Një burrë i moshuar tentoi t’i japë fund jetës duke u mbytur në liqen e Pogradecit.
Sipas policisë, ka tentuar të mbytet në liqenin e Pogradecit shtetasi I.B., 74 vjeç, banues në qytetin e Korçës.
Nga veprimet e kryera rezultoi se i moshuari vuante nga çrregullime mendore dhe u dërgua për mjekim në spitalin psikiatrik të Elbasanit, shtuan të njëjtat burime.