• |
ide | kryesore

Gjyqi i kuksianëve nxjerr falsifikimin e Arta Markut dhe Fatmir Xhafajt

Kryesore



Familjarët e protestuesve kuksianë treguan në media sesi forcat speciale të policisë i kishin marrë pas mesnatës protestuesit nga shtëpitë e tyre. Mes tmerrit që kishin provuar fëmijët dhe familjarët, doli qartë se aksioni i policisë në Kukës ishte zhvilluar në mesnatë deri në orën 03:00 të mëngjesit.

Të njëjtin version e përsëritën në sallën e gjyqit edhe vetë të arrestuarit, madje njëri prej tyre doli në gjykatë i zbathur, pasi policia e kishte marrë duke fjetur gjatë natës në shtëpi.

VIDEO/ Dëshmi nga salla e gjyqit: Unë jam prind, nuk jam kriminel

VIDEO nga salla e gjyqit/ Dëshmia e avokatit: Ka dalë se s’ka me ngrënë, as thesin e miellit

Pasi Fatmir Xhafaj doli në konferencë për shtyp dhe i quajti protestuesit vandalë me të kaluar kriminale, Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku tha se “ishte në komunikim të vazhdueshëm dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit” dhe nxiste vartësen e saj në Kukës të hetonte shkelësit e ligjit. Siç u pa më vonë “shkelësit e ligjit”, prokuroria i gjeti vetëm mes protestuesve dhe asnjë në anën e policisë.

Fakt është që shkeljet e ligjit nuk munguan as në anën e uniformave blu, por në vend t’i hetonin këto shkelje, prokurorët heshtën dhe u bënë bashkëpuntorë në falsifikimin e dokumentave të arrestimit.

Zbardhet DOSJA/ Zbulohet falsifikimi në urdhër-arrestet e prokurorisë në Kukës

1. Me urdhër të prokurorisë, u firmosën 23 urdhër-arreste. Shtëpitë e kuksianëve u bastisën në mesnatë, siç tregojnë familjarët e të arrestuarve, por prokuroria shkroi në kërkesën për masën e sigurisë se arrestimet ishin kryer në orën 10:00 të ditës së nesërme. Nëse policët që bënë arrestimet kanë gënjyer, atëherë ata duhet të hetohen. Në rast të kundërt, prokurorët janë bashkëpuntorë në falsifikimin e dokumentave.

2. Kuksianët e arrestuar pas protestës u transferuan në Tiranë me urdhër të prokurorit të çështjes. Por sipas raportit të Avokatit të Popullit, policia u gjet në disa shkelje të rënda ligjore. Që nga trajtimi çnjerëzor i protestuesve që u lanë pa ngrënë e deri tek mungesa e dokumentacionit në disa komisariate. Duke qenë se të arrestuarit janë përgjegjësi direkte e prokurorit, Arta Marku duhej të kishte nisur hetimet për drejtuesit e policisë, duke u treguar e paanshme në përballjen mes qytetarëve dhe qeverisë.
3. Nga qindra minuta pamje filmike u pa qartë se kuksianët e irrituar qëlluan me gurë ndaj policisë gjatë protestës dhe i vunë flakën pikës së konçensionarit. Por të njëjtat pamje tregonin se edhe policët qëlluan me gurë ndaj protestuesve. Për këto veprime të policisë, prokuroria nuk ka nisur asnjë hetim, megjithëse në protestë u raportua për disa protestues të plagosur.

Faktet tregojnë se si Arta Marku, ashtu edhe Fatmir Xhafaj u përdorën nga Edi Rama si represion ndaj protestuesve. Qytetarët e irrituar i kanë bërë thirrje prokurores së përgjithshme për ditë me radhë të reagojë, me shpresën se e kaluara e saj do ta ndërgjegjësojë të jetë në anën e tyre. Por pas qëndrimit që mbajti Arta Marku ndaj presionit dhe dhunës së pambështetur në ligj të policisë, nuk është çudi që një reagim i saj të vijë nga ERTV./ Lapsi.al



16 Comments

  1. Gazetare MOS I PERKRAHNI keta VANDALE! Taksa apo Tarifa e vendosur ne Kalimash eshte TEPER TEPER E LARTE dhe Sidomos per ate zone, por keto Veprime nuk e Justifikojne dot Padrejtesite e PUSHTETAREVE dhe te GJITHA QEVERIVE! Nuk ka njeri qe gjate Jetes se Perditshme ne Pune e Gjetke te mos Jete Kercenuar me jeten, Per Perjashtim nga puna. Marrje apo Zenie te prones. Taksa dhe Sherbim Acarues ne Administraten e Shtetin apo Spitale, Bashki, e deri ne Gjykata!? Diferencuar, Dalluar, Nenshtruar dhe Ofenduar ne menyra dhe forma te tjera. Por per te Gjitha keto Raste Mos Duhet Te Vrasim!? Te Vdesim!? Te Shkaterrojme!? JO, JO dhe JO!? Ne i Dime Qeverite dhe Pushtetaret QE SILLEN BARBARE qofte me Pasurine e Shtetit Qofte me LAKUN NE FYT qe i Vendosin Popullit cdo dite me MASAT SHTRENGUESE qe marrin ne Parlament apo Qeveri!? Dhe kete SHERIM te Kesaj Plage gati 30 Vjecare mund ta Bej VETEM NJE GAZETARI dhe TV e Pavarur! Por AKTUALISHT ne nuk kemi As Gazetar te Pregatitur dhe te Pavarur dhe As TV te pavarur. Dhe ketu pastaj Populli Coroditet DHE NUK DI SE KE TE MBESHTESE kur Dihet qe te Gjitha Qeverite JANE HAJDUTE!

    1. More “komentuesi i paemër”
      Ose e ke të prishur tastierën e të ngatëron shkrimin duke shkruajtur herë me gërma të mëdha e herë me të vogla, ose je totalisht injorant në shkrimin e gjuhës shqipe e duke parë këtë mishmash gërmash të mëdha e të vogla, thashë me vete që ky zotëria do ti ketë nja dy drasa mangut në kokë.

      1. More ti “i paemer” i ditur, a do na besh ndonje koment rreth thelbit, se dukesh dhe me alamet gjykimi nga estetika e paragrafit qe ke shrkuar, apo do merresh me drejtshkrimin?
        Taksa eshte e larte, shume e larte, ndersa kafshet e kane vendin me kafshet, jo midis njerezish.
        Forca e Ligjit mbi gjithcka, llafet e teperta jane fukarallek.

  2. Nuk kam lexuar IDIOTLLIK MA TË MADH, Edhe komentuesit më idiotë deri tani nuk e kishin kapur këtë nivel idiotlliku. Ti qenke rekord Gines. Ia kalon edhe rilindasit më idiot që mund të jetë.

  3. O komentuesi i paemer ai i pari ne liste, mire te thote ai tjetri qe ke tastieren e prishur por edhe nga trute dukesh qe nuk je ne rŕegull. Ndaj mendjen eshte takse apo tarife sipas inteligjences tende? Se ketu ndahet shapi nga sheqeri e para dhe e dyta te dhjefsha ne arsyetimin qe ben. Prandaj jemi ne kete situate ne shqiptaret se jane shtu shume inteligjentet e ketij lloji

  4. drande kurtizane eshte nje felliqesire qe si nje pjese e ndotur e katolikeve po e turperojne veriun duke u vene ne sherbim te klyshve komunist qe i persekutuan dhe perdhunuan per 50 vjete por te jene te bindur qe do te japin llogari dhe do te flaken ne plehra.

  5. Ky proces i montuar politik eshte i ngjajshum me gjykatat e serbis per shqipetaret e kosoves,ne vitet e 80-90-97 ta.
    ju pelqeu apo jo,por edi rama eshte njeri i rusis dhe ps-n,e krijojë U DB- ja w serbis,si kundershtar i demokracis dhe destabilizimit te shqiperis.
    te gjitha tragjikst per shqiperin u gatujten nga ps me udb-serbe.

  6. E bera me qellimin e vetem per te treguar rendesine e atyre qe them dhe ku duhet goditur. Prandaj shkruajta ne ate menyre. Sa per shkolle mos u lodhni kot se nuk besoj se ndonje nga ju Kerthinjte e ketushem ka mbaruar normal klasen e 8-te . Dhe nuk dua te fyej e te bie ne kurthin tuaj pasi ketu ne web qe te gjithe “shoqeria e juaj” ta “mbushin” mendjen se kane nga 3-master dhe te japin vleresime per menyren se si shkruajta dhe JO PER ATO QE THEM! Ka ndonjeri kundershti per ato qe shkruajta me lart dhe qe mund te me kundershtoje me faktet e tij!? Kjo eshte ceshtja, te tjerat “rregullohen”!?

    1. I paemer. E kuptoj ku do te dalesh. Dhe jam dakort qe njerezit nuk duhen te bien preh e acarimeve, duke mbjelle anarki e duke shkaterruar. Futja e vendit ne kaos nuk i sherben Shqiptareve as Demokrat e as Socjalist. Deri ketu dakort. Por a mund te thuash cila eshte pika qe nje popullate mund te duroj dote shfrytezimin dhe neperkembjen pertej ciles vetem demostrata e dhunshme ngelet? Jo cdo demostrate e dhunshme eshte e demshme pra. Deshtimi i demostrates ne Kukes eshte dyfish, e para qe shoqeria me gjere nuk ju bashkua, dhe e dyta qe mori perkrahjen e PDse dhe LSIse duke e politizuar. Por indinjata qe u shfaq ne Kukes eshte rreale, e ndjen cdo Shqiptar pervec atyre qe jetojne ne luks me koncesjone. Ajo qe ndodhi ne Kukes mund te ndodhe kudo ne Shqiperi per shkaqe te ngjashme, atehere faji nuk duhet te kerkohet tek ai qe shkaterron por tek ata qe kane cuar vendin ne kete pike.

  7. ore seriozisht po na marrin per budallenj keta te PS. Po si ka mundesi more po cili eshte ai bir Shqiptari qe pranon ti vendosi vellait te Kosoves nje takse qe e con drejtperdrejt tek Serbi, po nuk e kuptoni qe nuk eshte vetem te Kuksi problemi por edhe tek Kosova, e nuk ju vjn turp qe permendin Europen, nuk na duhet Europa perpara Kosoves dhe Kuksit e halleve tona, ne nuk jemi per BE e mos na beni per budallenj, mjaft se na e keni ngulur thiken ne palce per 25 vjet, vec horrat po fitojne.

  8. Te gjithe shqiptaret e kuptojne sesi Lsi dhe Fatmir Xhafa po i pergatisin rrezimin Ed Rame vetem ai nuk e ka kuptuar ,nuk e kupton qe ne te gjithe kete histori ai ka fituar urrejtjen mbarepopullore edhe veprimet e Policise dhe e Kryeprokurores “zare” e Fatmir Xhafes dhe Ulsi Manjes jane pikerisht qe te dergojne ne perplasje popullore dhe Edi Rama te fajesohet si njeriu qe i beri dhe Fatoja me LSI Lali ERin Dhe Pandeliun te dalin si negociatore pasi edhe opozita nuk eshte per Zgjedhje por per nje Kryeminister tjeter socialist dhe realisht Edi Rama me drishkurtesine dhe arrogancen e tij e meriton nje fat te tille.Gjynah ata te shkretet qe po kalben birucave njelloj si te gjoret e 21 janarit Perfundimisht kjo klase politike e degjeneruar pavarsisht lojrave ka piket me te dobeta ne syte e popullit e keqja eshte qe spo afrohet alternative tjeter pasi na ka mbytur oligarkia e korruptuar ekonomike

  9. Patatapa-Pershendetje! Une nuk besoj dhe nuk pajtohem me Qeverine dhe e Urrej ate tarife apo takse qe vendoset vetem se nuk kane cfare ti bejne Bashes dhe e ha populli sidomos ai i asaj zone dhe Kosovaret etj. Ashtu nuk e pelqej dhe nuk bie dakord per Marreveshjen e Detit qe patjeter ka hile!? Po ashtu dhe per taksa te tjera qe vendosen sepse nuk ka pse Shqiperia te kete 140 deputete per mendimin tim. Une jetoj ne USA dhe ka pagesa takse te tilla por nuk jane te ardhurat njesoj me te shqiptareve sidomos banoreve te asaj zone. Nqs me ke lexuar me kujdes une nuk mbroj asnje parti biles kam neveri per te gjitha partite qofte per shkaterrimin qe i kane bere Shqiperise ashtu dhe vjedhjeve galopante. Protesta duhet te kete dhe kam qene dhe jam per to por atehere kur ngrihet vertet nje popull i tere jo disa kriminele qe i shohim rendomte ne krah te deputeteve te kujtdo partie. Por populli votues historikisht i ka besuar partive dhe u ka dhene voten pavaresisht se i ka vrare, djegur dhe vjedhur. Ky eshte halli qe nuk zgjidhet!? Ketu bej fajtor TV-te dhe gazetaret te cilet me vrap sa ne nje parti ne tjetren dhe e cmenden popullin. Ne nje kohe qe gazetare dhe TV te pavarur ne Shqiperi nuk ka. Ky eshte demi me i madh ne Shqiperi! E kupton qe politika (pushtetare, gjykates, prokurore, gazetare) tallet me popullin dhe NUK ESHTE DENUAR ASNJE NGA GJITHE KJO MASAKER dhe TRADHETI! Nje milingone vend dhe po mbushet me varreza, kisha dhe shkolla greke pra te pushtuesve dhe te atyre qe kane djegur fshatra te tera shqiptaresh! Oh, sa ka aq sa nuk di nga ta fillosh!?

  10. Një proteste e madhe me vlera demokratike për Shqipërinë, do të ishte një protestë e organizuar për të zhvilluar zgjedhje ku deputetet të zgjidheshin direkt nga populli me emër e me performancën e tyre e jo nga liderët partiake.
    Më shumë se cilido vend tjetër, duhet ta ketë Shqipëria këtë sistem zgjedhor, pasi është parë që niveli i përfaqesimit në paralament ka degjeneruar deri në futjen në të, të njerëzve me rekorde kriminale.
    Paraprakisht me ligj, t’ju ndalohet kanditimi për deputet, cilitdo që ka vënë pasuri në rrugë të dyshimta apo që ka lidhje qoftë fisnore me njerëz të krimit mafioz apo të krimeve të diktaturës enveriste, pasi me paratë e pista e me format e dhunëshme të ideollogjisë komuniste, ata mund të grumbullojnë vota tek të varfërit e mashtruar si me para, ashtu edhe me kërcënime mafioze.
    Sa i takon “mosbindjes civile” si një formë demokratike e protestave, kjo mosbindje duhet të fillojë që nga gazetarët që të investigojnë me guxim e të publikojnë edhe kundër vullnetit të pronarëve të korruptuar të mediave të vërtetat e faktuara ashtu siç janë e jo siç ju intereson padronëve.
    Ndërkaq kjo mund të realizohet kur gazetarët të krijojnë një sindikatë të tyre të fuqishme e të pamvarur, që spastrimin ta fillojnë që nga vetja, duke demaskuar publikisht gazetarë të pamoralshëm që abuzojnë politikisht hapur në mardhënie okulte partiake.
    Mund të duket kjo që po shkruaj një fantazi e parealizueshme në Shqipëri.
    Por të mos harojmë se forcën më të madhe lëvizëse të një shteti demokratik, e përbëjnë sindikatat e pamvarura e Shqipëria është ndër vendet e fundit ne Europë, veç të tjerave, ku roli i sindikatave është zero.
    Nuk do të guxonte qeveria Rama e cilado qeveri shqiptare të luante me interesat e popullit e me taksime të shumëfishta, nëse do të kishte sindikata të fuqishme që do të paralizonin qeverisjen e tyre.
    Duke munguar sindikatat, si përfaqësi të zgjedhur jashtë politikës e në baza profesionesh, do të evitohej edhe mashtrimi se protestat antiqeveritare apo kundër bizneseve abuzive, i bën “opozita” për të ardhur në pushtet.
    Kjo është forma më idiote e propogandës politike.
    Në gjithë botën demokratike, forcat politike të organizuara në parti, është krejtë normale që të luftojnë për pushtet, përmdryshe nuk kanë se si ti realizojnë programet e tyre.
    Nese kërkesat e opozitës përkojnë me kërkesat e sindikatave të pamvarura, atëhere nuk e ka të gjatë pushtetin asnjë qeveri e korruptuar.

  11. Te dashur/a bashkekombas/e,
    Si fillim po permend nje shprehje te nje ish presidenti te madh Amerikan: “kur nje ligj/rregull eshte i padrejte, atehere eshte detyra jone qytetare/kushtetuese te mos i bindemi atij”. Asnjehere nuk kam qene pro dhunes, por nese duam qe te mbizoteroje forca e ligjit, atehere duhen ndeshkuar te gjithe me rradhe, qe nga ai qe hodhi gurin e pare e deri te ata qe u pergjigjen me te njejten monedhe. Interesi kryesor dhe i patjetersueshem duhet te jete ai i popullit, i qytetarit te thjeshte si une e ti qe “harxhojme” kohe te komentojme ketu, qe paguajme taksat nje me nje, qe po vidhemi dita dites si te ishim skllever te para 500 viteve. Pra ajo qe ndodhi ne Kukes, ishte nje reagim i deshperuar i qytetareve te Kukesit qe nuk iu degjua zeri nga asnje institucion shteteror. Dhe ne te gjithe se bashku duhet te dalim ne proteste per djersen dhe gjakun qe po na vidhet. Sepse Shqiperia na perket neve dhe askujt tjeter!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *