• |
ide | kryesore

Të dhënat/ 150 mijë shqiptarë janë bërë “italianë”, nga viti 2012

Lajme, Të fundit



Shqiptarët në Itali po marrin gjithnjë e më shumë nënshtetësinë e shtetit fqinj, dhe sipas të dhënave të Institutit italian të Statistikave, tashmë ka ndryshuar trendi, nuk bëhet fjalë për martesa me italianë për të marrë këtë dokument, por gjatësia në kohë e qëndrimit.

Vetëm në 2016-tën janë betuar për besnikëri ndaj Kushtetutës italiane 36.920 shqiptarë, thotë Istat. E gjitha kjo ka çuar në uljen e numrit të shqiptarëve me dokumentin e qendrimit që është nën 450 mijë.

Më saktësisht, komuniteti shqiptar në Itali, me leje qendrimi, është rritur nga viti në vit deri në fillim të 2013, kur kaloi gjysmëmilioni, 502.546. Nga atëherë është vënë re një reduktim për të arritur në 441.838 persona në 1 janar 2017.

Pikërisht në të njëjtën periudhë të reduktimit të komunitetit shqiptar me leje qendrimi, është rritur dhe numri i atyre që bëhen qytetarë italianë.

Shifrat e 2016-tës katërfishohen krahasuar me 2012 ku janë bërë italianë vetëm 9.493 shqiptarë. Nga viti në vit rritja ka qenë e pashmangshme.

Pra, referuar shifrave zyrtare deri në fund të 2016-tës numri gjithsej i shqiptarëvve që kanë marrë nënshtetësinë italiane kalojnë 150 mijë persona



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *