• |
ide | kryesore

VIDEO/ Mos e humbni SOT në mbrëmje “Hënën blu”, përsëritet në 2020

Stil



Pas asaj që ndodhi në 31 janar sytë mund të drejtohen nga qielli sërish të premten në mbrëmje. Në 31 janar u quajt “Super Hëna blu e përgjakur” për shkak të përzierjes së disa fenomeneve ndërsa të premten ai është një i vetëm. Astrologët thonë se Hëna nuk do të bëhet blu, por emrin e ka marrë për shkak se Hëna bëhet totalisht e plotë për herë të dytë brenda një muaji gjë që është aq e rrallë sa te britanikët ka dalë dhe shprehja “kur të bëhet Hëna blu”.

Mos u ngatërroni me fenomenin kur Hëna bëhet e plotë çdo 29 ditë. Në këtë rast Hëna bëhet totalisht e plotë dy herë brenda muajit për shkak të lëvizjes së kalendarit. Për herë të fundit ndodhi në vitin 1999 fenomen që mori edhe shprehjen “Hëna blu e dyfishtë e vitit 1999”. Ky fenomen do të përsëritet pas 19 vitesh kur shkurti nuk do të ketë një Hënë të plotë. Këtë vit Hëna e plotë është e rëndësishme për shkak se do të rregullojë edhe datën e Pashkëve. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=NH0hOwkft2U



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *