• |
ide | kryesore

Aktorët i bashkohen protestës te Drejtoria e Policisë: Të largohet Rama!

Lajme, Të fundit



Aktorët e Teatrit Kombëtar i janë bashkuar sot në mbrëmje protestës së banorëve të Kukësit që kërkojnë lirimin e familjarëve të tyre. Ata janë mbledhur përpara Drejtorisë së Policisë Tiranë, aty ku qëndrojnë prej 24 orësh protestues të tjerë dhe kanë kërkuar largimin e Edi Ramës. Aktori Arben Derhemi u shpreh se shqiptarët kanë sot një kryeministër të papërgjegjshëm.

Arsyeja pse i jemi bashkuar kësaj proteste është një vetme. Shqiptarët kanë një problem të madh, një kryeministër të papërgjegjshëm dhe një qeveri të papërgjegjshme. Nuk e kuptoj pse ka kaq pak njerëz këtu, tani duhet të ishte e gjithë Tirana këtu. Këtyre i dhemb shpirti për familjarët që ia kanë arrestuar pa të drejtë, dikujt i djeg shpirti për kullat që do ndërtohet diku. Një person po na mban varur të gjithë shqiptarët, ai është kryeministri Rama, i themi t’i vërë gishtin kokës, dhe të largohet. Sepse është një njeri pa personalitet. Në rast se këta njerëz ai i ka quajtur barbarë, këta njerëz që mbrojtën të gjithë shqiptarët, atëherë edhe unë jam barbar”, tha Derhemi.

Më herët aktorët ishin mbledhur të protestonin vecmas përpara Teatrit Kombëtar.



5 Comments

  1. paskan mbetur akoma disa burra ne Shqiperi.
    Reagim shume i mire. Duhet ta kuptoje cdo pushtetar se nuk burgoset ai qe proteston per te drejtat e tij. Nese Edi Rama do ishte kryeminister i Greqise tashme do ishte rrezur prej popullit.

    1. O Enea. Ne te gjithe mund te kemi pakenaqesi ndaj qeverive por ne asnje menyre nuk dhunohet prona. Pjesa tjeter e reagimit opozitar eshte nje varferi idesh dhe te berit politike si para tridhjete vjetesh. Politika e opozitarizmit te sotem eshte nje politike komuniste e parimit –revolucionin e bejne masat partia i ben ata te ndergjegjshem

      1. Or molo po çpunë ka politika këtu xhanëm. Është ekonomia o idiot nuk është çeshtje politike. Politikën e fusni ju plehrat që hani prej saj se jeni të paaftë të bëni një punë të ndershme pa ju ngjitur si MUT për kpuce politikës.

  2. o Morri, te paska ngel ora prapa/ Studio pak revolucionin francez dhe do ta kuptosh, por kam frike se ke bere ndonje shkolle si mesuesi i zhgarravines

  3. E urrej edhe une Edi Ramen sidomos kur mendoj qe si administrator i taksave qe paguan ky popull i ndershem, mban me rroga keta parazite qe e quajne vehten artiste. dhe perfaqesues me te denje se ky derhemi kjo kategori funderinash nuk mund te kete. nje artist i vertete nuk mund te pranoje te paguhet me rroge. po te kete bythe ky artisti i madh derhemi le te mare nje salle me qera dhe ta mbushe me spektatore. ne kete menyre nxjerr edhe fitime per vehte paguan dhe taksat per te ndihmuar shqipetaret e varfer.
    Edhe dicka per kuksianet….
    pas disa vitesh te gjitha rruget mund te behen me pagese,tuneli i kerrabes mund te behet me pagese dmth elbasanllinjte sdo paguajne …. fier-vlore me pagese dmth fieraket dhe vlonjatet sdo paguajne….e keshtu per gjithe shqiperine….po kush do paguaj atehere???
    A se desh harrova….. i paguan te gjitha ky derhemi me artin e tij….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *