• |
ide | kryesore

Ngjarje e rëndë në Korçë, adoleshentja konsumon fostoksinë, vdes në spital

Lajme, Të fundit
Spitali-Rajonal-Korce.jpg



Një 19 vjeçare ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi kishte konsumuar fostoksinë.

Vajza e identifikuar me inicialet E.H, banuese në fshatin Dishnicë është shoqëruar në spitalin e Korçës nga familjarët e saj rreth orës 04:45 të 30 marsit.

“Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase ka konsumuar fotoksinë në banesë, ku më pas në Spital ka ndërruar jetë” informon policia e Korçës. 

Materialet për veprime të mëtejshme hetimore i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Dy ngjarje të rënda gati të ngjashme u regjistruan dje në qarkun e Fierit. Në djalë 20 vjeçar humbi jetën pasi u vetëvar ndërsa një adoleshente 17 vjeçare u vetëplagos me armën e babait



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *