• |
ide | kryesore

FSHF sqaron vendimin e gjykatës: Përse nuk u pranua rizgjedhja e Dukës

F1, Sport



Federata Shqiptare e Futbollit përmes një njoftimi për shtyp ka sqaruar edhe arsyet e mospranimit të rezultateve të zgjedhjeve të Asamblesë së institucionit më të rëndësishëm futbollistik, ku Armand Duka u rikonfirmua me një mandat të katërt.

FSHF sqaron se Gjykata e Tiranës nuk ka një vendim refuzimi apo konstatimi të paligjshmërisë së zgjedhjeve të fundit të organeve drejtuese të FSHF, po se ky vendim ka të bëjë vetëm me kthimin e kërkesës, për shkak të plotësimit të disa dokumenteve shtesë që ka kërkuar gjykata.

“Kjo praktikë në Gjykatë ka të bëjë vetëm me regjistrimin e akteve. Legjislacioni në fuqi kërkon që këto akte të regjistrohen në Gjykatën e Tiranës, dhe nga ana e saj, gjyqtarja e çështjes ka kërkuar vetëm disa plotësime në dokumentacionin e kërkuar, të cilat shumë shpejt do ti vihen në dispozicion”, – theksohet në reagimin e FSHF. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Gjykata hedh poshtë zgjedhjet në FSHF, mesazhi që Fino i dërgon tani Dukës



1 Comment

  1. Tashti mbase eshte sqaruar nga ana ligjore kercenuesi qe po lakmon postin e presidentit te FSHFse., por me gjithate bese e fe mos uzere ketyre kuqalevesepse e qarkullojne tepsine e kushedi se c; na pjekin, Ruajuni pabesise se ketyre monstrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *