• |
ide | kryesore

Rusia: Perëndimi kërkon të anulojnë Kampionatin Botëror të futbollit

Lajme, Të fundit



Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova akuzoi Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara se po përpiqen të ndalojnë zhvillimin e Kupës së Botës në Rusi.

Ky qëndrim vjen pas situatës së tensionuar të krijuar mes Moskës dhe Perëndimit, pas helmimit të ish-spiunit rus Sergei Skripal në Britani, për të cilën Londra akuzon Kremlinin.

“Kam përshtypjen se atyre ju intereson ta heqin Kampionatin Botëror nga Rusia. Ata do të përdorin çdo mënyrë. Mendja e tyre punon vetëm që topi i futbollit të mos prekë fushën e blertë ruse.” – u shpreh Zakharova në një intervistë të gjatë për një stacion televiziv vendas.

Prej thuajse një muaji, Mbretëria e Bashkuar është përpjekur të ndëshkojë Rusinë, të cilën e sheh si përgjegjëse të helmimit të ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, edhe pse Moska e ka kundërshtuar me forcë diçka të tillë.

Përveç përjashtimit nga vendi të 23 diplomatëve rusë, pjesë e përgjigjes së Britanisë ndaj Kremlinit, do të jetë mungesa e familjes mbretërore nga ceremonia hapëse e Kampionatit Botëror të futbollit që fillon në muajin qershor.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *