• |
ide | kryesore

Kapet nga policia i shumëkërkuari, kush është 21-vjeçari ”i tmerrshëm”

Lajme, Të fundit



Kapet nga policia e Sarandes i shumekerkuari Shahin Abazi. Abazi i kerkuar per grabitjen me arme te dy karburanteve ne Sarande, per nje sere vjedhjesh neper markete e dyqane dhe vjedhje motorresh.

21-vjecari po tentonte te ikte mbreme me autobus drejt Tiranes. Policia e Sarandes ka marre informacion dhe ka ndjekur autobusin duke e ndaluar ne aksin Sarande-Gjirokaster dhe ka nderhyre duke kapur Abazin.

Abazi ka pranuar ne Komisariat grabitjen me arme ne bashkepunim te dy karburanteve ne 28 Dhjetor 2017, ka pranuar te jete pjese e grupit te grabitesve me maska te marketeve dhe dyqaneve ne Sarande.

Abazi dyshohet dhe per vjedhje motorresh. Abazi i denuar me pare per vjedhje, po hetohet per disa ngjarje te tjera.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *