• |
ide | kryesore

Arrestimi i njerëzve të Gylen në Kosovë, Thaçi ‘lan duart’: Nuk kam kam pasur dijeni

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas debateve që shkaktoi në media arrestimi dhe dëbimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova, për shkak se ata dyshohet si të lidhur me armikun e Erdogan, klerikun Fetullah Gylen. Thaçi thotë se nuk kishte dijeni për ngjarjen, ndonëse kjo zor që të besohet pasi arrestimi i turqve është bërë padyshim me bekimin e tij. Më poshtë qëndrimi i plotë i Thaçit.

“Kosova është shtet demokratik i ndërtuar në përputhje me standardet më të larta demokratike të cilat mbi gjithçka tjetër, respektojnë të drejtat individuale të çdo njeriu, pavarësisht përkatësisë etnike, besimit apo bindjeve politike apo ideologjike. Ky parim, i mëshiruar në Kushtetutën dhe ligjet tona, mbetet i patjetërsueshëm nga askush dhe është detyra e institucioneve tona shtetërore që ta zbatojnë në praktikë. Sot jemi të zhgënjyer për shkak se institucionet tona relevante, për arsye që mbetet të sqarohen deri në fund, kanë dështuar të mbrojnë këto parime që ndërlidhen me të drejtat njerëzore të shtetasve të huaj, që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë. Unë jam i informuar nga organet kompetente pas ngjarjes se gjashtë shtetas janë deportuar sot në Turqi me arsyetimin se nuk kanë pasur leje qëndrimi në Kosovë. Ne tani duhet të sqarojmë arsyet që kanë çuar deri në deportimin e këtyre shtetasve turq për në Turqi. Dua të siguroj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të gjithë shtetasit e huaj që jetojnë dhe punojnë në Kosovë, se Kosova do të mbrojë me çdo kusht vlerat e saj kushtetuese, të cilat mbi gjithçka tjetër, i sigurojnë çdo individi që të shpreh pa frikë identitetin, besimin, kulturën, ideologjinë, mendimin dhe fjalën e lirë. Askush nuk guxon të persekutohet, censurohet apo edhe deportohet për shkak se ka një besim apo ideologji ndryshe nga dikush tjetër”, përfundon deklarata e Thaçit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *