• |
ide | kryesore

EULEX zbarkon në Aeroportin e Prishtinës, 6 turqit e arrestuar nuk janë në Kosovë

Lajme, Të fundit



Mediat në Prishtinë vazhdojnë të raportojnë për çështjen e 6 shtetasve turq të arrestuar një ditë më parë. Gazeta Express shkruan se sonte në mbrëmje policia e EULEX ka kryer kontrolle na Aeroportin ‘Adem Jashari’ për të parë nëse ishin deportuar apo jo shtetasit turq. Pas kontrollit të oficerëve të EULEX, ka rezultuar se turqit e arrestuar nuk ndodhen në zyrat e Aeroportit të Prishtinës. Ndërkohë më herët gjatë ditës një prej familjarëve të të arrestuarve i tha Express se të arrestuarit ndodhen në aeroport.

 “Turqit e arrestuar nga Policia nuk janë deportuar nga Kosova. Ata janë duke qëndruar të ngujuar në Aeroportin e Prishtinës dhe në Ambasadën e Turqisë. Unë gjatë ditës së sotme tre nga ta i kam parë në një zyre në Aeroport. Sot atyre u kanë shkuar ekipe mjekësore për t’i kontrolluar”, ka treguar për Express njëri nga familjarët e të arrestuarve.

Të arrestuarit janë identifikuar si Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina. Ata janë arrestuar si të dyshuar për lidhje me klerikun Fetullah Gylen, i cili konsiderohet si një nga kundërshtarët më të mëdhenj të presidentit turk Erdogan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *