• |
ide | kryesore

(VIDEO) Albin Kurti godet Ramën për taksën tek Rruga e Kombit 

Lajme, Të fundit



Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, u shpreh kategorikisht kundër taksimit të Rrugës së Kombit.

Sipas Kurtit, Rama nuk mund të kishte gjetur kohë më të keqe për të taksuar këtë rrugë, ndërkohë që Kosova po kalon një situatë të vështirë në lidhje me Serbinë.

Së dyti, për kreun e Vetëvendosjes, tarifa është shumë e lartë dhe populli është kryesisht i varfër.

Për Albin Kurtin, së treti, kjo taksë e ngjashme me një gjobë për kuksianët dhe kosovarët.

Ai u shprehn në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ se ky taksim duhet diskutuar në mbledhjet e qeverisë shqiptare me atë të kosovës.



5 Comments

  1. Ky regulloj kosoven edhe tani do na japi mende, edhe me e keqia nje mase e madhe e demostruseve ishin nga Kosova sa injorante qe jane , nuk e kuptojne qe jane dy shtet te ndryshme

    1. Eshte e vertete se jemi dy shtete te ndryshme dhe kete nuk do ta harrojme kurre. As qe do duhej ndonjehere te bashkohemi sepse nuk jemi kompatibil ne ide, ju e doni Grekun, Serbin dhe Rusin ndersa ne jemi me te lidhur me Gjermanin dhe Amerikanin. Nje gje eshte mese e sigurte se Rames dhe Albinit vetem hunda u pengon per te filluar kullotjen. Nuk e kane pasur te drejte ndonjehere as Albini e as Rama per asnje gje apo vendim qe e kane marre.Vetem se i kane derrmuar dhe lodhur qytetaret ne shtetet e tyre respektive e te vecanta.

      1. O “kosovar”, ti paske komentu sikur te jesh ekuivalenti i Agronit ne Kosove..Megjithese dyshoj qe as nuk je nga Kosova, keshtu qe mos fol ne emrin tone,se nqs flet kudner Shqiperise,eshte nejsoj sikur te flasesh kudner Kosove,s bile edhe me keq, keshtu qe sbesoj se vertete je nga kosova apo qe ia do te miren Kosoves. Turp tju vije edhe ty edhe ketij Agronit

  2. O Agron po ske turp qe flet keshtu more. Ky spo te jep mend,ky sic edhe une, apo si cdo shqiptar edhe i Kosoves(jo vetem i Shqiperise) po kerkojme nje te drejte tonen,qe mos te taksohemi. Ku eshte e keqja ketu? Mund te kete pasur demonstrues nga Kosova,dhe nuk ka asgje te keqe, se nqs demonstruesit nga Kosova nuk kane munguar kurre, as per protesta ku eshte prekur interesi kombetar, si psh kunder marreveshjes per shitjen e detit, pothuasje 50% e protestuesve ishin nga Kosova, nuk kane munguar as ne mbeshtjetje te kombvetares, e pse te mungojne ne nje proteste qe ishte parashikuar kunder kesaj takse? Ata ishin aty ,nuk dinin si do rridhnin ngjarjet, por edhe pse ishin aty, nuk ishin te dhunshem.Shiko listen e te arrestuarve nuk gjen asnje nga Kosova. Leri keto anti-kosovarlleqe se turp, edhe me ve takse, me vjedh me zhvat edhe me urdheron qe as mos te ngre zerin.Kush ta jep kete te drejte? Dhe leri militantizmat apo ndarjet krahinore,por mendo qe edhe kur vete Albin Kurti thote qe kjo takse po vihet kunder Kosoves,dhe Kukesit, kjo duket vertete shqetesuese. Personi i fundit qe do bente nje deklarate te tille do te ishte Albin Kurti. Por fakti qe jemi ketu ku jemi,dmth qe kjo takse ka qene shume shume e tepert, e panevojshme,percarese,antikombetare, anti-popull, anti Kosove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *