• |
ide | kryesore

Video/ Protestuesit i vënë zjarrin kabinave në Rrugën e Kombit, plagosen edhe 3 persona

Lajme, Të fundit



Kaos dhe tension i madh në Rrugën e Kombit paradite e sotme, pasi nisi me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë në Rrugën e Kombit protesta e paralajmëruar për tarifën e vendosur për makinat që do kalojnë në këtë rrugë.

Uniformat blu janë qëlluar me gurë nga qytetarët që kanë dalë në Tunelin e Kalimashit për të protestuar.

Nga përplasja mësohet se kanë mbetur të plagosur lehtë të paktën 3 protestues.

Pasi janë dëmtuar edhe kompresorët e gazit të kondicionerëve dhe i është vendosur zjarri kabinave të vendosura për të mbledhur tarifën, situata është acaruar, por policia është tërhequr.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *