• |
ide | kryesore

Policia sekuestron arsenalin e armëve në Vlorë, pranga poseduesit 58-vjeçar

Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka sekuestruar një arsenal armësh, ndërsa në pranga është vënë poseduesi i tyre. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Imer Maskaj, 58 vjeç, banues në Hysoverdhë.

NJOFTIMI I POLICISË:
Vijon puna për rritjen e parametrave të sigurisë
Kontrolle për kapjen e personave që posedojnë armë pa leje, ata me precedentë penalë apo që posedojnë lëndë narkotike
Finalizohet operacioni ‘Stoeger’, ku janë sekuestruar armë, municione luftarake dhe lëndë narkotike.
Arrestohet në flagrancë një shtetas.
Strukturat Policore të Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe evidentimin e personave që posedojnë armë zjarri pa leje kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme në qarkun e Vlorës. Konkretisht në territorin e Selenicës është zhvilluar një operacion, ku si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:
Imer Maskaj, 58 vjeç, banues në Hysoverdhë, Vlorë.
Në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të lartpërmendur u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
2 armë zjarri automatik model 56
1 armë gjahu teke,
121 fishekë luftarakë
447 copë fishekë për pistoletë TT M-54,
12 copë fishekë për armë gjahu
11.5 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *