• |
ide | kryesore

Kthehet Brisi i Tatimeve, do ruajë pronat e bregdetit

Lajme, Të fundit



E cilësuar si ‘bleta punëtore’ e Rilindjes, Briseida Shehaj është rikthyer sërish në vëmendje të publikut. Asaj i është besuar drejtimi i Task Forcës për Bregdetin, që u ngrit pak kohë më parë nga qeveria. Emri i Shehajt u përmend në deklaratën e sotme të kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame, i cili ndër të tjera tha se janë vërejtur fenomene korruptive gjatë kontrolleve të kryera nga Hipotekat në lidhje me regjistrimet e akteve të marrjes së titujve të pronësisë. Lame tha se materialet do të vihen në dispozicion të Taks Forcës që sot e tutje do të drejtohet nga Shehaj. Ky emërim i saj vjen në një kohë kur qeveria ka stopuar dhënien e titujve të pronësisë për tokat në bregdet, me pretendimin për të frenuar abuzimet dhe mbrojtur investitorët strategjikë. Por nuk është e qartë ende nëse ajo vazhdon ta mbajë apo jo detyrën e drejtoreshës së AIDA-s. Shehaj u bë e njohur pas emërimit si drejtorëshë e përgjithshme e Tatimeve. Më pas kaloi në postin e zv.ministres së Ekonomisë, ku qëndroi pak kohë dhe më tej në krye Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve të Huaja në Shqipëri.

©LAPSI.al 



1 Comment

  1. Me ndritjen qe i ka dhene investimeve te huaja, me kete sukses te madh qe ka arritur bleta hibride, po merr nje emerim pos partiak, qeveritar qe te na ndrise edhe me pronat qe jane vjedhur eq qe do na vjedhe kjo blete hibride per te kenaqur tutopet e saj partiak. Le ti shohim mjaltin’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *