• |
ide | kryesore

Analiza/ Çfarë fshehu Edi Rama gjatë fjalimit në Kuvend

Arkiva, Kryesore



Edi Rama sot në parlament dukej sikur sapo kishte zbarkuar nga ndonjë kontinet tjetër dhe krejt papritur ishte ndeshur me padrejtësitë që u ishin bërë shqiptarëve gjatë mungesës së tij. Ai mori mbi vete një përgjegjësi abstrakte, pa shkarkuar askënd dhe pa kërkuar asnjë dorëheqje, dhe, pa pikë cipe, deklaroi se taksa për Rrugën e Kombit ishte menaxhuar gabim dhe se këtej e tutje, me aminin e tij, ajo nuk do të vendosej më derisa të gjendeshin modalitetet për të mos rënduar qytetarët e Kukësit dhe zonave përreth.

Kryeministri, që këtë mandat thotë se po e ndan tepsinë me qytetarët dhe po bashkëqeveris me ta nëpërmjet një platforme të fuqishme që e reklamon madje edhe në mediat afër tij, rezultoi se vetëm ata nuk i kishte patur hiç në hesap kur vuri traun e u kërkoi nga 5 euro sa herë të ngrihej ai. Edi Rama veproi me teorinë e faktit të kryer dhe do të kishte vazhduar njëlloj sikur banorët e Kukësit të mos kishin reaguar me forcën e dëshpërimit.

Ishte kjo forcë që e sprapsi Edi Ramën dhe, mesa duket, është e vetmja gjuhë që mund t’i bëjë efekt një kryeministri në delir. Ai foli në Kuvend për një gabim, madje kërkoi falje, duke dashur të zgjasë karrotën pasi shkopi që tentoi të përdorë iu thye në kokë. Për 5 ditë me radhë, ai nuk e bëri këtë, por provoi me të gjitha mënyrat ta kalonte lumin duke menduar se gjithë kjo histori do të zgjaste vetëm tre ditë dhe më pas, “delet” do të ktheheshin në vathën e tyre të nënshtrimit. Ai nuk la zar të tij pa përdorur për të treguar se protesta në Kukës ishte thjesht një incident lokal, se organizatorët ishin vandalë dhe persona me precedentë penalë, se opozita po manipulonte qytetarët e varfër, etj etj.

Por reagimet masive në rrjete sociale, unifikimi në një zë i opionit publik, jehona që pasoi nga Kukësi në mbarë Shqipërinë, shenjat e rebelimit kundër TVSh për biznesin e vogël dhe dhjetra padrejtësive të tjera, e detyruan që pas 5 ditësh ta merrte bishtin mes shalëve të gjata dhe të pranonte një si lloj gabimi që ai dhe qeveria e tij paskëshin bërë duke mos informuar e duke mos llogaritur si duhej pasojat e taksës së rrugës për banorët e veriut.

Sigurisht që kjo taktikë nuk i pi më ujë një njeriu që e ka humbur me kohë mundësinë për t’i besuar në ato që thotë. Sepse të gjithë e dinë që ai nuk u tërhoq sepse iu dhimbsën banorët dhe krejt papritur ndjeu diçka në zemër për ta. Ai u tërhoq, sepse nga dhjetra abuzime të ngjashme që ka bërë në këto vite me taksat e shqiptarëve, këtë herë i ngeci sharra në gozhdë.

Prandaj në Kuvend gjuha e tij, që flet aq shumë, nuk mund të mos shkonte aty ku i dhemb dhe dhëmbi me të cilin ka kafshuar në këto vite pasuritë publike. Tek koncensionet, me të cilat i ka rrënuar shqiptarët dhe ka pasuruar oborrtarët. Prandaj ai nuk foli vetëm për Kukësin. Por me tërheqjen e përkohshme nga një tarifë koncensionare, kërkoi të lante gjithë mëkatet e milionave të abuzuara ndër vite. Edi Rama kërkoi të shfaqësohej për koncensionin e Check- up dhe dializës, duke thënë shprehjen lapidare që ato janë falas për qytetarët sepse i paguan shteti. Ndoshta mendon se shteti është i tij dhe paratë që dalin nga buxheti janë po ashtu të tijat. Por nuk foli për koncensionin e sterilizimit, atë të laboratorëve, të lojrave të fatit e shumë të tjerë që marrin paratë e taksapaguesve shqiptarë për të ofruar shërbime që jo vetëm mund t’i ofronte shteti, por që nuk i duhen dhe nuk i shërbejnë askujt. Vetëm atyre që mbushin xhepat e tyre. Edi Rama nuk flet për to, sepse e di, që në fund ato nuk do të lenë asgjë si investim për shqiptarët, por do të zhvasin paratë e tyre dhe do treten si kripa në ujë.

Kryeministri në Kuvend foli si nga ndonjë kontinent tjetër jo vetëm për taksën e rrugës së Kukësit. Ai u duk i tillë edhe kur në pjesën e njohur “fajin e ka Saliu”, nisi të anatemonte koncensionet e qeverisë Berisha, të cilat deri dje i numëronte si suksese të investimeve të huaja në bilancin e tij të shkretuar. Kryeministri i vendit goditi dy koncensione të huaja, Rapiskan dhe atë të kolaudimit të makinave, me të cilat bashkëjeton paqësisht në pesë vite dhe nuk ka ndërmarrë asnjë hap t’i hetojë ato nëse janë, siç thotë ai, abuzive. Kështu pati folur para ca vitesh edhe për Bankers Petrolium, të cilët i kërcënoi t’i largonte Shqipëria, por nuk u ndje më kurrë sapo gjeti rrugën të hapte kanalin e “komunikimit” me miqtë e tij të apasionuar pas naftës së Ballshit.

Edi Rama foli në parlament edhe për rrugët që qeveria Berisha i paska ndërtuar si mos më keq dhe që prej tyre e zhyti vendin në borxhe. Por ai nuk tha se përse në plot 5 vjet, qeveria e tij nuk është në gjendje t’i rregullojë ato, lëre më të shtrojë ndonjë kilometër. Përse mazhoranca rilindase nuk bën dot 13 kilometrat e rrugës së Elbasanit, përse nuk përfundon dot një mbikalim në Levan, përse nuk e mbyll autostradën Milot- Morinë e pastaj të kërkojë taksa. Sepse qeveria Berisha i ka lënë shumë borxhe dhe qeveria e tij nuk ka mundësi të bëjë investime? Jo, sigurisht që nuk është kjo arsyeja. Jo vetëm sepse borxhi u rrit në mandatin e parë të Edi Ramës, por mbi të gjitha sepse ai e përdori buxhetin e shtetit jo në shërbim të qytetarëve por si mjet përftimi për vete dhe një grusht njerëzish.

Rruga e Kombit ka kushtuar 1 miliard euro, por po kaq dhe më shumë kanë kushtuar deri tani vetëm koncensionet në shëndetësi dhe pllakat e rilindjes urbane. A mund të shkonin këto para për të mbyllur ato rrugë për të cilat ankohet sot kryeministri? Sigurisht që po, por është më e lehtë të përfitosh e të merresh me palma, pisha e kumbulla, duke i bërë rrush e kumbulla taksat e shqiptarëve. Eshtë më e lehtë të merresh me stadiume me kulla dhe teatër nën kulla sesa të investosh në spitale, shkolla, ujësjellësa dhe transport publik.

Për këto Edi Rama nuk foli dot në Kuvend, sepse e di, që sado të qëndrojë në pushtet historia e tij është e parashkruar si ajo e një njeriu që u zgjodh të qeveriste, por nuk mundi të lërë asnjë gjurmë të vetme. Prandaj mendja e tij bridhte sot në Kuvend nga tuneli i Kalimashit, tek rrugët e Berishës e shtëpitë e gazetarëve. Ai nuk ka një bilanc të vetin, përveç abuzimit që sa vjen e shtohet me pasurinë publike dhe taksat e shqiptarëve. Prej tij nuk mund të pritet më shumë. Arrogant kur nuk has asnjë pengesë përpara dhe skuth sa herë përballet me revoltën qytetare, Edi Rama i ka konsumuar të gjitha taktikat manipulitave. Tani është koha kur ai është i detyruar të gëlltisë çdo ditë, çorbën e thartuar që ka gatuar në këto pesë vjet.  ©lapsi.al

Pse dhuna është e vetmja rrugë

Zbythet Edi Rama, tërhiqet nga taksa

 



13 Comments

  1. Ketij harbuti duhet ti vihet kapaku, te permbyset sa pa permbysur e mbytur nje popull. Por pytja eshte;_-A eshte popullii ngarkuar nga kjo varferi e shtypje e ketij pushteti per tia kthyer patkojte ketij kali te cmendur? Nisma ka filluar. tashti vendosmeri, bashkim popullor, e largim per mos kthese me e ligesise RAMA.

  2. Po te erdhi keq ti I paemer,, qe nuk edi ku e ke humbur ne varr a ne pari, si ndonje ish sigurims, por ate parti e keni ju kulishet e bire kurvash komuniste… Ty ore zedhenesi i kurvit, nuk te bejne pershtypje fjalet e presionet e atij qe ti adhuron, pa me shihke theniet e mija se na qenkan trakte komuniste,,,JO,,,,JO ,,me ato shpreh urrejtjen qe na ee ka mbire e shtuar ky idioti KM qe ti qelbesira rilindase mundohesh te pergjithesosh komentet vazhdimisht ne tymnajen e specialitetit tuaj sigurims. PACI FAQEN E ZEZE.Ju jeni armiq te familjes suaj,KERMA TE TRASHEGUARA.

    1. Po pse e vret mendjen per kete vulehumburin pa emer? Nuk i prish pune njeriu ai. Partia i ka thene qe te haje mut dhe ai po e ha. Dhe meqenese ha shume dhe i fryhet stomaku;nga sikleyi i fillojne pordhet nga goja e i duken te gjithe se jane tifoze te Saliut.

  3. ZZ,IKA,
    edhe llagapin qe i ke vene vetes me ngjan i peshtire dhe kujton mizat qe rine ne bythe te kalit ose nje lloj bubuzhelli qe ushqehet dhe jeton ne bajga.
    Se qe je nje derr katunari kjo kuptohet sapo lexon fjaline tende te pare.

  4. Ne parlament ishte shfaqur fiks si nje njeri i kapur ne flagrance. I coroditur , i frikesuar ne panik. I zverdhur anemik terrsisht i ekspozuar ndaj qellimit vet dhe aspak bindes ne ate qe thoshte. E kishte humbur si mos me keq, por jo per te ardhur keq. Kesaj rradhe duhet mbytur, se nuk duhet ta kaloj lumin.

  5. O i paemër që leh këtu për padronin tënd drogaxhiun Rama.
    A thua vërtetë po të ha meraku për “trakte komuniste” ?
    Po leri ore fundërinë këto hipokrizira e këtë stilin e hajdutit që thërret kapeni hajdutin.
    Mos na qenka nipi i Spiro Kolekës antikomunist, mos na qenka ish ministri i fundit të sigurimit Gramoz Ruçi antikomunist, apo Fatmir Xhafa, një ish hetues i sigurimit ?
    Jo më këta që po të përmend, por as diktatori Enver Hoxha nuk ja kishte idenë e fillozofise marksiste ndonëse fliste në emër të komunizmit.
    Enveri dikur për të mbajtur në zgjedhë gjithë popullin shqiptar me krimet e tij, fliste në emër të “diktaturës së proletariatit”.
    Këta këlyshët e tij sot flasin për “popull socialist” e kanë parasysh me këtë popull fundërina si ti që pasurohen me trafiqe të ndyra.

  6. Komentuesit ores 09:49
    Une nuk jetoj ne Shqiperi dhe padronet e mi kane qene puna dhe dija.
    Ndersa ti dhe lloji i specjes qe perfaqson ke padron injorancen dhe urrejtjen patologjike. Ketu e ka justifikimin instikti primitiv i kenaqesise qe iu jep shkaterrimi dhe djegja e pasurise popullit.
    Keni pothuaj 30 vite qe vetem shkaterroni cdo gje qe ju del perpara. Rrembyet pronat e te tjereve duke ngulur 4 kunja dhe……. ; Toke e xanun.
    E keni flluar me Kavajen, dhe me pas me gjithe vendin qe kulmon me 97-n.
    Keni rrembyer tanket e ushtrise, keni shkulur pllakat e rrugeve per te shkaterruar pronat e popullit dhe vazhdoni edhe ne ditet e sotme me te njejten menyre.
    Ju mund te shkaterroni cdo gje por jo memorjen Kombetare.

    Ju keni aritur ate qe ne cdo pike te globit te shkojme te na vije turp te trgojme origjinen tone shqiptare

  7. e vetet e madhe se edi rama si diktatoret,hugo çavez.fidel kastro.milloshviçi.kim jung,ben aliu tunizian,gafafi e ish sadam hysein,qe financon dhe kontrollon mediat e korruptuara te shqiperis.
    moti koh nga zvicra kame kuptuar kete,dhe mediat private te rames evitojn ti qesin tituj e ngjarjet reale te dites,por vetem tituj kunder pd e salih berishes,tani anti lulzim bashes.
    dihet se cilat jane gazetat e edi ramrs dhe ps,por dikur jane ushqyer edhe ne kazanin e ilir metes.

  8. e vertet e madhe se edi rama si diktatoret,hugo çavez.fidel kastro.milloshviçi.kim jung,ben aliu tunizian,gadafi e ish sadam hysein,qe financon dhe kontrollon mediat e korruptuara te shqiperis.
    moti koh nga zvicra kame kuptuar kete,dhe mediat private te rames evitojn ti qesin tituj e ngjarjet reale te dites,por vetem tituj kunder pd e salih berishes,tani anti lulzim bashes.
    dihet se cilat jane gazetat e edi ramrs dhe ps,por dikur jane ushqyer edhe ne kazanin e ilir metes.
    krrkoj falje per disa gabime ortografike, ne pytje se shkruaj nga tel i xhepit dhe butot afer njera tjeters,dhe shtypen pa dashje nje tjeter buton.
    Mbremje te mire per gazeten lapsi.

  9. gjeo-analisti-zvcer,
    kurre nuk je nje i tille!
    Te mungon kultura elementare duke filluar qe nga njohja e gjuhes amtare deri rregullat e sintakses dhe morfologjise.
    Ajo qe kuptohet lehte tek personi yt eshte origjina kosovare dhe kultura ne nivelin e nje puntori te rendomte ndertimi, ose si e thoni ju Kosovaret, ndertimtarise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *