• |
ide | kryesore

Analiza/ Putin, Erdogan dhe Rohani, tre miq apo tre armiq në luftën për Lindjen e Mesme?

F1, Planet



Takimi i presidentit rus, Vladimir Putin, me atë turk, Erdogan dhe iranianin, Hasan Rohani, është një takim që përfshin tre lojtarët kryesorë të luftës brutale që po zhvillohet prej shtatë vitesh në Siri.

Por, SHBA-të nuk do të jenë në Ankara.

Tre presidentët po takohen është për të diskutuar mbi të ardhmen e Sirisë për pesë muajt në vazhdim.

Problemi është se shpesh, Rusia, Turqia dhe Irani kanë treguar prioritete të kundërta dhe interesa të ndryshme si për Sirinë, ashtu edhe për gjithë rajonin.

Për shumë analistë, ky takim i ngjan më shumë një ushtrimi për marrëdhëniet publike, sesa një takim që prodhon vendime të rëndësishme politike.

Të tre vendet kanë axhendat e tyre në Siri.

Teherani ka kohë që mbështet regjimin e presidentit Bashar al-Assad dhe është gjithashtu një armik i NATO-s, ku bën pjesë Turqia.

Moska e ka mbështetur Iranin ekonomikisht, duke marrë disa nga programet e saj bërthamore, dhe Siria është aleati më i afërt i Moskës në Lindjen e Mesme.

Turqia e kundërshton Assadin dhe është përplasur me Rusinë për shekuj me radhë.

“Kjo është një aleancë e pazakontë, për shkak të interesave që secili vend ka” – shprehet Marc Pierini, ish-ambasador i BE-së në Turqi, Siri, Libi dhe Tunizi.

Pastaj është edhe Uashingtoni, një forcë dominuese për një kohë të gjatë në politikën e Lindjes së Mesme, me të cilin të tre vendet kanë axhenda kontradiktore.

Kush i bën bashkë këto vende?

Irani është një armik prej dekadash të tëra me SHBA-të, dhe që prej ardhjes së Donald Trump, tensionet janë shtuar. Turqia është një aleat i NATO-s por në një marrëdhënie plot tension me Uashtingtonin, veçanërisht me mbështetjen e SHBA-së ndaj milicive kurde që luftojnë në Siri. Rusia i sheh Shtetet e Bashkuara njësoj si Bashkimi Sovietik dikur: një rival gjeopolitik, i cili duhet të pengohet kudo dhe kurdo që të jetë e mundur. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përshkruar kohët e fundit nga Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, si ‘më të këqija se gjatë Luftës së Ftohtë’.

Megjithatë, të tre vendet kanë nëvojë për një lloj pranie të SHBA-ve për të balancuar forcat kundërbalancuese. Për shembull, të kufizohet Izraeli nga ndërmarrja e veprimeve agresive kundër forcave qeveritare siriane dhe milicive të autorizuara të Iranit. Ose, për të ndihmuar në organizimin dhe financimin e një përpjekjeje rindërtimi në Siri, kur lufta të përfundojë.

Rusia, Turqia dhe Irani po marrin vendime të pavarura përsa i përket veprimeve në Siri, pa SHBA-të dhe kjo i pëlqen. SHBA do të ishte vendi që bën bashkë Putin, Erdogan dhe Rohanin.

Pastaj është edhe fakti se secili vend kërkon të mbajë balancat e veta. Turqia dëshiron të mbajë pranë Iranin, por dëshiron që Assadi të largohet. Rusia dëshiron lidhje më të ngushta me Turqinë, por gjithashtu ka nevojë për Sirinë dhe bazën e saj detare Mesdhetare në Tartus. Irani dëshiron të mbajë linjat e e furnizimit me Hezbollahun në Liban, sikurse dëshiron të largojë Turqinë nga Iraku.

“Sigurisht që ata nuk do t’i tregojnë njëri-tjetrit se çfarë kanë në mendje. Do të jetë një takim i rëndësishëm, por i mbushur me shumë dallime” – shprehet Patrick Clawson, drejtor i Institutit të Uashingtonit për politikat në Lindjen e Mesme. (përktheu lapsi.al) 

Procesi i Astanas

Takimi i fundit mes Putinit, Rohanit dhe Erdoganit u zhvillua në nëntor në Soçi.

Në të ashtuquajturin ‘Procesn e Astanës’, tre vendet filluan një përpjekje të përbashkët për të marrë vendime për Sirinë. Por pothuajse nuk u arrit asgjë. Në muajt që pasuan, të tre vendet rritën ndërhyrjen e tyre ushtarake në Siri.

Ndërkohë, Siria vazhdon të kryejë sulme kimike mbi forcat opozitare në zona civilësh, pavarësisht dënimit global.

Turqia po afrohet më shumë me Moskën. Politikanët nacionalistë turq, të cilët i konsiderojnë kurdët një kërcënim për shtetin turk, janë shfaqur më të motivuar.

“Rreziku real për Perëndimin është se si Irani, ashtu edhe Rusia, mund t’i japin dritë jeshile Turqisë për të zgjeruar operacionet e saj në Sirinë lindore. Aty ka rreth 2 mijë forca amerikane që veprojnë së bashku me njësitë britanike, franceze dhe ato kurde.” – u shpreh Pierini, një studiues në ‘Carnegie Europe’. (përktheu lapsi.al) 

Pikërisht kjo dritë jeshile për Turqinë do të komplikonte tej mase situatën në Lindjen e Mesme.

Kujtojmë se Turqia po kryen sulme të vazhdueshme në Sirinë lindore ku objektiv janë terroristët kurdë, siç njihen nga Turqia.

Sa i takon Rusisë, veprimet e saj në Siri kanë qenë prej kohësh pjesë e një strategjie që synon të ballafaqohet me SHBA-të për krizat e mëdha gjeopolitike.

Në Siri, rusët kanë demonstruar vullnet politik dhe fuqi të qëndrueshme. Kjo është më e rëndësishme sesa, për shembull, fuqia ekonomike e Rusisë, e cila është përdorur si një tregues i dobësisë së Moskës.

“Rusët nuk po largohen. Ata kanë një strategji për të dobësuar Perëndimin dhe kjo strategji fillon në Lindjen e Mesme. Për më tepër, Moska nuk ka më bagazhin ideologjik të komunizmit, duke e bërë më të lehtë kryerjen e sulmeve në rajon” – u shpreh Steven Cook, ekspert në Këshillin e SHBA-ve për Marrëdhëniet me Jashtë.

Radio Free Europe, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



1 Comment

  1. shahu ,u luajt bukur per nje shekull nga prendimi si ne ballkan si ne lindjen e mesme dhe po ashtu ne rrang global ,ku ne siperfaqe spikat politika interesi duke anashkaluar dhe luftuar fene islame rregullin e jetes vlerat,domosdoshmerit po cfar ndolliu disiplinua jeta mbi baza interesi ,ku ssapo intertesi nuk permbushi qellimin ra disiplina mungesa ndergjegjes vlerave i vendosi gjith kunder njeri tjetrit ,ne gare te shfrenuat te konkurences teknologjise shkatrrimit tregtise mbrojtjes se kush te dominojne dhe dalin i pari ,por fatkeqesisht planeti toke ne procesin e zhvillimit vet ne funksion si organizem bashke me gjallesat nuk pranon teket e njerit apo tjetrit vecse dobite te mirat materiale funksionojne me drejtesi hak formim sipas vlerave,moszhvillimi vlerave botes ,i naloj meshiren tolerancen ,faljen mirkuptimin ,zgjilljet ,dhe tani gjith ndollen perballe njeri tjetrit te armatosur gjeri ne llembe duke pritur te dale ndonje koder ari ne eufrat dhe oburra kush ta marre me i pari duke shkatrruar dhe gjakosur nje popull te tere sic ndolli me irakun qe ju grabit ari dhe nafta me libin qe ju grabitem qindra miliarda dollar ari ne vlere kjo pasuria po i cmend te gjith ,por po i shkatrron njekohesisht te gjith sepse drejtesin hakun te verteten zoti mallrishem kot se ka krijuar dhe padrejtesin kost se ka ndaluar sepse ne te nuk ka dobi vecse humbje ndeshkim kapitullimcfardo qe te ndollin ne vijim si padrejtesi i pari prendimi i beri shherbimin mbasi politikat e padrejta i filloj qe perpara nje shekulli korse tani po shenojne kapitullimin sepse sejcili e ka vendin ne shpin e vet e kur se mban shpija vet shtepija huaj nuk e pranon,prendimi sot ndollet gabimisht ne siri ku ky gabim nuk shkon pa pasoja dhe kosto ,sepse padrejtesia ate ka kosto dhe pasoja ,nuk ka dobi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *