• |
ide | kryesore

Thaçi për zhvillimet e fundit në Kosovë: Provokime nga Serbia

Lajme, Të fundit



Largimin e Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës, presidenti Hashim Thaçi e konsideroi si provokim nga Serbia për të cënuar përpjekjet për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

Përmes një deklarate për mediat, Thaçi theksoi se zhvillimet e djeshme, ku zyrtari i lartë serb Marko Gjuriç hyri në Kosovë pa lejen e autoriteteve, janë në kundërshtim me angazhimet për dialog.

“Pikërisht në ditën kur institucionet e Kosovës filluan punën për krijimin e Grupit Punues të gjerë institucional, që do të bashkëpunojë me Ekipin Menaxhues dhe me Misionin e OSBE-së në Kosovë për draftimin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndodhi provokimi nga shteti i Serbisë.
Këtë e konfirmon edhe vendimi i sotëm për daljen e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës.
Zhvillimet e së hënës, më 26 mars 2018, janë në kundërshtim me angazhimet për dialog dhe për ndërtim të paqes së qëndrueshme në Kosovë, si dhe cenim i përpjekjeve për normalizim të raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh Hashim Thaçi.

Presidenti bëri thirrje që të respektohet dhe të ruhet fryma e dialogut në mes Kosovës e Serbisë dhe vendet të mbesin të fokusuar në normalizimin e marrëdhënieve, në ndërtimin e fqinjësisë së mirë dhe pajtim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *