• |
ide | kryesore

Solidarizohuni me kuksianët, bojkotoni prodhimet e oligarkëve

2, Ide

Protesta e djeshme do të mbetet një datë historike, sepse me vetëdije a pavetëdije, u protestua shumë më shumë se kundër një Kryeministri: përveç shumë gjërave të tjera në subkoshiencë për herë të parë kjo që dhe protesta e parë zyrtare në Shqipëri kundra oligarkisë: kundra atij grupi të vogël të pasurish që me ndihmën e Kryeministrit po zhvasin çdo pasuri në këtë vend, po deformojnë tregun dhe konkurrencën e lirë dhe më e rënda po varfërojnë shqiptarët dhe po mbyllin gjithmonë e më shumë portat e lirisë, të medias e të demokracisë.

Është e qartë, Kryeministri nuk bën dot pa to dhe ata pa kryeministrin. Ka shumë njerëz në këtë vend që për shumë arsye ka kohë që e kanë humbur shpresën dhe kanë kaluar në apati. Dhe vazhdimisht ngrëne supet dhe me trishtim thonë ‘nuk kemi çfarë të bëjmë’.

Dita e djeshme na e dha një leksion dhe na e hapi një portë. Mund të fillosh të protestosh dhe pa shishe benzine në xhep.

Vër në kokën tënde listën e atyre që i gjykon si oligarkë, e ke shumë të lehtë, dhe fillo bojkoto çdo shërbim që ata ofrojnë: që nga nafta, apartamentet, e deri te pampersat e fëmijëve.

Kështu do ndjeni që po bëni diçka për këtë vend, do ndjeheni më të liruar dhe me më energji. Në këtë mënyrë dhe ata që do vinë nesër do jenë më të mirë se këta që janë sot dhe Shqipëria do jetë një vend me shumë perspektivë.

Mos i lini ata që protestuan dje vetëm: nëqoftëse e doni sadopak këtë vend filloni bojkotoni produktet, mallrat dhe shërbimet e olikarkëve.

Unë kam filluar.

36 Comments

    1. ka nje problem qe nuk e di, Kastrati eshte sponsori kryesor i partise demokratike ne fushate. Puna eshte se ky Kastrati behet partner i te gjithve si i Rames e si i Berishes.

  1. Duhen bojkotuar edhe kazanet +kazanxhinjte mediatike qe i sherbejne politikes kunder reformes ne drejtesi dhe vettingut. Me sa duket vettingu i gjyqesorit i paska tmerruar politikanet dhe kazanet mediatike.

  2. Duhet te reagojme fort, ti shkojme deri ne fund kesaj qendrese deri ne rrezimin i ketij aktori kryem, qe na vjedh cdo dite na rrenon na varferon dhe tani do dhe te na sundoj. Jane nje cet grabitqaresh, te organizuar qe bejne moral cdo dite, arrestojnre njerez te pafajshem hallexhinj, vetem per te krijuar e ndjell frike ne popull. Duhet ti behet thirrje njerezve me integritet, te paperlyer ne politike deri me tani, te marrin ne dore fatet e ketij vendi. Se nuk honepset me ky sharlaran, megalloman , idiot kryeminister. Nje njeri pa bosht , pa palce , pa moral pa asnje vlere njerezore qe jeton ne ate boten e tij perrallore dhe njerezit jetojne ne nje fukarrallek si asnje here tjeter. Nje rrezik kombetar qe duhet frenuar sa nuk eshte shume vone.

  3. Nje shkrim tmerresisht naiv nga nje njeri qe nuk e ka idene e biznesit. Po edhe nese idealisht do te bojkotohej Kastrati, atehere do te fuqizoje Gulfin, edhe nese do te bojkotohej TEG dhe QTU, do te fuqizoje konkurrentin, pra do t’i ulje fuqine nje biznesmeni per t’ja ngritur nje tjetri qe natyralisht fale fuqise do te kerkonte ekspansion dhe privilegje. Kastrati, Samir Mane nuk jane e keqja e ketij vendi, perkundrazi jane nder tatimpaguesit me te medhenj dhe mbajne me buke mijera familje. Ky eshte kapitalizmi z. Bejtja, ajo cfare ju kerkoni eshte komunizem dhe nga shkrimi duket qe me kalimin viteve keni humbur sensin pragmatist. Nuk ka faj Zamiri e Salillari qe punojne mire e duan te kapin copen me te madhe te tortes se e kane ndertuar me gjak e jo me statuse FB. Problemi eshte tek qeveria, qe nuk sillet si me e forte se ata, por si marionete e tyre. Genjeshtar do te ishte ai qe nuk do t’i gezohej pushtetit dhe aksesit te lehte ne qeveri.

  4. Shkrim konsumi dhe pa esence.Problemi eshte se nuk mblidhen taksa mjaftueshem qe te dalin per investime.Nuk kam pare ndonje reforme per sistemin e taksave (se nuk u intereson) qe te paguajne te gjithe.Evazioni fiskal eshte marramendes dhe domosdo perfitojne klientet e te dyja kraheve.Si pasoje do merren parate ku te mundet ne kete rast per sherbim te domosdoshem.Per keto duhet ta ngreje zerin opozita dhe njerezit po te pareve nuk u intereson, te dytet nuk dijne dhe vetem bejne sherrnaja sa per ta shtene ujin aty ku u intereson politikaneve hajdute

  5. Mbase shkrimi eshte pa themel ekonomik ne “long term” por i duhet thene dikujt se “nuk jemi dakord me keto politika…”.Nuk besoj se eshte problem evazioni por shpenzimet idiote, partneritetet PPP fasadat pa sens dhe rritja e munguar ekonomike. Deklaratat e INSTAT per rritje, jane thjeshte te leshuara nga militante te vene ne ate institucion per besnikeri me Shefin…Ekonomia po shkon per lesh sepse eshte ne gjendje depresive, nga deklaratat e piktorit me mcucin e anglishtes etj etj..

  6. Luftë kundër kapitalizmit apo protesta të fuqishme popullore ndaj një qeverie të korruptuar që mer vota për socializëm e qeveris me banditizëm ?
    Thirrjet e z.Bejtja për të “mos blerë” mallrat e “kapitalistave”, ju ngjajnë veprimeve naive të puntorëve anglezë para një shekulli, të doktrinuar nga komunizmi, që shkatëruan fabrikat ku ishin të punësuar.
    Pra një thirrje për “grevë urrie” kombëtare.
    Jo more zotëri jo.
    Nuk është kjo forma e protestës që mund t’ju rekomandohet shqiptarëve e asnjë populli që vuan nga një qeverisje me tendenca diktatoriale kriminale.
    Njerëzit nuk duhet të presin nga opozitat politike që të grumbullohen në sheshe e të kundërshtojnë politikat e mbrapshta qeverisëse.
    Ato që Edi Rama i quan “reforma për të bërë shtet”, po prekin interesat e pjesës dërmuese të popullsisë shqiptare.
    Propblemet e shëndetësisë prekin interesat e cilitdo qytetari.
    Abuzimet e qeverisë me të ashtuquajturën reformë në shëndetësinë “falas”, u pa se nuk është gjë tjetër veçse një marrëveshje okulte midis saj e disa oligarkëve, vetëm për tu pasuruar në rrugë korruptive.
    Le t’ju bëhet thirrje gjithë shqiptarëve , jo vetëm atyre pacientëve e familjarëve që nuk gjejnë ilaçe në spitale për të përballuar sëmundjet e tyre, por edhe punonjësve të shëndetësisë, që përballen me pacientët e nuk kanë mundësi që t}ju shërbejnë, që të gjithë sëbashku të dalin në sheshet e qyteteve e të protestojnë për këtë politikë të mbrapshtë qeverisëse.
    Por a mund t’ju rekomandohet atyre që të mos blejnë ilaçe nga “kapitalistët” prodhues e tregtarë ?
    I ashtuquajturi Veting, në emër të pastrimit nga korrupsioni, po shfrytëzohet për të frikësuar e për të neveritur profesionin e juristit nga një qeveri e korruptuar.
    Nga kush mund të presin drejtësi shqiptarët, kur gjithë gjyqtarët e gjithë prokurorët kolektivisht akuzohen si shkaktarë të korrupsionit, e shkaktarët e vërtetë të këtij korrupsioni janë ata që duan ta shfrytëzojnë drejtësinë për të mbuluar jo më vetëm korrupsionin, por edhe krimet e tyre . Po e njejta gjë ndodh edhe me grupe të ndryshme të interesit, puna e të cilëve lidhet me interesat e gjithë shqiptarëve, me mësuesit, minatorët, fermerët bujq, bizneset e vogla e të mesme, por edhe bizneset e mëdha që duke falimentuar nga taksat selektive, shkaktojnë regresin e ekonomisë e shtimin e papunësisë e varfërisë.
    Kjo qeveri që tund flamurin e socializmit, pra të politikave sociale, me arrogancë e jashtë çdo ndjenje njerëzore solidariteti me të varfërit, ju heq 20 familjeve të varfëra edhe ate pak ndihme sociale për të mbijetuar.
    Nëse këta 20 mijë familje që mund të përbëjnë 100 mijë shqiptarë të dëmtuar, do të dilnin në sheshe e të protestonin qoftë edhe duke u ulur nëpër rrugë, me këta do të solidarizoheshin edhe 200 mijë shqiptarë të tjerë të afërm të tyre apo edhe të rrezikuar nga varfëria, por edhe opoinioni demokratik ndërkombëtar, a mund të rezistonte kjo qeveri ?

  7. protesta e Kukesit eshte proteste ekonomike. Bashkohem me ta kunder kesaj qeveria qe ngre taksa pafund dhe injoron mjerimin e 90% te shqiptareve. Ta vazhdojme protesten kunder kujdo e per çfardo marveshje qe eshte kunder ritjes ekonomike te shqiptareve. Kjo qeveri qe ska ndjeshmeri socilae duhet rrezuar. Çdo oligark qe eshte kthyer ne nje vegel fitimprurese i duhet prishur biznesi. E keqja nuk iken vete ta shporrim!

  8. Oligarket nuk para e rrujne per prodhimet,ata mund ti shesin nga persona te tjere.
    Ata duan vetem paret e qeverise(taksat e Shqiptareve) duke mush letra e duke mos bere asgje.

  9. I dashur Andi Bejtja! Mos botoni gje ti dhe Andi tjeter Bushati! Armandoo dhe Zheji! Arsyeja eshte sa me shume shkruani ju ,mytebere, aq me shume njerezit e ndershem i largohen Salihit dhe i kane mbetur njerez leshko si puna tende! Pa folur per komentues injorante saliniane! Te rroje injoranca dhe Saliu!

  10. Futja kot o Bejte. Cke me bizneset qe punojne e hapin vende pune? Ju prishen interesat partive qe mbron zotrote. Nese ka ndonje qe duhet bojkotuar jane partite politike te gjitha me rradhe, qe e vodhen dhe e rrenuan kete vend. Nga barkthare u bene te gjithe miliardera pa punuar asnje dite.

  11. z. A. Bejtja thote me shume te drejte se eshte demtuar rende Konkurenca e lire!
    Kjo eshte ne realitet thelbi i deshtimit total ne ekonomi i ketij pushtetit te Rames, ky eshte per pasoje dhe faktori baze i shtimit te varferise ne popull.
    Ky pushtet ka 5 vjet qe jep me koncesion gjithcka, jo me tender e konkurence te lire por ne menyre te paracaktuar njerezve te vet. Sot ekonomia eshte ne dore vetem te miqve te qeveritareve. Nje biznes sado minor kudo qofte, nuk ka asnje shanc te fitoje tender diku pa qene i stanit rilindjoteve dhe donator te qeveria Rama. Kjo ka rrenuar ekonomine! Ekonomi tregu pa konkurence eshte deshtim, kjo vertetohet ne ekonomine shqiptare sot, nje ekonomi monopol i nje pakice miqsh te Rames me nje rezonance varferie totale ne popull, pikerisht nga prishja e rregullit-baze te Ekonomise tregut, Konkurences lire qe pushteti i Rames e ka asgjesuar sa erdhi ne qeveri para 5 vitesh.

  12. Kastrati nuk eshte sponsor vetem i nje partie, thjesht eshte nje kurve(prostitute) qe shkon me ate qe i ofron me shume( me partine e radhes) . Keta jane biznezmenet tane te fuqishem)

  13. Bobo c’na gjeti! Qe kur u mbyll Agon dhe iku oligarku dhe mashtruesi Beket nga Heci i Kalivacit Andi Bejtja eshte ktheyr ne nje anarkist.Thirrjet e tij jane per permbysje te qeverise Rama dhe kunder oligarkeve te Lumit Vjosa jane aq te fuqishme sa po trondisin dy shtete! Anallistet e kane humbur torruan!

    1. Bejteshiu, sa per humbje toruaje hidhi nje sy fytyres te Timonierit te Tepsive Ed Rames Pare! Nga dita e protestes ka marre ngjyren e kufomes, (si ahere kur ishte protesta kunder armeve kimike qe ky budall donte te na i bente peshqesh ketu)…

  14. Respekt per analistet qe pas 28 viteve po e kuptojne dhe bejne thirrje per rikthimin e komunizmit. Thirrjet e tyre kunder kapitalizmit jane teper realiste.

  15. Thirrje per rikthim ne komunizem nuk ka nevoje se po e ben Ed Rama me qeverine e tij duke kthyer kembekryq tiparin kryesor te komunizmit, VARFERINE. Jo me kot e ka quajtur qeverisjen e tij Rilindje. Rilindje e epokes baballareve te tyre shpirterore e fizike, nomenklatures komuniste.

  16. Kur te ktheje leket qe ka marre nga oligarku Frangaj ky pseudogazetar per te dizinformuar shqiptaret atehere so ta ndjekim edhe ne. Tani thone qe po lepin kocken e LSI prandaj do kaos se po vjen vetingu. Erdhi vetingu edhe per padronet e pseudogazetareve shqiptare qe i kane bere sherbimin me te madh politikaneve e oligarkeve.

  17. Jane versulur Militantet e PS ne kete forum…tani po dashurohen me oligarket…ha ha ha c’fare metamorfoze…c’fare injorantesh me kristal….Eshte i ikur Ramaaaaa, filloni t’ja lepini ndonjerit te PD per vend pune…se shpejt do filloni kafete poshte shtepise dhe do ta ngrysni diten te dyqani i basteve…Ikni hani gure ne Tepelene…

  18. Une kam kohe qe nuk furnizoj tek karburantet Kastrati.
    Qe kur zaptoi kendin e lojrave ‘7 xhuxhat’.
    Kjo e fundit e ka mbush kupen.
    Pale kam degjuar qe eshtr edhe fetar.

  19. O Zot sa apsurde tingllon kjo thirrje.Neqoftese oligarke jane pronaret e firmave te medha te prodhimeve,ndertimeve,tefabrikave e sherbimeve ,aterhere na thuaj qfare duhet te hane,te veshin,te ndertojne e te sherbehen njerezit apo ndoshta preferon te kthehemi ne kohen e Enver Hoxhes? Ndoshta fshataret disi ja delin te mbijetojne por 70 % e atyre qe jetojne ne qytet e nuk kane toke as bageti me se do te jetojne?Thirri mendjes e mos shit pordhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu