• |
ide | kryesore

Reagon deputeti i PS i akuzuar për vjedhjen e pronave: Shpifje të ulta politike, pasurinë e kam me mund

Lajme, Të fundit



Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni i cili është akuzuar nga opozita si një person që ka vjedhur prona në bregdet, ka reaguar sot nga Foltorja e Kuvendit. Deputeti i PS-së deklaroi se këto janë akuza dhe shpifje dhe të inskenuara nga opozita. Ky është një llum, që e bën opozita dhe në bashkëpunim me kazanin.

Hyseni është shprehur se makineria e baltës vetë ka shpifur, ndërsa ai tha se këto akuza nuk janë të vërteta dhe se paratë e tij nuk kanë prejardhje të paligjshme, pasi janë vënë me punë dhe me mund.

Siç jeni në dijeni prej disa ditësh jam gjetur në një sulm shpifjesh të koordinuara nga opozita. Makineria e baltës. Me moton shpif shpif se diçka do të dalë, kanë vazhduar me shpifjen e tyre. Deklaroj se çdo akuzë është e pavërtetë dhe një gënjeshtër e qëllimtë me synime të ulëta politike, asnjë qindarkë time dhe familjes dhe pasurive të mia nuk ka prejardhje të parregullt të pamoralshme, e paligjshme, por është vënë me mund punë e sakrifica, me ekonomik tregu, me mundësi të mëdha, kam vrapuar fort, kamë punuar pa ndërprerje me familjen time, nuk ka qenë qëllim në vetveten pasuria. Rrjedh nga një familje intelektualë, të drejtë e të ndershme, punëtore, respektojnë ligjin dhe vlerësojnë shtetin, me këtë frymë më kanë kultivuar. Prindërit që janë shqetësuara, opozita keqpërdor lirinë e shprehjes në bashkëpunim me elemente kazanin, duke instrumentalizuar një zonjë që nuk e njoh, jam vënë në lëvizje për të grumbulluar info për këtë çështje.” – është shprehur deputeti i PS-së, Hyseni.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *