• |
ide | kryesore

Koment/ Çfarë treguan dënimet e kuksianëve?

Arkiva, Kryesore



Mjaftuan katër ditë që nga e shtuna, kur disa qindra banorë të Kuksit u ngritën në protestë kundër taksës së Rrugës së Kombit e deri të mërkurën kur 11 prej tyre gjykata i la në burg, për të kuptuas se jetojmë në nje regjim erdoganian, ku pushtetet janë vasalë të vullnetit të njishit.

Le t’u kthehemi edhe njëherë fakteve.

Menjëherë pas protestave, kryeministri Rama doli live dhe në një fjalim kaotik, që u karakterizua më shumë nga konvulsione asmatike, dhe i shpalli protestuesit vandalë duke u bërë njësh me oligarkët me të cilët ndan paratë.

Menjëherë pas tij, gazetarë mercenarë vrapuan të vërtetonin se ata që ishin burgosur ishin vërtet vandalë dhe se e vetmja gjë e shenjtë në këtë vend ishte prona e privatit.

Po atë natë me një operacion policor të tipit fashist, policia i rrëmbeu njerëzit (shumë prej tyre rezultuan sot se nuk duhet të ishin as në burg), në kundërshtim me çdo ligj, në orët e para të mëngjesit.

Pastaj kryeprokurorja truboshe, që është vënë në atë post pa shumicë të cilësuar dhe pa vetting, si shërbëtore e atyre që e zgjodhën gënjeu publikisht duke marë krahun e qeverisë (lexo shkrimin poshtë /Lapsi.al).

Lexo më tej:

Protesta e kuksianëve, prova që Arta Marku u vu nën urdhrat e Edi Ramës

Po të shohësh, pas saj, një gjyqtare, Alma Ahmeti (foto lart) e sjellë si kamikaze nga zyra e saj në Kukës drejt e në Tiranë, që nuk guxonte të ngrinte njëherë kryet për të lexuar vendimin që i kishin shkruar, noterizoi të njëjtat kërkesa që kishte bërë prokuroria.

Dhe po t’i shtosh kësaj edhe një polici, që pasi i arrestoi në mënyrë të kundërligjshme njerëzit, donte të mbyllte dyer e një procesi që prezumohet të jetë i hapur dhe transparent, situata bëhet e plotë.

Foli kryeministri dhe menjëherë u vunë në rresht, policia, gazetarët, prokurorët dhe gjykatësit e pas reformës në drejtësi.

Çfarë po ndodh më shumë në Turqinë e pas grushtit të shtetit, ku fjala e sulltanit Erdogan është kthyer në ligj???

Ja pse katër ditët e kuksianëve janë një provë e pakundërshtueshme se jetojmë në një regjim të udhëhequr nga një autokrat.

©Lapsi.al

Lexo më tej:

Fatos Lubonja: Jemi të gjithë kuksianë

Kuksianët që i morën frymën Ramës



9 Comments

  1. Jo mor Bushat Jo. I harrove qindra shkrimet e tua se Opozita po bllokon reformen ne drejtesi se ka frike prej saj dhe se reforma ne drejtesi po shkonte vaj?!?!

  2. Eshte per te ardhur keq. Konstatimi eshte i sakte, dhe i dukshem. Te gjitha institucionet flasin me nje gjuhe,sikur prononcimet i shkruan e njejta dore. Njerez qe shitemi lire pa moral. Flas per pushtetaret. Po kalohet cdo cak i durimit,gjerat po behen hapur duke transmetuar mesazhin qe nuk pyes per njerezit. E cuditshme si provokohet pa pushim. Por ndodh cdo dite cdo ore. Nje konsum i jashtezakonshem. Duket Rama sikur e kemi 20 vjet mbi koke. I lodhshem, i njejti, propogande pa fund. Deri kur!!!! Kaq pa shprese jemi ne si popull qe nuk arrijme te nxjerrim nje elite qe te na perfaqesoj denjesisht! Qe te sjelli shprese, qe te mbroj interesin e publikut!!!!

  3. Foto kuptimplote kjo e kesaj gjygjtares mjerane e thyer me dysh nga turpi i atyre detyrave qe i kane dhene per te lexuar!

  4. Ju lumt gazeta shkyejani masken gjygjtarve dhe gjeveritrve qe po shkatrrojn at vend te bukur qe ka fal ziti. Ky vendim Eshte si vendimet e 1945 me gjykatse e prekuror pa moral pa prefesionizem . Ju mbeshtes Kuksjan e gjith popullin qe ngrihet per pa drejtsi nga cerium ne jug Jan nje. Nga Boston

  5. I sakte, preciz komentuesieshprehe_sqaruesi BERTI koherente mendim veprues. keshtu ta mendojme, e te veprojme qe nga neser, per te mos lene qe te na shtohet me shume vetevrasjanga keta pushtues. Edhe nje here e pershendes BERTIN,,,,,KONCIZ.

  6. ZZIKU,
    a e ke mbaruar shkollen fillore?
    Jo per gje por na fton te mendojme dhe veprojme qe nga neser si ty.
    Por do te lutesha perpara se sa te veproj si ty me perkthe shqip-shqip fjaline:
    “I sakte, preciz komentuesieshprehe_sqaruesi BERTI koherente mendim veprues”
    Mbasi kam frike se do te shkoj mbas nje idioti noterik.

  7. Une nuk dua te me ndjek njeri, as te mendoni si une. Ky eshte opinioni im dhe e shpreh. Ata njerez qe sot jane ende ne burg , ne opinionin tim jane heronj, jane per tu marre shembuj. Proteste me te drejte , arsye me legjitime une nuk kam pare vitet e fundit. Eshte e turpshme per kete shtet, per kete qeveri qe ben kete lloj hakmarrjeje primitive ndaj ketyre njerezve. Kjo e shton revolten dhe me shume. Ata njerez jane ne te drejten e tyre, dhe kur je me te drejten nuk ka force qe te ndal. Perfshirja e opozites ne kete histori eshte e sforcuar, dhe zbeh vleren reale te saj. Por ketu pozita dhe opozita jane bashke, mbrojne te njejtat interesa dhe kane marreveshje ne leter per ndarjen dhe nderrimin e pushtetit. Pazare qe behen ne kurrizin tone. Pra njerezit sot jane pa shprese, te zhgenjyer, dhe te varferuar ne kocke. Urrejne Ramen por po aq urrejtje ndjejne dhe per Bashen. Ndaj duhet te luftojme per elite te re qeverisese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *