• |
ide | kryesore

Reagon edhe Basha pas përleshjve në Rrugën e Kombit: Edi Rama, ndalo dhunën barbare ndaj qytetarëve

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar pas protestës që përshkallëzoi në dhunë mes policisë dhe protestuesve.

Aitha se Edi Rama po grabit qytetarët me taksat më të larta.

“Me taksën e qarkullimit dhe atë të vendosur në rrugën e Kombit, Edi Rama i grabit dy herë qytetarët. Edi Rama vendosi me dhunën e kartonëve në Kuvend, me dhunën e policisë, për të grabitur qytetarët për të mbushur xhepat e tij. Sot qytetarët vendosën ti thonë ndal Edi Ramës, i treguan Edi Ramës se një qeveri anti-kombëtare nuk e mposht dot popullin. I kërkoj Edi Ramës të tërheqë menjëherë policinë dhe të ndalë dhunën barbare ndaj qytetarëve. I bëj thirrje Edi Ramës të tërheqë menjëherë taksën. Kur përballet populli me një qeveri të korruptuar, fiton vetëm populli”, tha Basha.



6 Comments

  1. Opozita duhet te jete Opozite. Mos rrije ne facebook. Ti bashkohet protestuesve. Mirembajtesi i rruges te paguhet me kontributet e taksave, jo duke vene traun ne rruge. Rruga te jete pwr te gjithe, pa pagese.

  2. Karagjoz. Nuk arrin dot te frymezosh nje femije, ne nje kohe qe ka pllakosur kudo korrupsioni i pushtetit dhe fukarralleku i popullit.

  3. Un neser me disa shok e ca nga fisi im do vem te shkatrojm banken e shqiperis se kam mare ca lek me kredi dhe nuk dua ti kthej. Sna ben syrri terr se na mbron Luli.

  4. Pse nuk fole perpara se te dilte sala o lul ?
    Dukeshe ne ekran sikur po flisje me zor
    Cfare udheheqesi je ti( qe megjithe keto bema te kesaj qeverie te droges dhe krimit ) kur nuk e udheheq dot tani kete popull
    Duhej patjeter te ishe ne kukes sot dhe jo ne tirane
    Nganjhere mendoj me vete se ajo sigurimsja toplli ka patur te drejte kur flet per ty
    Udheheqsi duhet te jete burre edhe trim,jo si ti qe merresh vetem me facebuk

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *