• |
ide | kryesore

Flakët e Kalimashit si alibi e “mbrojtjes” së biznesit

2, Ide



Prej së shtunës, kur disa qindra kuksianë të revoltuar i vunë flakën traut që i detyron shqiptarët e të dyja anëve të kufirit, të paguajnë një takstë super të shtrenjtë dhe të katërfishtë, po ravijëzohet një kryqëzatë absurde gjoja në mbrojtje të biznesit. Kryqëtarët e saj, herë njerëz të respektueshëm (edhe kur nuk je dakord) për bindjet e tyre tek liria dhe tregu, herë sharlatanë që i vetëofrohen paguesit më të parë, po lëshojnë një kushtrim: “Merruni me politikën, s’keni punë me biznesin”.

Pas kësaj fushate perfide ka një keqkuptim që për disa mund të jetë naiv dhe për të tjerët malinj. Sepse, në mënyrë tinzare, duke dashur të bëjë mbrojtjen e tyre, ajo do t’i fusë të gjithë biznesmenët e këtij vendi në thesin e mëkatarit.

Në fakt nuk është kështu.

Kritikat publike të artikuluara prej kohësh nuk janë bërë kurrë për ato biznese që thjeshtë kanë parë punën e tyre. Askush nuk ka dëgjuar më parë të anatemohet kooprerativa e Xarrës që kultivon dhe shet mandarinat e saj. Askush nuk ka lëshuar as edhe një aludim të vetëm, qoftë për prodhuesit e djathit Gjirofarm, qoftë për atë të sallamit EHV.   

Në të kundërt në syrin e ciklonit kanë qenë të tjerë, ata që përfitojnë nga paratë publike. Ata që marrin trojet abuzive të ndërtimit, ata që zhvasin me koncesionet absurde, ata që janë futur në skemat kriminale të PPP dhe japin oferta të pakërkuara për projektin 1 miliardë euro.

Në këtë kategori hyjnë edhe ata oligarkë që ndryshojnë ligjet në favor të tyre, që komandojnë qeveritë që të ulë tarifat dhe taksat për bizneset e tyre, që paguajnë me para në dorë për të krijuar pabarazi në treg.

Tani pyetja që shtrohet është: a duhen ruajtur, mbrojtur, konservuar edhe këta të fundit me parimin e “mbrojtjes së biznesit”? A duhet të biem pre e mendësisë sipërfaqësore: “faji është vetëm i qeveritarëve që kemi votuar dhe s’kemi punë me njerzit që i paguajnë, i influencojnë apo i përdorin si lolo ata?

Unë mendoj se jo.

Të përdorësh logjikën “lëre biznesmenin, merru me politikanin” është njësoj sikur në 21 janar të thoshe mos u merr me gardistët, po me kryeministrin; sikur për vjedhjet e drejtorëve të LSI-së të nxjerrësh nga goja justifikimin absurd: “ç’faj ka ai i shkreti, për partinë i donte paratë”, sikur për policët që favorizuan trafikun e hashashit të përdorësh alibinë: “I bindeshin urdhrave të Tahirit”.

Të gjithë ata janë fajtorë sepse kanë pranuar të jenë pjesë e një skeme kriminale.

Po kështu janë edhe ata oligarkë, që në bashkëpunim me qeverinë po ndikojnë që borxhi i vendit të thellohet, që po lobojnë që praktika tashmë të kritikuara ashpër nga Banka Botërore, FMN, BE të thellohen dhe më tej.

Sot, pas akteve të Kuksit që njësoj si Rama edhe zarat e oligarkëve i quajtën “vandale”, këta të fundit ngritën alarmin se kjo klimë mund të trembë investitorët e huaj.

Po, a dinë të thonë ata se ç’investitorë të huaj kanë ardhur deri tani në vend, ku megjithëse ka pasur qetësi, është krijuar një rreth vicioz mes një kryeministri që shpërndan çdo pronë publike pa tender dhe pa garë dhe disa “biznesmenëve” që ndajnë paratë dhe korrin frytet e kësaj padrejtësie?   

E pra klimën e biznesit në vend nuk e prish as kritika ndaj oligarkëve, as dhe denoncimi i aferave të tyre. Në të kundërt sa më i fortë të jetë presioni kundër kësaj marëdhënieje okulte, aq më shumë shpresë ka për të ardhmen.

Natyrisht, ky konkluzion nuk ka vlerë për sharlatanët që paguhen me para në dorë nga përfituesit e pushtetit të Ramës, por ai mund të jetë pjesë e një debati serioz me ata idhtarë fanatikë të tregut, që në emër të bindjeve të tyre, fusin në të njëtin thes biznesmenët e ndershëm bashkë me ata që shërbejnë si ingranazhe të një mkanizmi kriminal.

Për ta pyetja është e thjeshtë: A mund të mbrojë një njeri që beson tek liria ekonomike, tek konkurenca dhe vetëfunksionimi i tregut, atë pjesë të biznesit që për përfitimet e saj është bërë palë me shkatërruesit e këtyre vlerave?

©Lapsi.al



23 Comments

  1. Ju lutem ju anal istave +opinonistave+gazetsarve qadrista qi t ndikoni tek shqupi qi t rihapni qadren edhe 1 her .Vetem kur t rihyni n qader do merreni seriozisht dhe do fitoni bashkine kuksit n 2019.

    1. Bashkia e Kukesit more katunar eshte e fituar qe ne ’92 dhe komunista as me teleskop s mund ta shohin ate Bashki.Ku ka katunare- fitojne komunistat.

      1. Or taj, po t them se shqupi n 2019 do fitoj vetem “qytetin” e kuksit
        kurse rama do fitoj 60 “katunet” e tjera. Ti koke pall hajdarmallute kejt, or taj.

  2. Kuisianet te trajtuar si njerezit me skajor te vendit ne te gjithe aspektet,na treguan se ne kete vend ku njerezit pranojne te poshterohen ne extrem NGA shteti,ka dhe nje rruge dinjitoze per reagim.Kuksianet u treguan atdhetare dhe intelektuale elite.Reagimi dhe protestat kane zhvilluar kombet ne ekonomi dhe civilizim.Kuksiane te nderuar,ne pergjegjesi dhe kombetarizem u treguan pariziene.Respekt ,!

  3. Nuk besoj se je aq injorant sa te perkrahesh dhunen dhe vandalizmin per nje vendim normal sepse nuk ka shtet ne Europe ku nuk paguhet tarife per autostrade,madje edhe per tunele te gjata.Nuk besoj se nje gazetar me pervoje te gjate, i cili ka perjetuar tragjedite e djegjeve dhe shkatrrimeve masive nga dhuna anarkiste te vendit te tij,mund te dale e te nxis turmat mes te cileve ka shume huligane te nxitur dhe te organizuar me misione djallezore per te kalle e shkatrruar edhe njehere Shqiperine per qellime politike ,pa pase nje motiv te forte.Une mendoj se Bushati,Shkullaku,Zheji,Lubonja dhe disa gazetare mercenare duhet sa me pare te reflektojne dhe mos te nxisin zjarrvenjen dhe dhune e shkatrrim ne menyre qe mos te kthehet kaosi dhe kataklizma si ajo e vitit 1997.Keta duhet me se miri se sa dhembje dhe tragjedi sjellin ne Ballkan dhe Shqiperi perplasjet e pakontrolluara dhe ne cka shendrrohen ato.Ndrrimi i pushteteve behet me vote dhe vetem me vote asesi me dhune dhe me zjarre e gjak.Te gjithe ata nga politika dhe media duhet te ndalen e te reflektojne sa nuk eshte vone sepse kemi vetem Shqiperine te gjithe se bashku dhe perplasjet partiake dhe krahinore sjellin vetem tragjedi e shkatrrim te te gjitheve .Mos i fryni zjarrit Bushat sepse do mbashe pergjegjesi neqoftese e ndjene veten shqiptar.Ndalni keto thirrje dhe aplaudime per dhune dhe zjarrevenje.

    1. Ne fakt ka plot shtete ku nuk tarifohet, Gjermani, Finlande, ose ku tarifohet shume pak.

      E gjitha lidhet me menyren si paguhet mirembajtjta e rrugeve. Ne i kemi paguar njehere keto taksa ne nafte pasi kemi cmimin me te shtrenjte ne rajon. Pra nuk ka arsye per te paguar edhe njehere te njejtin sherbim.

      1. Skerdi perse thoni qe ne Gjermani spaguhet ,paguhet dhe varet nga fuqia e makines dhe ndotja ,makinat me naft paguajn me shume se benzina .Makinat e tranzitit me tonazh paguajn dhe jo pak tani me kembenguljen e CSU do paguhet dhe per veturat prandaj nqs nuk jeton ne Gjermani mos ja fut kot kemi 28 vjet qe paguajm dhe jo pak.

  4. Shume e vertet ata nuk jan biznesmene , mjafton fakti qe ata nuk prodhojne asgje thjeshte peritojne nga koncesionet dhe tenderat dhe pastaj i ndajne me kryeplakun e surrelit .Kta jan gjakpires bashke me ate psikopatin e rilindjes

  5. Ne Ksamil degjohesh vetem kuksiance,Kane zbritur nga malet ku dielli Lind vetem 2 ore dhe zaptuan gjithe Sarandes.A ka me kuksiance ne Kukesi,perjashta Mulin qe ka 4 hyrje ne Ksamil.

  6. Ne asnje menyre ne kurre nuk kemi qene ne nivelin e francezeve,Gjermaneve,danezeve Apo britanikeve.Ata e kallin vendin edhe per pa drejtesi me te vogla e Jo per poshtrim qe ju Ben pushteti.

  7. Protestat kudo ne bote Jane pergjegjesi,atdhetarizem,civilizim,zhvillim dhe progres.Ne Shqiperi me nje shoqeri thellesisht katunare,nje media thellesisht te inkriminuar dhe kriminale,protestat shihet si problem.Protesta i zgjidh problemet.

  8. Ngado qe ta rrotullosh eshte njelloj.Ku i gjeti parate Meta per te ndertuar ne gjirin e Lallezit nje super ville me 11 banjo(toka ka qene e shtetit),Berisha e grabiti te gjithe gjirin e Lalezit pa asnje “te ardhur”,Basha kampion e vjedhjes,Rama nje super hajdut ,edhe Monika e gjirizit nga kombinati ka lene testament sikur te jete mbreteresha e Anglise(kujt i plasi?)..pra kaka muti shurra.Te gjoret ata qe behen mish per top se harrohen shume shpejt si Broci,Gerdeci,21 Janari..ku jane ,asgjekundi

  9. Fjalèt e para janè: Nderim dhe respekt per demostruesit Kuksian. Mendimi shkon tek te arrestuarit, dhe familjet e tyre derisa ata te fitojne lirin, pa asnje pasojè shendetsore .Protestuesit ne Kukes u provokuan me dhunè fizike nga policia , e cila drejtohet nga sigurimi i shtetit ,kjo veper u krye sipas nje skenari politik , qellim per te spostuar vemendjen nga sabotimi i rreformes ne drejtesi!!

    Populli i Kuksit me trimeri dhe guxim ju pergjigjè vjedhjes se rradhes aplikuar me ligj nga qeveria mafioze e Edi Rames, gjithènjè ne sherbim te shokeve te tyre oligarkè.
    Qeveria me e korruptuar ne botè me popullin me te varfer ne Europè ,vazhdon strategjin “katavica” per te nenshtruar shqiptaret me drogè e vjedhje, dhe veçanarisht krahinen me te varfer te vendit. Taksa rrugore me e shtrenjet ne Europe eshte e qellimshme, provokuese dhe pa alternativè tjeter qarkullimi .Ky lendim eshte pas vjedhjes per 230 milion euro nga i korruptuari Lulzim Basha. Gjithnjè mbi kurrizin e shqiptareve rendojnè vjedhjet me ligje dhe pa ligje . (Jo taksa per “Rrugen e Kombit” dhe biznesin e vogel!)

    Dhe populli ska patur shprese per drejtesi ,pasi Edi Rama vite me pare ka investuar 200 milion dollarè ne kompani offshore, dhe te tjera miliona euro nga droga e korrupsione qarkullojne si vepra penale neper dosje ,pa guxuar njeri t’jua hapin kapakun. I vetem, askush nuk mundet te grabisin popullin, sepse Sali Berisha ka vjedhur 1 miliard dollarè. Ilir Meta ka 100 milion euro te vjedhura, plus floririn e marifete te tjera .
    Pra kriminelet me te medhenjè i kemi ne krye te shtetit, mbrojnè njeri-tjetrin ,dhe derisa te jene aty asnje gje e mire nuk pritet per popullin shqiptarè.
    Historia e tyre kriminale dhe konspiracioni ndaj shqiptareve eshte ne vazhdim, kjo manover poshteruese eshte e ndihmuar edhe nga mediat, (shikoni se askush nuk po shkruan per kapjen e peshkut te madh).

    Ndodhi ne maj, ashtuqè Rama-Meta edhe per motive te tjera perfshinè ne qeveri per plaçkitjen e vendit Luzim Bashen . Maskarada e njohur si “Republika e re”o pakti i 17 majit. Nderkohè mafia politike realizojè qellimin duke modifikuar ligjin 449 firmosur nga Bujar Nishani . Vepra penale u bè per te mbrojtur vjedhjet dhe krimet e vjetra . Tè ftohtè,mashtrues e duke luajtur teater me nderkombetaret pergatiten strategjin e ardhshme per te sabotuar rreformen ne drejtesi ,siç po e shohim me vepra .

    Paralel ka vazhduar dhe vazhdon vjedhja e pasurise kombetare, strategjia social-komuniste per te nenshtruar perfundimisht popullin me varferi dhe emigracion .
    Sipas KLSH ,ne vitin e fundit te qeverisè Rama-Meta jane vjedhur 850 milion dollarè , shifer kjo e grabitur mbi shpenzimet shteterore per 3 miliard e 765 milion dollarè ,ku 279 milion dollarè jane marre boxh (2017).The World Factbook — Central Intelligence Agency – CIA

    “Taksa” e vjedhjes qe ka aplikuar Edi Rama eshte 22,58% mbi shpenzimet shteterore ,pak a shume ne linje me korrupsionin per lejet e pallateve kur, ai ka qene kryetar bashkie. Nga ky rregull mafioz nuk perjashtohet sigurisht as “rruga e kombit” ,dhene ne konçension per 300 milion euro ,dhe sipas tafifes, Rama te pakten ka futur ne xhep 60 milion euro nga taksat tona!

    E gjithe politika (“opozita”) dhe drejtesia , dinè mbi keto krime, por heshtin sepse jane brenda ne batak deri siper kokes. Nje pjesè e drejtesisè eshte e pafuqishme dhe nen presionin e mafies social-komuniste, prandaj hesht,( fjala eshte per prokurorin).
    Keto poshtersira i dinè edhe populli, prandaj politika nuk gezon besim e tijè. Realiteti qe Rama & kompanit i dinin shume mire , ndaj te frikesuar manipoluan votimet me dhunè fizike e psikologjike. Me parat e droges u blene 20% te votave. U vra polici ne Korrçè dhe u mbulua krimi. U shtynè votimet nje ore per te mbushur kutiat , dhe keshtu siguruan pjesemarrjen (ligjèshmerinè).Cdo gjè ka ndodhur me bashkèpunimin Rama-Basha-Meta ,Prokuroria, KQZ !
    Dhe çdo shqiptare i ndershem kupton shume mire qe kemi te bejmè me nje rregjim kriminal, i perberè nga tri banda mafioze qe duhen permbysur!

    Por mafia ka krjuar administraten politike ose korrupsion horizontal, nje taks tjeter okulte qe çdo shqiptare i ndershem paguan nen presionin e shtetit mafioz . Ne universitete atje ku komandon farefisi i korrupsionit kerkojnè “pizzo” mafioze, 700 euro per provim . Studentet reaguan dhe duhet te reagojnè deri ne shembjen e kleptokracisè!

    Kasta (PS,PD,LSI,) etj, kanè vjedhur mbi 11 miliard dollarè ne bashkèpunim me oligarket dhe sherbetorèt e tyre ,prandaj po sabotojnè rreformen ne drejtesi me çdo mjet. Historia e korrupsionit postkomunist ka treguar se 97% e popullit eshte viktim ne rradhè, per papunèsi ,sherbim shèndetèsor ,shkollim , pencione mizerabile ,korrupsion ,taksa , drogè ,emigracion ,presion e kercenim .Cdo shqiptari te ndershem i mohohen te drejtat Kushtetuese, ç’ka tregon se te gjithe jemi ne nje barkè ,dhe sot te gjithè duhet te jemi Kuksian.Te ndergjegjshem per pafajsin e tyre, jemi pranè te arrestuarve derisa te fitojnè lirine; Dhe prane atyre burrave te pafajshem qe po kerkohen nga policia e shtetit mafioz .

    Dita e çlirimit nga hajdutèt po afron!
    Siç e kam thenè edhe disa here, rregjimi i kalbur Rama-Basha-Meta-Berisha tashmè i izoluar nga SHBA dhe Europa eshte i thyeshem ,biles edhe me lehtè se sa ne e mendojmè ,mjafton te bashkohemi siç u bashkuan Kuksianet!

    Ne Kukes ka marrè krisje kleptokracia , dhe nuk do te jetè e largèt dita,kur stuhia popullore me voten e lire , do te zhduke nga harta rregjimin me hajdut ne botè ,perfshirè servilèt ,mafiozèt e bashkèpuntorèt e tyre .Te gjithe ata qe kanè vjedhur apo kanè thyer ligjet i pret burgu . Parat, arin, pasurinè e grabitur popullit shqiptare, do ta gjejmè ne çdo cep te botes ku e kane te mèshefur, dhe per ta shperndarè ne popull!

    Bej thirrje perfaqèsuesve lokal dhe familjareve te arrestuarve, popullit te Kukesit ; Te mos i nenshtrohen mafies social – komuniste , sepse perballè kemi vetem nje qeveri mafioze te paligjeshme , kemi dy hajdut te degjeneruar; Edi Rama, i biri atje qe vari Havzi Nelen . Dhe hetuesin kriminel , enveristin e korruptuar Fatmir Xhafaj. Keta maskarenj perdorin policinè e shtetit per te mbrojtur interresat e tyre te korruptuara ne bashkèpunim me oligarket hajdut.
    Por i kane ditet e numeruara !

    Shteti mafioz nuk arreston Agron Xhafaj ,(vellai i ministrit) denuar ne Itali per trafik droge . Nuk arreton ish-ministrin e droges Saimir Tahirin. Nuk arrestuan Balilin ,drejtorat e policis , deri tek 614 kile kokain duke arrestuar vetem dy puntor. Nuk arrestojnè ministra e ish-ministrat me miliona euro te depozituara ne Maltè si; Majko,Ahmetaj , Bode ,Rruli, Pollo ,etj, etj ! Pra jane keta kriminelèt e vertetè qe shtremberojnè kushtetuten, dhe jo ata qe reaguan ndaj dhunes fizike dhe grabitjes me ligj!

    Kuksianet qe luftuan per te ndaluar vjedhjen e rradhes jane heronjtè e dites, qe demokracia e vertetè me respekt do t’ju verè ne vend dinjitetin .

    Cdo shqiptare qe lufton per drejtesi ,liri ,per te drejtat ,per prosperitet ne lufte per te mbrojtur rreformen e drejtesisè eshte nje hero , qe populli shqiptarè dhe institucionet demokratike do te perkulen para vepres se Tijè !
    “Ne, Njerèzit, jemi zotèruesit e ligjshèm te Kongresit dhe gjykatave, jo per te pèrmbysur Kushtetutèn, por pèr tè pèrmbysur njerèzit qè shtrembèrojnè Kushtetutèn.”( Abraham Lincoln)

    1. Kur ti more Huk me trafikantë të tjerë bënit kontrabandë me paisje shëndetësore të dhëna falas nga Kryqi i kuq ndërkombëtar për spitalet e Shqipërisë e Kosovës, Berisha e Basha, duke mos marë parasysh sulmet e enveristëve e edramistëve,, bënë çmos që të ndërtonin Rrugën e kombit dhe e ndërtuan.
      Ti idiot thua se Basha paskej “vjedhur” 230 milionë e Berisha paskej vjedhur një miliard eurot sa kushtoi kjo rrugë.
      Nëse ata të dy i paskëshin vjedhur paratë e rrugës, atëhere me çfarë para u ndërtua ajo rrugë ?
      Apo mos të kanë vjedhur ty “kursimet” nga paratë e trafiqeve ?
      Drejtë i ke të gjitha ato çfarë thua për Ramën.
      Po me Berishën e Bashën ç’ke o i uruar ?
      Mos e ke gjë hallin se pas 2005 kur erdhi ai në pushtet, tu pre risku i trafiqeve mafioze ?
      Nese je burrë e gjen dot edhe një fakt të vetëm se Berisha e Basha kanë “vjedhur” qoftë edhe 1000 euro siç mund të kesh vjedhur ti shpesh, çoji faktet në prokurori e dil atje dëshmitar e edhe unë do të uroja se e shpëtove Shqipërinë nga këta “hajdutë”, por nëse shpif, mos mendo se mund të fshihesh gjatë me pseudonime, se do të dalë dikush që të demaskojë me emër e me fakte se kush je.

  10. @@@ Ore HOOk mire e ke po kush do te udheheqe?Skenderbeu apo Esat Toptani,Zogu apo Noli,Hoxha apo kush te mundi,s’ka lider qe me gjoks ti dali para popullit,hajduteria eshte bere kombetare,s’ka zot qe e shpeton,mgjs ka ardhur dhe Papa.

  11. Ka nje fakt te thjeshte qe e rrezon krejt propaganden bajate te kesaj qeverise deshtake Rama qe pretendon se “po ben shtet”
    Edhe pse ka shtuar e shumfishuar taksat ne kurriz te popullit, prap Borxhi publik eshte rritur, treguesi kryesor i nje ekonomie ne krize. Pra taksat e mbledhura shtohen, Borxhi publik shtohet! Eshte shteti i Rames, Timonierit te tepsise.
    Eshte kjo nje nga “Xhevahiret” qe kjo qeveri ka dhuruar per popullin krahas varferise, rrjepje nepermjet taksave duke i shtuar ne qafe dhe rritjen e Borxhit publik qe ai kaqoli qe drejton ekonomine, dhaskali HaMUTAJ nuk e tregon dot sa ka vajtur.

  12. Në shesh për Reformën në Drejtësi, kundra vjedhjeve me ligj e pa ligj!!!
    Protesta për drejtësi përfshinë edhe atë për taksën e lartë të arrogancës qeverisëse. Reformën në Drejtësi e kanë frikë të gjithë ata që vjedhin Rama, Meta, Berisha, Luli etj. Njëri thotë paguaj taksën se të vrava tjetri mos paguaj taksën, por vdis për mua.
    Rriteni kërkesën, duam drejtësi, duam Reformën në Drejtësi, duam drejtësi shoqërore!
    Do të shihni se sheshi do të mbushet shpejt dhe gjithashtu do t’i rrinë larg ata që kanë vjedhur!

  13. Shkurt e shqip… Je korrekt ne ato qe shkruan. Te kesh pasur nje hajdut perpara teje nuk e perligj faktin qe ti don te vjedhesh popullin perseri… Por te ben me shume te denueshem, 1- Pse nuk e denon ate paradhesin tend, dhe 2- perseri ti je HAJDUT dhe shpirt zi.

    Por do te vij dita shume shpejt, qe do ta paguash edhe ti haraçin si te gjithe ato qe i kane bere keq ketij vendi te begate. por ne krahasim nga te tjeter ti do te hetohesh per Trathti kombetare dhe jo per Vjedhje o Ed Rama.

    Dhe nuk do ti gezosh ato miliarda qe po i vjedh popullit shqiptare dhe qe po na shkaterron si komb. Po zgjohemi cdo mengjes me iden qe te ikim nga ky vend…. Sa me larg nga ty dhe hajduterin qe simpolizon ti.

    Ptuuuuuuuuu gjakpires .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *