• |
ide | kryesore

Zbulohen emrat/ Emërimet politike në polici dhe farsa me Vetting-un

Lajme, Të fundit



Vetingu në policinë e shtetit, i miratuar edhe me vota nga opozita në Kuvendin e Shqipërisë po shitet me bujë si një reformë e madhe nga qeveria aktuale. Nëse gërmon pak në emërimet e kohëve të fundit në radhët e uniformave blu vëren se fjalët janë ndryshe nga veprat në terren.

Burime të lapsi.al në policinë e shtetit thanë se prej kohësh në polici po kryhen një sërë emërimesh me urdhër nga lart duke shkelur dhe anashkaluar ligje të miratuara nga vetë kjo shumicë.

Sipas këtyre burimeve Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve u emërua Enrik Sulejmani. Ai është ish-koordinator i Partisë Socialiste në Kamzë. I emëruar më parë edhe nga LSI, por i larguar pasi ka rezultuar i dënuar. Edhe Nazmi Demirxhi, zv.drejtor i policisë së burgjeve rezulton të jetë i dënuar në të kaluarën për ndihmën ndaj Admir Tafilit, i cili vrau 2 vëllezër.

Radha e emërimeve politike në policinë e shtetit nuk ndalet me kaq. Burimet thonë se Lulzim Haxhiu, shef policie pranë spitalit të burgjeve, është përjashtuar më herët nga policia e shtetit.

Fredinand Preci, aktualisht shef policie në Lezhë është gjithashtu një i përjashtuar nga policia e shtetit. Emëruar fillimisht si polic dhe graduar oficer, sot shef policie. të njëjta burime thanë se Drejtor Fejmi Isufaj, nga civil (historian) është graduar direkt me gradën “Drejtues”, pa pasur shkollë policie apo ushtarake.

Janë vetëm 5 raste të cilat vijnë si një shembull se Vetingu në polici mbetet ndoshta një arsye për të justifikuar lëvizjet në radhët e uniformave bli sipas qëllimeve politike dhe personale. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. ” Burime të lapsi.al në policinë e shtetit thanë se …. ….” dhe hopaaaa e hapi thesin e rrenave Bushati.

  2. Ore ;xhymert’ e verteta, dhefakti qe pota thote hapur, e jo ashtu sic po vepron partia e genjeshtrave dhe e mashtrimeve portali, ti si tymuese disin formues i punesuarkerkon te maskosh realitetin , Turpin ta mbani, e ta gezoni, se te atille jeni. Shih ne institucione, kudo , dominoni ju bijte e komunisteve qe jeni te pa ngopur,

    1. Ore meditim… Pse nuk shkon ne prokurori Bushati dhe ti coje atje PROVAT DHE FAKTET qe i ka marre NGA KY BURIMI I BESUAR NE POLICINE E SHTETIT , dhe te thote qe keta persona jane te denuar me perpara dhe sipas ligjit nuk e mreitojne te jene ne ato vende pune ? Ose pse nuk ju con nje leter ministrive perkatese ku denoncon aktin dhe te presi pergjigjen e tyre ?

      Ne kete menyre edhe e perforcon kauzen e tij opozitare ndaj qeverise edhe demaskon kreret e policise dhe ministrise se drejtesise.

      Perse keto ‘ FAKTE ‘ ,,, mbeten vetem ne nivelin e portaleve, thashethemeve dhe nuk verifikohen ne ralitet ? Lexo pak shtypin e sotem dhe te djeshem. Perse vetem ky portal e shkruan kete dhe jo mediat e tjera ?

      E kupton qe ky bushati po ta shplan trurin dite pas dite me genjeshtrat e tij ? Ty si lexues i thjeshte nuk te mbetet asnje cike kohe te analizosh dhe vertetosh nese eshte genjeshter nje lajm apo jo, se direkt te perplaset ne fytyre genjeshtra tjeter e rradhes.

      Ti je dele .

  3. Ka te drejte ketu Bushati por duhen specifikuar drejt te dhenat Ne policine e Burgjeve jane dhene gradat ne kohen e Kopanit dhe Hoxhes jasht kritereve. Jane riveshur te perjashtuar si Preci (ish polic) i oerhadhtuar nga Vasili apo Kamber Hoxha qe mori graden KKomisar dy jave mbasi u rivesh Komisar nga Kopani. Ka efhe te tjere si ata. Ti verifikoj nje audit i Minustrise dhe do ta shikoni sa shkelje keni. Keni oficer qe u graduan Drejtora qe kushin ounuar turni trete??

  4. Ka te drejte ketu Bushati por duhen specifikuar drejt te dhenat Ne policine e Burgjeve jane dhene gradat ne kohen e Kopanit dhe Hoxhes jasht kritereve. Jane riveshur te perjashtuar si Preci (ish polic) i oerhadhtuar nga Vasili apo Kamber Hoxha qe mori graden KKomisar dy jave mbasi u rivesh Komisar nga Kopani. Ka efhe te tjere si ata. Ti verifikoj nje audit i Minustrise dhe do ta shikoni sa shkelje keni. Keni oficer qe u graduan Drejtora qe kishin punuar turni trete si rohe objekti??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *