• |
ide | kryesore

Robert Ndrenika: Edi Rama, na lër të qetë…

Lajme, Të fundit



Aktori i mirënjohur Robert Ndrenika, kërkoi mendimin e Presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar, dhe u shpreh se Edi Rama duhet të lërë të qetë aktorët me PPP-të që planifikon.

Sipas Ndrenikës, teatri ekzistues qëndron edhe 70 vite të tjera.

“Në këtë pikë duam edhe mendimin e Presidentit të Republikës për këtë çështje duhet ta bëjë shteti teatrin apo jo? PPP pot ë ketë dëshirë le ta bëjë teatro private sa të dojë.

E kam parë këto ditë më vëmendje këtë sallë  që është lyer dhe këtë që nuk është lyër.

Kjo që nuk është vënë asnjë gozhdë për këtë unë ju siguroj se kjo do të qëndrojë edhe 70 vite të tjera.

Unë them të presim edhe 2 vjet, se ne nuk e heqim dot. Se ai do PPP se nuk ka nga vete. Të  prëism dhe pastaj të vazhdojmë punën këtu. Mbasi të PPP-jë ai ne të mendojmë të bëjëm dhe të zgjedhim rrugën që duhet. Të paktën të na lerë të qetë”, – u shpreh Ndrenika në protestën e sotme të aktorëve për Teatrin Kombëtar.



3 Comments

  1. Ore nuk e kuptoj .. a kane leke ta bejne teatrin vete keta aktoret ?

    keta thone ta beje shteti. Por po ta beje shteti ( rreth 30 miljon euro) do ti duhet te ulen rrogat , ose te mos shperndahet ndihma sociale , ose te mbyllen shkollat , ose te lihet nje rruge pa bere etj etj ..

    Jemi shtet i varfer dhe duhet te cojme parate aty ku eshte me e nevojshme.

    Po

  2. Zoti Ndrenika,të rroni vetë se mendja të ka lënë. Me siguri leksionet i ke mare nga ata që fshihen mbas gishtit. Lëre të bëjnë gallat me Dërhemin se i shkon për fis Shabon Qosja, latë nom,dum teatër nuk dum teatër,duam ta boj shteti e jo mileti, thirri menjes oooo, o rrot, shabonin e kom bo lanet. E bone veten pis Ndrenik, me pisa që kërkojnë rrumuja,djegie, gjurulldina, Dërhemit nuk ju dogj barku për magazinat rizait të kohës qoftlargut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *