• |
ide | kryesore

Pas 3 orë bisedimesh përfundon takimi Bushati-Kotzias, çfarë u diskutua mes tyre?

Lajme, Të fundit



Ka zgjatur tre orë takimi i ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati sot në Tiranë. Kryediplomati grek mbërriti në Tiranë në mesditë në kuadër të një vizite të shkurtër në Tiranë.

Rreth orës 12:00 minuta Kryediplomati grek u prit nga ministri Bushati në ambientet e Ministrisë së Jashtme. Në fokus të takimit të tyre mendohet të kenë qenë bisedimet në lidhje me ecurinë e negociatave pas marrjes së autorizimit për plotfuqishmërinë. Vonesa me dhënien e autorizimit nga presidenti Meta shtyu dhe vizitën e kryeministrit grek, Alexis Tsipras në Tiranë, e cila ishte parashikuar brenda prillit.

Ministrat shqyrtuan progresin e shënuar prej takimit të Janarit të mbajtur në Korçë që është materializuar në një sërë zhvillimesh pozitive tashmë të bëra publike nga palët.
Bushati dhe Kotzias u dakordësuan për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në muajt e ardhshëm në funksion të avancimit të procesit dhe gjetjes së zgjidhjeve të mirëpranuara për çështjet ende në diskutim.

Ata i kushtuan një vëmendje të posaçme punës në proces për finalizimin e Dokumentit të Partneritetit Strategjik në përputhje me vullnetin e palëve për të forcuar dimensionin evropian të marrëdhënieve shqiptaro-greke. Pas vizitës në Tiranë, Kotzias do të fluturojë drejt Vjenës, ku të premten do të takohet me homologun maqedonas Nikolla Dimitrov dhe negociatorin e OKB-së për çështjen e emrit, Matzheë Nimetz.

 



1 Comment

  1. C’fare u diskutua!? A thua se kemi te bejme me njerez Nderplanetare dhe jo Nivel Grekesh HILERAQARE dhe QE SHATI I TYRE TERHEQ VETEM NGA VETJA dhe Shqiptaresh (Rasti i Ditmir Bushatit) te SHITUR!? Ja bisedimet: Duam Patjeter te Dime Se C’fare Bisede Beri Kryeministri Rama me Presidentin Erdogan!? Jo C’eshtje Came! Jo Heqje e Ligjit te Luftes pa na dhene Ne grekerve Ate Qe ne si Ministra te Jashtem rame Dakord pra Faljen e Hapesires Ajrore-Detare dhe Zonen Eskluzive! Plotesimi i Kerkeses per Varreza te tjera per Ushtaret e Rene Greke! E fundit Kryeministri Grek Tsipras Nuk Vjen ne Tirane NQS Nuk Realizohen Keto Kerkesa! Tani Te Gjitha i Dime ajo qe nuk dime PERSE pala shqiptare NUK KA KERKESA TE NJOHURA PRA TE DEKLARUARA sic Kane bere dhe po Bejne Grekerit por NEN TAVOLINE dhe PA ZE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *