të jetë rreth 20 gradë celscius dhe bataijet të jenë me material natyral.
Nëse përsëri djersini atëherë duhet të shihni shkaqet e tjera.
Fjetja nudo apo pa rroba është përsëri një shkak për djersitjen. Kjo sepse trupi është më i ekspozuar ndaj temperaturave të larta gjatë natës, ç’ka e bën të djersijë. Vishni një bluzë pambuku dhe do të jeni në rregull. Nga ana tjetër, vaktet tuaja janë një tjetër katalizator i djersitjes natën. Nëse ju hani vonë atëherë trupi juaj do të kërkojë t’i djegë kaloritë që ju morët paçka se ora mudn të jetë 1 e natës. Për ta bërë këtë i duhet energji, e me rritjen e energjisë rritet edhe temperatura. Rritja e temperaturës do të thotë djersitje.
E njejta gjë vlen edhe nëse vakti i fundit është tepër i bollshëm.
Gjithashtu, hormonet janë një tjetër shkaktar që duhen fajësuar për djersitjen teksa flemë. Kur hormonet janë në fluksin e tyre, si në rastin e menopauzës, sistemi nervor simpatik nuk arrin ta bëjë punën e tij pasi zihet në “kurth” nga ky fluks. Gjithshu fluksi i madh i hormoneve ndalon sistemin nervor të rregullojë tempëraturën e brendshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *