• |
ide | kryesore

Kisha Rothwell Chapel Charnel me 2500 eshtra gjendet në versionin digital

Stil



Kisha e shenjtë Rothwell Chapel Charnel në Angli është e njohur për dhomat e fshehta dhe të mbushura me mbetjet njerëzore.

Kisha që daton që prej shekullit të 13 ka një rëndësi ndërkombëtarë për historitë që mbartë, e për këtë arsye ajo është kthyer në ndër desitnacionet më të kërkuara për tu vizituar.

E për këtë arsye arkeologët në Universitetin e Sheffield kanë rikrijuar dhe njëherë kishën në mënyrë dixhitale për të gjithë që kanë interes për tu njohur me historinë e saj.

Skanimi i kishës dhe secilës kafkë do ruaj në mënyrë të detajuar mënyrën e ndërtimit dhe çdo informacion tjetër të nevojshëm.

Aplikacioni i online do ketë në të skanimin 3D të rreth 2.500 eshtrave të njerëzve mesjetarë.

Sipas arkeologes dhe udhëheqjes së projektit Lizzy Craig-Atkins,ajo çka e bënë shumë interesante Rothwell Chapel Charnel janë kullat e mbipopulluara me mbetje njerëzore çka është një gjë e rrallë në Angli dhe botë.

Atkins sqaron se Kisha është një burim arkeologjikë për kërkuesit për të kuptuar më shumë mbi historinë mesjetare dhe mënyrën se si janë trajtuar njerëzit në atë kohë.

Projekti digjital do ju ofrojë një mundësi të mirë për të gjithë njerëzit nga e gjithë bota për të qenë të informuar dhe këto dije të kalojnë dhe tek gjeneratat e të se ardhmes./intv.al/



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *