• |
ide | kryesore

Pas Kosovës radha e Shqipërisë. Plani i Erdoganit kundër gylenistëve

Arkiva, Kryesore



Deportimi nga Kosova i 5 mësuesve turq të kolegjit Mehmet Akif dhe i një mjeku të akuzuar si agjentë të ofranizatës terrorriste “Feto”, po shkakton një tërmet të vërtetë në Kosovë. Shumë media, politikanë dhe intelektualë vendas po e cilësojnë këtë akt anti ligjor, si një marëveshje okulte mes presidentit vendas dhe homologut të tij Erdogan. Hashim Thaçi është po aq mik sa edhe kryeministri shqiptar Edi Rama me liderin autokrat të Ankarasë. Prandaj frika është se vala e shtrëngimeve që sulltani i ri i Turqisë i bëri Thaçit, mund të transferohet edhe në pjesën tjetër të kombit. Deri më tani Edi Rama është akuzuar jo vetëm se ndryshe nga tradita shumëvjeçare e diplomacisë shqiptare e shpalli Turqinë, sapo erdhi në pushtet si partner strategjik të Shqipërisë, jo vetëm se votoi i ndikuar nga Erdogani, rrezolutën anti Trump për mosnjohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, por edhe zvarrisjen e marëveshjes së detit me Greqinë si rrezultat i presionit që vjen nga Ankaraja.

Lexo më tej:

Debati/ A po i shesin shqiptarët mësuesit gylenistë tek vëllai Erdogan?

Tani frika është se për të ruajtur miqësinë personale, kryeministri shqiptar mund të shkelë mbi ligjet vendase dhe mbi institucionet arsimore. Në të njëjtën kohë që në Prishtinë u arrestuan në mënyrë banditeske gjashtë “gylenistët”, ambasadori i ri turk Murat Ahmet Yoruk (foto poshtë) dhe një intervistë për “diplomaticus” në Nevs 24 tha shprehimisht: “Nuk do të lejojmë që vëllezërit tanë shqiptarë të kenë nevojë për institucionet arsimore të strukturës tradhtare”. Ai tha se Ankaraja po punon që ti zëvendësojë shkollat e gylenistëve me fondacionin arsimor Maarif që tashmë është shtrirë edhe në Kosovë.

“Natyrisht që një ndër objektivat tonë përparësorë në Shqipëri është që të sjellim në Shqipëri cilësinë arsimore të vendit tonë. Në këtë kuadër kemi filluar veprimet e nevojshme. Urojmë që institucionet e vërteta arsimore turke, pa qëllime fitimi, të jenë pranë popullit mik e vëlla shqiptar” tha Murat Ahmet Yoruk i cili nuk e humbi rastin për t’i sulmuar edhe njëherë gylenistët: “Ju lutem nuk duhet të harroni se FETO, kur e shikon të arsyeshme dhe sipas udhëzimeve që merr, është një organizatë terroriste që mund të krijojë kaos politik në vendin ku ndodhet dhe të shkatërrojë rendin kushtetues. Ne këtë e jetuam më 15 korrik. Më 15 korrik 2016 në Turqi u rrëzuan të gjitha maskat e FETO-s atje ku zhvillonte veprimtari, në arsim, shëndetësi, financë dhe media. Trutë e shpëlarë nga organizata tradhtare dhe e pamëshirshme vetëm brenda një natë masakruan 250 persona. Mijëra shtetas turq u plagosën ose ngelën invalidë.
Prandaj këto grupime pretendojnë se janë shkolla turke dhe që veprojnë nën maskën e arsimit, nuk kanë asnjë lidhje me të qenit turk, me myslimanizmin dhe me ndonjë vlerë tjetër të shenjtë apo morale. Ata nuk mund të përdorin flamurin turk apo simbole të tjera turke as në Shqipëri dhe as në ndonjë vend tjetër ku ndodhen”.

Turqia po e kërkon politikën e saj të asgjëesimit të gylenistëve, të pa miratuar nga asnjëri prej aleatëve perendimorë të Shqipërisë, si rrezultat i peshës së madhe që ajo po zë në Shqipëri pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës.

Lexo më tej:

Gazeta gjermane: Njeriu i Erdogan ndërton aeroportin e Vlorës
Përveçse e ngritur në rangun e partnerit strategjik, Ankaraja është sot partneri i dytë më i rëndësishëm ekonomik i yni. Investimet turke sot kapin shifrën e 2. 7 miliardë USD, të punësuarit prej tyre plot 11 mijë shqiptarë ndërsa vëllimi i shkëmbimeve tregëtare që vërtitet rreth 460 milionë euro synohet të dyfishohet.
Edi Rama i ka kërkuar Erdoganit që me anë të kompanive të afërta me të që po ndërtojnë aeroportin e Stambollit të ndërtojë edhe atë të Vlorës. Ndërkohë që kompania turke Albtelekom po synohet të favorizohet në tregun vendas në krahasim me konkurentët Vodafon dhe Telekom.
Një klimë e tillë dhe një afërsi përtej kostumit politik të dy liderve nuk është çudi që të prodhojë edhe skandale të tilla si ato të pak ditëve më parë në Kosovë. Ambasadori turk në Tiranë e paratha hapur preferencën e tij dhe nuk është çudi që edhe Edi Rama ta ketë dëgjuar të njëjtën gjë nga goja e Erdoganit gjatë vizitës të para pak ditëve në Turqi.
©Lapsi.al

Lexo më tej:

Unë nuk jam mik i Erdoganit



7 Comments

  1. Shqiperia fillimisht duhet te shpetoje nga horrat qe operojne ketu nen financimin e Erdoganit ne shume leme pervec fondacionit Maarif.
    Shteti shqiptar duhet te hetoje dhe verifikoje financimet qe hyjne nga Maliq Hasa per media si Frekuenca.com, e cila eshte dora e zgjatur e islamisteve me te thekur te Erdoganit ketu.
    Po ashtu nuk duhet harruar Ermir dhe Bujar Hoxha qe kane tesheshi.com, te cilet i bien melodive te erdoganit pas me shume se 200000 eurove financime para dy vitesh.

  2. Mehdi Gurra fut miliona euro nga terroristet islamiste te Erodganit duke pergatitur kamikaze permes bursave qe jep me zarfe muaj per muaj mijera te rinjve muaj per muaj duke i detyruar qe te rekrutojne shoket aposhoqet e tyre permes shantazhit me foto intime

  3. Vellai i madh i rames,i cili mundohet ta imitojebe te shantazhoj perendimin njesoj si arkadashi erdogan. Bravo haradinaj e mos u tremb nga pseudovellezrit qofshin ata turk qofshin turkofil.

  4. Turqia armik i perjetshum i shqiptarve,dhe mike e perhershme e ruso-serbis.
    terroristi erdogan, akuzon terroristat e gylenit qe hapin shkolla turke ne kosove e shqiperi,me mision asimilim te shqiptarve ne turq,dhe te triufojn greko-serbet me coptim te kosoves dhe shqiperis ne dysh.
    nje etni komb qe largohet nga formula kombëtare,dhe jet nen meshiren e imponimeve fetare e kulturore,ajë popullr vdes ne heshtje.
    pra duhet ikur sa ma shpejte nga imponimet e zeza osmane dhe kthyer identitetit te paster shqiptaro-evrooian.
    ne nuk kemi 36 mi solucione,por vetem 2.
    1.ose te jemi me stergjyshrit tane shqiptar dhe me evropen.
    2.ose ne fe e kultura osmane dhe jashte evropes dhe te zhdukemi si etni e kombe shqiptar.
    Afrimi-gjeneve-zvicer.

  5. Video.
    sesi ushtria e erdoganit turqi furnizon me arme al kaeda,al nusra isis ne siri.
    e filmuar nga nje turk, pa e ditur erdigani.
    nga gazeta frege le monde.
    un journal turc poublie les image d’armes turque livres par la turquir aux djihadistes en syrie.
    kete video bota e ka par ,se erdogani me turqin furnizon organizatat terroriste islamike ne siri e irak.
    ne pytje.250 000-300 000 viktima siriane e irakiane nga terroristet qe furnizon erdogani.
    kete ja ka then ne mes syve nje gazetar i tv frabce 2 ne viziten e erdoganit ne paris para presidentit macron,se ju erdogan furnizoni isis-n dhe keni ber 45000 viktima ne popullin kurde,ne 40 vitet e fundit..
    a,erdogan bytha akuzon gylenistat si terroriste.
    Gazeta la tribun de geneve dhe parisien france, ka shkruar se turqia ka dhunuar te drejtat e njeriut 3000 her ne nje periudh kohore te shkurte.sidomos ne popullaten kurde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *