• |
ide | kryesore

Top Channel: Rama miraton lejen, edhe Presidenca me kullë

Kryesore, Lajme



Epidemia e kullave në Tiranë kërcënon edhe sigurinë kombëtare. Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar ndërtimin e një kulle 9-katëshe ngjitur me Presidencën dhe objekte të tjera të rëndësisë së veçantë.

Top Channel publikon projektin e arkitektit Stefano Boeri, i cili mban datën nëntor 2017. Sipas tij, ngjitur me godinën e Presidencës ku ndodhet parkingu privat do të ndërtohet një pallat 9-katësh, duke shfrytëzuar një sipërfaqe prone 1788 metër katrorë. Kompania ndërtuese është Invest Society shpk.

Por ky projekt ka shqetësuar Gardën e Republikës, për shkak se sipas saj cënon sigurinë kombëtare. Godina e Presidencës është vendi ku zhvillon mbledhjet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, dhe kjo ka alarmuar gardën e cila në një përgjigje që i kthen Presidencës deklaron:

Nga ana e Akademisë së Arteve, Klinikës qeveritare dhe ish klinikës qeveritare për shkak të sigurisë së objektit të Presidencës duhet të krijohet një distancë sigurie të lirë me largësi nga muri rrethues prej 50 metër.

Por perimetri i sigurisë nuk është mbajtur parasysh. Sipas projektit të miratuar në Këshillin Kombëtar të Territorit me firmën e kryeministrit Edi Rama, ngjitur me presidencën do të ngrihet një kullë 9-katëshe.

Kjo nuk është hera e parë kur ngjitur me Presidencën tentohet të ndërtohet kullë. Edhe në vitin 1999 pikërisht në të njëjtin vend bashkia e Tiranës ka dhënë leje ndërtimi për një pallat dhjetë katësh. Por leja u anulua me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit, për të njëjtën arsye, atë të cënimit të sigurisë kombëtare.

Këtë herë siguria kombëtare duket se ka rënë dhe Presidenca e Republikës do të bëhet me kullë./ TCh



6 Comments

  1. Cfare nuk pret. Kisha Ortodokse Greke ngjitur me Ministrine e Mbrojtjes, xhamia turke ngjitur me Parlamentin, Me pak fjale vend rrumpalle, si han.

  2. Une u bera kurioz dhe remova ne qkr per kete subjektin! Si-Perendine jepet leja per nje kompani qe nis aktivitetin nga hici ?!?!?

  3. Zoti e shpetofte shqiperine nga ky psikopat qe kemi per km , nje cmendur qe e shkaterrua TR nga ana urbanistike kto 20 vjet

  4. Tani me duket se Edi Rama po i kalon cdo kufi. Nuk qenka patriot sic e mendoja. Per fat te keq,te paska ardhur fundi Edi Rama.Ne vend qe ta heqesh ambasaden Ruse qe eshte 500 metra larg, ti shton nje kulle qe ku dihet nga sa agjente do perdoret,ngjitur me presidencen.Kjo eshte e tepert

  5. populli qe e zgjodhi populli ta rrexoj por puna eshte se njisoj jane te gjithe. per xhepat e veta mendojne te gjithe kta legena.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *