• |
ide | kryesore

Rudina Xhunga:Më kërcënuan për atë intervistë,përfundova në spital

F1, Paparazzi, Slider



Rudina Xhunga ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” këtë të shtunë ku ka treguar se edhe ajo është kërcënuar.

“Për të mos ftuar apo për të ftuar personazheve tani është bërë skenar. Patjetër që kam pasur kërcënime apo raste të tilla..Kështu është edhe politika, mënyrë se si kemi krijuar njerëz. Siç krijuam Lek Plepin kemi krijuar edhe përbindësha në politikë.

Figura e gazetarit ishte më serioze më parë tani është më normal banaliteti. Momenti më i vështirë që kam kaluar ka qenë intervista me Fatos Klosin. Përfundova në spital nga frika, ankthi, stresi. Ai sulmohej nga Kryeministri i asaj kohe i cili nuk dëshironte ta shikonte në një dalje. U shoqërua me shumë thashetheme. Më thirri pronari I televizionit, ata që e dinin rëndësinë e gjësë, thanë se kjo intervistë I bënte dëm televizionit. U thashë nuk mund të mos e bëja, nëqoftëse iu bën dëm e marr unë përgjegjësinë. Më thanë në rregull. Në intervistë përpara më lajmëruan se kishin vajtur edhe tatimet tek Lori Caffe. Duke më thënë ki kujdes. Unë ia bëra të gjitha pyetjet Klosit ka qenë intervistë e shkëlqyer. Të nesërmen përfundova në spital se mendova se kisha probloeme me zemrën. Nga çdo moment i rëndë bëhesh më e fortë.”,- ka treguar gazetarja.



4 Comments

  1. ja ke fut komplet kot………. kjo eshte vajza e nexhmies……. nuk ka nevoje me ju shit te tjereve……..

  2. Mirëdita, gjersa dole s’paske qenë aq keq. Vetëm komunistët intervistojnë komunistët eshtë e shkruar në kapitalin e marksit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *