• |
ide | kryesore

Qëndrimet e kundërta/ Si e nxorri veten bllof Rama për kapjen e 613 kg kokainë

Lajme, Të fundit



Të jesh koherent në politikën shqiptare duket si diçka e pamundur dhe nëse dikush vuan më pak apo më shumë nga ky fenomen, kryeministri Rama është ndër shembujt më ekstrem të moskoherencës me veten. Kemi parë shpesh deklarata të tijat, për të cilat, më vonë me kohës ai është detyruar të ndryshojë tërësisht qëndrim.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe më çështjen e kapjes së 613 kg kokainë në Maminas. Pas oepracionit për kapjen e kësaj sasie droge ministri i Brendshëm doli dhe tha se operacioni është zhvilluar edhe me bashkëpunimin e autoriteteve të huaja, ndërkohë që Rama deklaroi se ky operacion ishte meritë ekskluzive dhe se nuk kishin të bënin fare vendet europiane, si për të treguar se qeveria e tij po bën shtet.

Fakti që ky operacion është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane ku ngarkesa ka udhëtuar përpara se sa të hynte në portin e Durrësit, ka domethënien e rëndësishme të forcës ligjzbatuese që disponojmë sot”. – tha Rama pas operacionit.

Por, në një interviste publikuar dje në median gjermane, “Die Welt”, Rama, teksa ka vlerësuar arritjen e qeverise në luftën me kanabisin, ka thëne se operacioni për kapjen e kokainës rekord u bë në bashkëpunim me italianet.

Dy javë më parë, sekuestruam 600 kilogramë kokainë në bashkëpunim me autoritetet italiane. Cili ishte reagimi? “Nëse sekuestrohen 600 kilogramë, atëherë duhet të ketë shumë më shumë se aq.” Shikoni numrat që vijnë nga Roterdami apo Hamburgu dhe porte të tjera. Nëse diçka sekuestrohet këtu, nuk do të thotë që ne jemi qendra. Për çdo trafikant droge shqiptar të arrestuar, ne gjejmë qindra numra me kode ndërkombëtare në telefonat e tyre”- tha Rama në interviste.



1 Comment

  1. A ka fytyre ky kallam i gjate?A ka cipe,ky pallosh llafazan?A ka dinjitet ky rob,bir kurve,qe kujton se tallet me te gjithe,perfshire edhe te huajt,por qe ne fund del bllof vete dhe me i talluri me vete fjalet dhe bemat e veta.Si shume po e durojne tallavi,dhe dikur do na vije turp,qe kemi patur edhe te tille kryeminister.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *