• |
ide | kryesore

Debati live për teatrin/ Ku u kap mat Mirela Kumbaro?

Arkiva, Kryesore



“Ajo që keni parë në maket është vetëm një projekt ide”. Me këtë mburojë është justifikuar sot ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ndaj rrebeshit të pyetjeve të deputetëve demokoratë dhe lsi-stë që i kërkonin llogari në komisionin e kulturës për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Linja që mbajti ministrja e Kulturës ishte politikisht korrekte. Ajo u mundua të argumentojë mes tollovisë dhe zhurmës se pafundme se një kompani (sipas të gjitha gjasave firma Fusha që po bën dhe sheshin Skënderbej) kishte dorëzuar një ofertë të pakërkuar, për të ndërtuar një teatër të ri, shumë më të mirë sesa ai ekzistuesi, se ajo kishte porositur arkitektin danez Bjarke Ingels për të paraqitur projektin, që tashmë njohim të gjithë, se kjo çështje do të shqyrtohej nga komisionet dhe grupet e punës përkatëse dhe ndoshta mund të shkohej edhe drejt një konkursi kombëtar për të vendosur se ç’do të bëhej me teatrin.

Po ta dëgjoje ministren në komisionin parlamentar, jashtë kontekstit dhe debateve që janë zhvilluar, gjithçka dukej normale. Askush nuk duhej të shqetësohej thjesht për një propozim që do të kalonte në të gjithë filtrat e mundshëm.

Lexo më tej:

Kullë tek teatri? Gënjeshtrat e Ramës për shkatërrimin e Tiranës historike

Lubonja tregon fillimin e korrupsionit të Ramës me “kioskën e Xhatit” dhe bingo Ylli

Por, në fakt e vërteta nuk është kështu.

Edhe sikur t’i besojmë fjalë për fjalë atyre që tha Kumbaro, ajo është 100% e kundërshtuar nga kryeministri i saj. Po qe se ishte vetëm një projekt mes shumë të tjereve, pse Rama do të dilte dhe ta asocionte atë me emrin dhe figurën e kryeministrit? Pse ai do ta prezantonte atë në COD, para aktorëve? Pse ai do të shpallte në mënyrë arrogante duke sanksionuar se gjithçka ka përfunduar: “teatri i vjetër do të shembet”. Nëse gara është e hapur, a do ta prezantojë kryeministri fjala vjen dhe një skicë- propozim, të Bujar Kapexhiut që mëton t’a ruajë godinën ekzistuese italiane?

Mirela Kumbaro nuk arriti t’u përgjigjet këtyre dilemave. Ajo refuzoi të thoshte “po” apo “jo” për pyetjen që iu drejtua me dhjetra herë: A do të shembet teatri?

Ajo u rrek të ruante një linjë logjike gjatë debatit parlamentar duke thënë se gjërat do të bëheshin me etapa dhe sipas ligjeve. Por e gjitha kjo ngjante me një farsë kur dihet se tashmë Edi Rama e ka shpallur: teatri aktual do të shembet, aty do të ngrihet projekti i Bjarke Ingels dhe firma Fusha do të ndërtojë plot 7 kulla në tokë publike. Prandaj Kumbaro dështoi sot të mbronte të pambrojtshmen.

©Lapsi.al

Lexo më tej:

Kullat/ Vjedhja që fshihet pas betejës për teatrin e ri

Krahasimi/ Si gënjyen Rama dhe Veliaj për Teatrin Kombëtar

 



1 Comment

  1. EDHE SA E VESHTIRE ESHTE TE KAPESH MATE NJE MINISTRE SI KUMBARO.
    ME ATE BAGAZH QE KA ME ATE PARAQITJE SI FSHATARE E KOOPERATIVES SE DULLES DHE ME E PADITUR SE TE GJITHE MINISTRAT E 27 VITEVE TE FUNDIT. POR CTI BESHE KJO ESHTE R I P J E R DH J A.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *