• |
ide | kryesore

Austria kërkon ndalimin e burkës në kopshtet dhe shkollat fillore

Planet



Qeveria austriake e kryeministrit konservator Sebastian Kurz, aleat i ekstremit të djathtë, FPO, njoftoi ditën e sotme se po përgatiste një ligj me vlerë simbolike për të ndaluar mbajtjen e burkës për fëmijët në kopshte dhe shkollën fillore.

“Projektligji do të finalizohet para verës”, theksoi ministri i Arsimit, Heinz Fasmann gjatë një mbledhjeje të qeverisë duke theksuar se shikonte në këtë iniciativë një “masë simbolike”.

Ideja për të ndaluar burkën në këto nivele arsimore u përmend këtë fundjavë nga zëvendëskancelari dhe drejtuesi i FPO-së, Heinz-Christian Strache, në emër të politikës së integrimit.

“Ne dëshirojmë që të gjitha vajzat të kenë të njëjtat mundësi në Austri”, theksoi Sebastian Kurz, 31 vjeç, për radion ‘O1’, duke u shprehur se dëshironte shmangien e formimit të shoqërive paralele.



1 Comment

  1. ky eshte prendimi vlerave ku antivleres shkatrrimit i thot vlere dhe vet vlerave ju thot shkatrrim keto politikan kan nevoje per dietare te fese psikologj dhe shkencetare qe tua shpjekojne gjerat ne tre nivele permes se cilave njeriu domosdoshmerish ne normalitetin e logjikes bindet 1 fetarisht 2 shkencerisht 3 praktikisht,eshte domosdoshmeri ,qe domosdoshmerisht me keta ullheqes duhet punohet se per ndryshe nga padija egoja pushtetit dhe parase keto po shkatrrojne boten vetshkatrrohen sepse i kan nisur gjerat mbrapsht ne cdo koncept ne lillje me te verteten rregullin qe njerzit i bene te arrijne cfar deshirojne per vete te gjith sebashku ,por nuk shohin sepse ne mes qendron perdja egos unit epshit dhe paditurise dhe ne esence vetshkatrrimin nuk e deshirojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *