• |
ide | kryesore

Video-Fakti që ekspozon mashtrimet e Veliajt me kullat

Kryesore, Lajme

Për Erion Veliajn, motoja e një kryetari bashkie që ndërton parqe e mbjell pemë i ka lënë vendin asaj të ndërtuesit të kullave në kryeqytet. Ndonëse e ka të pamundur t’i fshehë ashtu sikurse bën me kronikat e gatshme, ai mundohet të japë çdo lloj justifikimi për të legjitimuar lejet që ka dhënë për kulla në qendër dhe për betonizimin e Tiranës.

Por as propaganda e tij intensive dhe e vazhdueshme nuk e mbulon dot diellin me shoshë. Çdo qytetar i Tiranës zgjohet përditë duke parë pranë qiellit të shtëpisë së tij një vinç si një përbindësh që është duke ndërtuar një kullë të re të dhënë nga vetë dora e Erion Veliajt.

Veliaj, duke qenë i ndërgjegjshëm për këtë masakër betonizuese që po i bën qytetit, mundohet me mish dhe me shpirt që të dalë sa më shpesh të mundet në TV duke mjellë pemë e inaguruar parqe, ndërsa ata që e kritikojnë si dashnor të kullave, cilësohen nga Veliaj si histerikë, ndonëse denoncimet e këtyre ‘histerikëve’ shpesh janë me fakte duke e nxjerrë zbuluar kryepunëtorin e bashkisë.

Jo më larg se sot Organizata politike publikoi një video ku tregoheshin me pamje lejet e shumta që Veliaj ka dhënë në kryeqytet, ndërkohë që në sfond jehon zëri i tij që premton se nuk do të mbahet mend si një person që do të ndërtojë pallate, por parqe. Mini-dokumentari sjell është bërë nga Julian Myftari, i cili është mundur që me anë të pamjeve, krahasimeve dhe deklaratave, të ekspozojë mashtrimet e kryetarit të bashkisë Tiranë me kullat, Erion Veliaj, si dhe të mentorit të tij, Edi Rama.

Edi Rama i pat krahasuar ndërtimet pa leje me vrasjet, duke bërë thirrje për mobilizimin e menjëhershëm të policisë në rast lajmërimi. Mirëpo, “nëse ndërtimet pa leje janë po aq të rënda sa vrasjet, atëherë ndërtimet me leje po kthehen në vrasje me leje që ekzekutohen në dritën e diellit.” Ju ftojmë të ndiqni minidokumentarin e Julian Myftarit që ekspozon mashtrimet e Erion Veliajt dhe shkretimin e pandalshëm të Tiranës me kulla!” – shkruan OP në Facebook.

©Lapsi.al

Videoja e Nyftarit publikuar në OP:

3 Comments

  1. MASHTRUES ORDINER DHE KALAMA GENJESHTAR.
    MASHTRUES SOROSJAN DHE PJEDHE E FUNDERIN KOMUNISTI.
    MJER TIRANA KUR TE BESOJ TY MOR I BABEZITUR.
    PO NE FAKT TE DUHESHIN CA PARA PER TE SHPERBLYER ATA QE TE VAREN KETE KOMONE NE QAFE.

  2. Ju te lapsi.al gjeni rrugen me te shkurter e me te lehte, Mashtrimet e Veliajt!
    Provoni te kunderten ne ju a mban, te gjeni ndonje te vertete nga Veliaj! Por do lodheni kot…nuk ka!

  3. Ore cfare mendoni ju qe eshte,ai me nje shporte fiq te shitur beri dy dasma madheshtore ju doni te jete korekt.
    Ai ka aritur ne shkallen me te larte qe beson dhe genjeshtrat e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu