• |
ide | kryesore

Thaçi: Tre problemet me taksimin e Rrugës së Kombit

Lajme, Të fundit



Megjithëse në parim është shprehur dakord me vendosjen e një pagese për Rrugën e Kombit, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar respektimin e standardeve ndërkombëtare dhe rishikim të pagesës. Sipas Thaçit, fillimisht autostrada duhet të jetë moderne dhe së dyti ata njerëz që nuk kanë mundsi të paguajnë taksën për të kaluar në Rrugën e Kombit të kenë një alternativë tjetër.

“Nuk jam këtu që t’i komentoj vendimet e qeverisë së Shqipërisë, por e di se ka standarde ndërkombëtare të cilat duhet të respektohen edhe nga qeveria e Shqipërisë. E para duhet të kryhet rruga që të jetë autostradë moderne, në anën tjetër duhet të ketë edhe alternativa për njerëzit që nuk kanë mundësi që të paguajnë”, tha Thaçi mbrëmjen e së enjtes në një intervistë për gazetaren Jeta Xharra.

Thaçi tha se taksat duhet të paguhen për mirëmbajtjen e rrugëve, por shtoi se është me interes që të rishikohet çmimi.

“Duhet të kuptojmë edhe diçka tjetër, taksa duhet të paguhet. Tash a janë të larta apo të ulëta, duhet të marrim vendime si institucione të vendit, sepse duhet t’i mirëmbajmë disi autostradat që janë ndërtu. Sikur të ishte përmbyllur rruga, është çështje e diskutueshme. Unë të them të drejtën nuk kam udhëtuar shumë në autostrada, që t’i di sa paguhet për kilometër. I kam dëgjuar me vëmendje vërejtjet, sugjerimet e qytetarëve dhe njerëzve profesionistë, mendoj se do ishte me interes të rishikohet”, tha Presidenti i Kosovës, duke komentuar për herë të parë vendosjen e pagesës në Rrugën e Kombit që lidh Shqipërinë me Kosovën.



4 Comments

  1. Se kane te gjithe rrogen e presidentit, por ka nga ata qe s;kane fare as asistence? E si i behet qe qeveria na ka taksuar me shtrejte se ne rruget e tjer a te ballkanit e e uropes? Shihni dhe taksat ne pergjithesi me te ardhurat, aund qe ti dale jetesa me kete varferi. Ky KM, eshte varferuesi i popullit ne shqiperi.Ky lubi eshte i ceket, disnivel politik ekonomik perpopullin, e kujt i duhet si KM/ ?Vetem oligarkeve e hajduteve te familjes e pushtetareve vjedhes. Si perfundim ,,,,,KY KA RRJEDHUR,,,,>

  2. Ne Amerike e kane zgjidhur me taksen qe paguhet tek nafta.
    Shume pak ka tolle. Me pak se 0.001%
    Tollet i menaxhon Departamenti I Transportit te shteteve ose Bashkite.
    Kjo eshte bere vetem per 2 qellime
    1. Te mos pemgohet levizja e lire2. Te mos pengoher zhvillimi komercial.
    Humbesit e medhenj ne planin Shqiptar jjane Bizneset. Tolli, kudo qe shkon ka frenim ekonomik.

  3. Taksa “e qarkullimit” që motivohet me mirmbajtjen e rrugëve duke taksuar të gjithë qytetarët shqiptar, nëpërmjet rritjes me 10% të çmimit të naftës, me aq sa dëgjuam nga ky debat, shkon deri në 120 milionë euro në vit.
    Për të mirëmbajtuar vetëm Rrugën e Kombit, kompania koncensionare do të vjelë nga përdoruesit e kësaj rrugë diku aty rreth 5 milionë euro në vit.
    Përse të mos merte nga taksa e “qarkullimit” kjo qeveri e me 5 miljonë euro të paguaj kompanine e mirmbajtjes së Rrugës së Kombit ?
    Përfitimet ekonomike të kësaj rrugë nuk shkojnë vetëm në xhepat e përdoruesve të rrugës, por gjithë bizneset e ekonominë shqiptare e vetëkuptohet për gjithë shqiptarët. Qoftë transporti i mallrave e qoftë turizmi nëpërmjet kësaj rrugë, i ka tre e katër fishuar prurjet e milionave eurove në Shqipëri.
    Nëse në Shqipëri nga kjo rrugë hyjnë mezatarisht 4 mijë makina nga Kosova, sa njerëz udhëtojnë me një makinë?
    Sa udhëtarë turistë apo biznesmenë veç që fusin eurot e tyre në Shqipëri, ndihmojnë në shtimin e konsumit e si pasojë edhe shtimin e prodhimit ?
    Nëse do të bëhej një hesap i thjeshtë, duke llogaritur që çdo udhëtar që hyn në Shqipëri me këtë rrugë, konsumon së paku 20 euro në ditë në Shqipëri, i bie që 4 mijë njerëz e jo makina konsumojnë 80 mijë euro në ditë, po në 365 ditë të vitit ? 29 milionë e 200 mijë euro.
    Sa kushton mirmbajtja e rrugës në një vit ? 5 milionë pra afersisht 1/6 e parave që hyjnë me këtë rrugë në Shqipëri.
    Kjo qeveri në pesë vite nuk ka bërë asnjë investim të fuqishëm publik. Ka pasur kohën e paratë e mjaftueshme duke rritur taksat e shtuar borxhin publik, që të përfundonte edhe segmente të ngelura të kësaj rruge, e disa ura të papërfunduara në segmentin Kukës -Morinë, e kompaninë e mirmbajtjes ta paguante vetë edhe me gjysmën e shumës së 5 milion eurove.

  4. Do të hidhej ndonjë “specialist ekonomist” ministër finance (përkthyes anglishteje), të thotë, po paratë prej një miliardë eurosh që ja “vodhi” Berisha popullit për të ndërtuar këtë autostradë ku ti gjejmë ?
    Nuk janë më shqiptarët aq të paditur sa ishin në kohën kur prindërit e socialistëve të sotëm i kishin izoluar nga gjithë bota.
    Megjithë emigracionin 1.5 milionësh e nja një milionë të tjerë shqiptarë të tjerë që ju hapën rrugët për të bredhur të lirë me vizat Shengen në Europë, shohin se çdo vit në metropolet europiane shtohen stacione të reja zgjatime të metrove ekzistuese, ku vetëm një stacion i nëndheshëm metroje kushton mbi një miliard euro.
    Ku i marin bashkitë e këtyre metropoleve gjithë këto miliarda eurosh çdo vit për të ndërtuar nga katër-pesë stacione të reja metroshë ? Sigurisht nga taksat por edhe nga kreditë nëpër banka.
    Zura në gojë vetëm metrotë e metropoleve. Por sa autostrada e tunele ndërtohen në Europë çdo vit ?
    Shumica e vendeve të zhvilluara të Europës, ndonëse kanë një sistem tepër modern komunikacioni rrugor, po të udhëtosh në autostradat e tyre, sheh gjithmone kantjere ndërtimi të mirmbajtjes por edhe të shtimit të korsive të autostradave. Sheh edhe ndërtime rrugësh paralele me to, që e lehtësojnë trafikun e rënduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *