• |
ide | kryesore

Durrës/ Makina përplas për vdekje qytetarin me biçikletë

Arkiva



Një person u përplas për vdekje nga një makinë pasditen e sotme në Durrës.

Sipas njoftimit të policisë, viktima nuk është identifikuar ende. Ai u përplas në lagjen nr.17 të qytetit rreth orës 17:45, teksa po udhëtonte me biçikletë. Ai ndërroi jetë rrugës për në spital.

Drejtuesi i makinës, shtetasi me iniciale D.K. u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë në Durrës.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *