• |
ide | kryesore

Vendimi/ Sekuestro pallatit 9-katesh i ndërtuar pa leje në Durrës

Lajme



Një pallat 9-katësh dhe një kat nën tokë është vënë nën sekuestro preventive nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Durrësit.

Në vendimin e marrë sot bëhet fjalë për një pallat në lagjen 13 në Plazh, pasi kompania ‘Braka Konstruksion shpk’ dyshohet për veprën penale të “Ndërtimit të paligjshëm” kryer me qëllim fitimi, dhe “falsifikimit te dokumenteve”.

“Sot me date 30.03.2018 u mor vendimi nga Gjykata e rrethit Gjyqesor Durres per vendosjen e sekuestros preventive mbi pasurine objekt 9 kate mbi toke+ 1 kat nen toke, ndodhur te Zona Kadastrale 8518, ne Lagjen nr.13, Plazh Durres, pasi subjekti Braka Konstruksion shpk dyshohet per vepren penale te ‘Ndertimit te paligjshem’ kryer me qellim fitimi, dhe ‘falsifikimit te dokumentave’, parashikuar nga nenet 199/a-3 dhe 186 te Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e gjykatës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *