• |
ide | kryesore

Dënimi i Skënderbeut nga UEFA/ Reagon Federata Shqiptare e Futbollit

Sport



Pas dënimit të rëndë nga UEFA për pezullimin 10 vjet nga kompeticionet evropiane ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit. Në një reagim të shkurtër në faqen zyrtare FSHF thotë se ky është një lajm i keq për futbollin shqiptar, por është i apelueshëm.

“Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije opinionin publik se UEFA ka vënë në dijeni sot FSHF për vendimin e marrë nga ana e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pranë saj, për çështjen “Skënderbeu”.

Sipas vendimit të marrë, ky Komision ka dënuar skuadrën e KF Skënderbeu me 10 vjet mospjesëmarrje në kompeticionet europiane të futbollit, shoqëruar me një sanksionin financiar prej 1 mln euro.

Ky vendim është i apelueshëm. FSHF e konsideron këtë një lajm të keq për futbollin shqiptar, megjithëse ky nuk është një vendim përfundimtar, pasi do të kalojë edhe në shkallë të tjera të gjykimit. FSHF mbështet çdo vendim që i shërben integritetit të lojës dhe Fair-Play-t!” – thuhet në reagimin e FSHF-së. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *