• |
ide | kryesore

Protesta e kuksianëve, prova që Arta Marku u vu nën urdhrat e Edi Ramës

Arkiva



Qytetarët kuksianë sapo ishin larguar nga pika e shkatërruar e konçensionarit ditën e shtunë, kur Fatmir Xhafaj doli në një konferencë për të recituar të njëjtin refren që do të dëgjohej më pas edhe nga Edi Rama. Ministri foli për dhunë barbare ndaj “pronës së përbashkët”, për “elementë me të shkuar kriminale” dhe për “skenarë kriminalë”.

Reagimi i qeverisë ishte i pritshëm. Surprizë qe ai i Arta Markut, që iu bashkua korit të indinjuar qeveritar për dëmet e kompanisë private. Prokuroria e Përgjithshme mund të kishte nisur hetimet në heshtje, pa dhënë shkas për hamendësime se deklarata publike u dirigjua direkt nga zyra e Edi Ramës.

Arta Marku pranoi në deklaratë se “ishte në komunikim të vazhdueshëm dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit” dhe nxiste vartësen e saj në Kukës të hetonte shkelësit e ligjit. Siç u pa më vonë “shkelësit e ligjit”, prokuroria i gjeti vetëm mes protestuesve dhe asnjë në anën e policisë.

VIDEO/ Kukësi mbetet në shtetrrethim nga policia

Fakt është që shkeljet e ligjit nuk munguan as në anën e uniformave blu.

  1. Me urdhër të prokurorisë, u firmosën 23 urdhër-arreste. Shtëpitë e kuksianëve u bastisën në mesnatë, siç tregojnë familjarët e të arrestuarve. Një veprim i tillë  është shkelje e Kodit të Procedurës Penale, pasi të arrestuarit nuk u kapën në flagrancë dhe nuk akuzoheshin për vepra të rënda penale. Pavarësisht se prokurori nuk dha leje për arrestimet e të gjithëve në mesnatë, policia veproi njësoj në të gjitha rastet. A ka nisur prokuroria hetime për këtë shkelje?
  2. Kuksianët e arrestuar pas protestës u transferuan në Tiranë me urdhër të prokurorit të çështjes. Por sipas raportit të Avokatit të Popullit, policia u gjet në disa shkelje të rënda ligjore. Që nga trajtimi çnjerëzor i protestuesve që u lanë pa ngrënë e deri tek mungesa e dokumentacionit në disa komisariate. Duke qenë se të arrestuarit janë përgjegjësi direkte e prokurorit, Arta Marku duhej të kishte nisur hetimet për drejtuesit e policisë, duke u treguar e paanshme në përballjen mes qytetarëve dhe qeverisë.
  3. Nga qindra minuta pamje filmike u pa qartë se kuksianët e irrituar qëlluan me gurë ndaj policisë gjatë protestës dhe i vunë flakën pikës së konçensionarit. Por të njëjtat pamje tregonin se edhe policët qëlluan me gurë ndaj protestuesve. Për këto veprime të policisë, prokuroria nuk ka nisur asnjë hetim, megjithëse në protestë u raportua për disa protestues të plagosur.

Faktet tregojnë se Arta Marku është treguar e njëanshme në hetimet për protestën e Kukësit dhe po përdoret nga qeveria si një vegël represioni. Prej disa ditësh, qytetarët janë në protestë të irrituar me arrestimet dhe një reagim nga Arta Marku do të ishte shumë normal këto ditë, edhe sikur ky reagim të vinte nga ERTV./ Lapsi.al

 



23 Comments

  1. Në shesh për Reformën në Drejtësi, kundra vjedhjeve me ligj e pa ligj!!!
    Protesta për drejtësi përfshinë edhe atë për taksën e lartë të arrogancës qeverisëse. Reformën në Drejtësi e kanë frikë të gjithë ata që vjedhin Rama, Meta, Berisha, Luli etj. Njëri thotë paguaj taksën se të vrava tjetri mos paguaj taksën, por vdis për mua.
    Rriteni kërkesën, duam drejtësi, duam Reformën në Drejtësi, duam drejtësi shoqërore!
    Do të shihni se sheshi do të mbushet shpejt dhe gjithashtu do t’i rrinë larg ata që kanë vjedhur!

  2. Kjo Karja nuk jeton ne nje vend diktatorial qe del e u trogon shqiptareve qeline edhe kerbacin. Nuk eshte detyra e saj te dale ne deklarata televizive po te nbroje ligjin qe shkelet me te dy kembet .

  3. Diten e pare ne detyre si K\Prokurore kjo Marku e filloi me nje takim me shokun Gramoz Ruci. Duke na lumturuar fort ne socialistet e duke na mbushur me shprese se asnje nga ne nuk do kete rast te perballet me organin e akuzes…

    1. Ju ka zene frika nga lobimi rus ju mor “socialista ” . Shba nuk eshte si rusia or daku ,ta fut gishtin deri n brryl po ja drodhe.

  4. Or argon kokeloqja ,tani qe ju erdhi veza ke bytha u kujtuat per reformen ne drejtesi ju. Reforma ne drejtesi eshte skalitur ne kushtetuten shqiptare nga aleati gjigand i kombit shqiptar SHBA dhe se shpejti do spastrohen gjithe plehrat hajdute nga politika ,gjyqesori ,mediat dhe oligarket e elites se pjerdhur shqiptare. Te gjithe ne shesh per te perkrahur ambasadorin e SHBA dhe politiken e SHBA .

  5. Kujdes Lapsi.al Tos e me radhe! Nuk eshte me Tik Llalla! Marta nuk eshte Rama qe e shani para e prapa! Eshte Prokurorja e Pergjithshme!

  6. Une mendoj se opozita duhet te vazhdoje me strategjine e vjeter me te cilen ka dale gjithmon faqebardhe.
    Te organizoje nje proteste tjeter paqsore, me pas te provokoje policine dhe kur te jene nxehur gjakrat nje aktivist i shquar i cili do te jete i paisur me arme zjarri te vrase nje protestues fakir.
    Me pas te ngrehi popullin e malesise ne revolte nundesisht diten e varrimit te viktimes i cili do te shpallet Hero i Demokracise dhe ti behet nje permendore ne hyrje te tunelit te cilin t’a pagezojne me emrin; “Tuneli i Lirise Sali Berisha”.

      1. Kjo strategji eshte vetem nga nje komunist i ndyre vicidolas ,sa per Edin Jam rritur me te eshte komplet krahu tjeter ,rrinte me ne qe kishim njolle dhe si hante palla fare dhe i babai tij qe king .Pyesni moshen tone si jane sjelle bab e bir me ne te deklasuarit qe ky bastard vicidoli i mban ne gojen e qelbur.

  7. Gono,
    po per t’a realizuar i ua kam sugjerurar por vetem kam harruar te percaktoje llojin e armeve qe do perdoren, si thika me helm, stilolapsa pistolete, cadra karabina, bastuna antitank etj.
    Dhe tani seriozisht; prit kur te sajojne te tilla mizanskena, dhe nuk kane faj per sa kohe kane nje kontigjent elektorati qe mutin ja servirin per hallve dhe ata e hane me qejf.

  8. Cili po i shkruani keto shkrime ne Laps ,Ti Bushat apo Shkullaku nuk e di por ketu me se miri shihet se ata qe ju paguajne nuk e kane merakun e tarifes as varferise e interesit te qytetareve por qellimi kryesor eshte krijimi i perplasjes dhe kaosit ne menyre qe te deshtoje reforma ne drejtesi.Padronet tuaj te PD-se po ju dridhet toka nen kembe sepse ne anen e Arta Markut eshte SHBA ,Gjermania,Franca pra vendet vendimmarrese te rruzullit toksor me institucione dhe mjete me te sofistikuara te hetimit dhe parate e vjedhura nga ky popull ne vite qe i kane fshehur neper parajsa fisdkale,pasurite qe i kane krijuar me djersen dhe gjakun e popullit madje duke i hedhur ne ere e duke i vrare si qener do te zbulohen nje per nje si po ndodhe me Llallen,gjykatesit dhe prokuroret.As vrima e miut nuk do ti shpetoje e ju neqoftese nuk keni hanger qorben e prishur se paku do te turperohi pse po shiti per nje grusht lek tek djajt qe i ropen e i vrane shqiptaret e tani na paraqiten si shpetimtare ,thuase kane rene nga qielli e nuk jane ata qe u sulen si hiena me femije fis e fare ne plaqkitjen dhe varferimin e shqiptareve.Dosjet jane te pergaditura me prova e fakte asnje nuk do te shpetoje .Deri dje edhe Llalla e R.Gashi me burre ishin te sigurte se nuk do zbuloheshin.Si mendoni ju more se Shkelzeni e Argita ishin super te zgjuar qe krijuan pasuri prrallore.Mos beni avokatine e djallit sepse do flliqi ne tesha.Turp te keni.Une nuk perjashtoj asnje nga politikanet hajna pa marre parasysh partine apo postin e tyre.Hajnat dhe vrasesit duhet te largohen jo vetem nga skena politike e publike por edhe gjykohen dhe denohen sepse kane bere shume krime kane marre jete te pafajshme kane shkaktuar tragjedi dhe varferi te njereze te rendomte e te pafajshem.

    1. O pall o avokati edi kokaines,ti pall ke lindur dhe pallosh ke me vdek.O viktim e natyres nuk ke faj ti faj Ka ai palloshi me paloshen qe ju Ka nxjerr ne kete Palle.

  9. Gono,
    laj duret ene ec me kap per gushe ene boi i xhiro anej ka Bythorja ku ke shtepine ke toka e xanun.
    Sa ke i me gzu zagaret e shpellave!

  10. Nuk bohet veni jone, qe e dum te pakten si venet e ballkanit se katunaret e kan mor ne dore. Jane 80 % e venit. Mbroni veten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *