• |
ide | kryesore

Në rritje tensionet SHBA-Rusi/ Uashingtoni refuzon vizat e sportistëve rusë

Planet



Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se Uashingtoni po përpiqet të ndalojë sportistët rusë që të marrin pjesë në botërorin e ardhshëm të Mundjes.

Sipas kësaj ministrie, ambasade amerikane në Moskë ka refuzuar të marrë në intervista për viza ekipin rus.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi se ky veprim i SHBA-ve paraqet ‘diskriminim të hapur dhe direkt’ kundër Rusisë.

“Është qartësisht e pamundur të mbahen më gara ndërkombëtare në territorin amerikan. Jemi jashtëzakonisht të indinjuar”, tha Zakharova.

Rusia ka urdhëruar SHBA-në, vitin e kaluar, të zvogëlojë stafin diplomatik për dy të tretat, në përgjigje të një urdhri amerikan për Moskën që kjo e fundit të zvogëlojë stafin diplomatik në SHBA.

Vetëm tre ditë më parë SHBA dëboi 60 zyrtarë të ambasadës ruse në Uashington në shenjë solidarizimi me Mbretërinë e Bashkuar, e cila fajëson Moskën për helmimin e një ish-agjenti rus me shtetësi britanike në territorin e saj.

Kampionatit Botëror të Mundjes që do të zhvillohet nga data 5 deri më 9 prill në shtetin amerikan të Ajovës.



1 Comment

  1. a duhet ta ruaj veten nga nje gjendje,,kjo quhet vetkontroll,arsyje po jap disa arsye individuale ne natyralitetin njerzore ,vini re ,kur behet ndonje gabim apo keqkuptim ne familje shikoni nje gjendje qe ndaj femijes bashkshortes shokut apo mikut sipas gabimit dhe shkalles se nervozizmit ,per nje moment edhe pse i don shum ,nervozohesh aq shum ,saqe nuk ke te ngopur edhe sikur ti mbysesh por shum shpejt pendohesh kerkon te falur dhe kthehesh ne gjendjen e mepareshme ,kete dukuri ,e kan thuajse gjith njerzit eshte pjese e natyralitetit por feja ceshtjen e nervozizmit e sqaron si cytje te djallit mallkuar nder njerez,a duhet ta kuptojme natyralitetin tone ,a duhet te vetpermbahemi a duhet te kerkojme shpjegime dhe vetshpjegohem ,a duhet te vlersojme me shum ate cfar na bashkon me shum se sa ate cfar na largon dhe per hater te me te domosdoshmes te tolerojme ,falim meshirojme dhe mirkuptojme ate cfar na largon qe ne te kemi gjithnje linjat e mirkuptimit te hapura si domosdoshmeri ne ulltimin tone nga zoti trej zotit,a kush eshte me e rendesishme per ne te behemi celes zgjilljesh apo port ngatrresash,cdo banore i tokes percjell me keqardhje dhe shqetsim cdo problematik artificiale dhe te padobisheme qe linde sepse ne pergjithesi gjith duam paqen sepse paqa eshte dobi askush nuk deshiron luften sepse lufta eshte dem,dhe nga dashuria dhe meshira sejcili shprehet ne menyren dhe mundesin e vet me mendim shpresen se mund qe nga fjala veprimi dobishem te ndolle ndikimi dobishem ,me te cilin ndjehen gjith krenare dhe mire me respekt,nese dikujt i hyne ne pune ky koment per ndonje ndikim dobie

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *