• |
ide | kryesore

Del dokumenti/ Si e kapi Rama drejtësinë me 9 milionë $ që Lu i dha Sorosit

Kryesore, Lajme



Judicial Watch, një grupim aktivistësh amerikanë konervatorë kanë publikuar së fundmi dosjen se si miliarderi George Soros përfitoi nga paratë e taksapaguesve amerikanë për qëllimet e tij politike në Shqipëri.

Ky grupim ka hetuar disa nga financimet e Soros në vende të ndryshme të lindjes dhe së fundmi ka publikuar një dosje me 32 faqe si si “Fondacioni për Shoqërinë e Hapur” në Shqipëri u vu në shërbim të Partisë Socialiste në pushtet dhe kryeministrit Edi Rama për të justifikuar mënyrën se si po bëhej reforma në drejtësi.

Dhe kanë marrë jo pak, por të paktën 9 milionë dollarë. Judicial Watch e ka bërë hetimin nisur nga interesi i saj, për të hedhur dritë se si u shpenzuan paratë e taksapaguesve amerikanë për qëllime politike të administratës së ish-presidentit, Obama.

Por ky dokument që disponon të plotë edhe lapsi.al nxjerr disa detaje mjaft interesante për të kuptuar mbështetjen e fortë që Edi Rama kishte nga ambasadori amerikan Donald Lu gjatë negociatave të miratimit të reformës në drejtësi dhe sidomos gjatë krizës politike përpara zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, kur Lu doli hapur kundër bojkotit të opozitës.

Judicial Watch thotë se dosjen me 32 faqe arriti ta marrë më 26 maj 2017, vetëm pasi ngriti një padi për lirinë e informacionit kundër departamentit amerikan të shtetit. Ky i fundit fillimisht refuzoi të jepte dokumentet 31 mars 2017.

Dokumentet tregojnë se si fonde të USAID u derdhën për llogari të Fondacionit për një Shoqëri të Hapur në Shqipëri i mbështetur nga Soros, për t’i dhënë qeverisë socialiste më shumë kontroll mbi gjyqësorin. USAID ka paguar 9 milion dollarë në 2016-ën për fushatën e quajtur “Drejtësi për të gjithë” i cili është mbështetur nga “Instituti i menaxhimit Lindje Perëndim” sërish në varësi të Soros.

Në mars 2017 një grup prej 6 senatorësh amerikanë të kryesuar nga Mike Lee i dërguan një letër Sekretarit të Shtetit të asaj kohe Rex Tillerson që të hetonte nëse zyrtarë amerikanë kishin përdorur fondet e taksapaguesve për të mbështetur Sorosin në Shqipëri. Në letër thuhej: “Fondacioni për një Shoqëri të Hapur” dhe ekspertët e tij me fonde të USAID kanë hartuar të ashtuquajturin “Dokument Strategjik për Reformën në Drejtësi në Shqipëri”. Disa politikanë besojnë se këto “reforma” kanë si qëllim t’i japin kryeministrit dhe qeverisë së tij të qendrës së majtë një kontroll të plotë mbi drejtësinë”.

Në parlamentin shqiptar, opozita e ka përmendur shpesh se kjo “strategji” është një reformë e sponsorizuar nga Soros.

Të dhënat e reja të “Judicial Watch” zbulojnë një “memo” të prillit 2016 nga ambasada amerikane në Tiranë që tregon se ka “sponsorizuar” një sondazh në bashkëpunim me “Fondacionin për një Shoqëri të Hapur” të Sorosit për të matur te qytetarët shqiptarë “njohuritë, mbështetjen dhe pritshmërinë nga reforma në drejtësi”. Fondacioni i Sorosit raportoi më pas se 91% e shqiptarëve e “mbështesnin plotësisht” apo “e mbështesnin disi” nevojën për një reformë në drejtësi. Sondazhi nuk e specifikonte se çfarë lloj reforme kërkohej (shiko dokumentin lart).

Një tjetër dokument i shkurtit 2017 tregon se si Departamenti i Shtetit bashkë-financoi një tjetër sondazh të “Fondacionit për Shoqërinë e Hapur” për reformën në drejtësi që forconte kontrollin e qeverisë shqiptare mbi reformën. Raporti tregonte se departamenti për marrëdhënie publike në ambasadën amerikane në Tiranë dhe fondacioni Soros mbështetën organizata lokale për të orientuar opinionin publik mbi reformën në drejtësi.

Të dhënat tregojnë se DASH i dha organizatës së Sorosit fonde direkte për programet në Shqipëri. Një raportim në 10 shkurt 2017 thotë se “si një nga ofruesit më të mëdhenj të ndihmës në Shqipëri, përfaqësuesit e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur kërkojnë të marrin pjesë në shqyrtimet teknike të aplikimit që jepen për financim “ (shiko dokumentin lart).

“Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, i administratës së Obamës, ka qenë i lidhur ngushtë me Sorosin dhe qeverinë socialiste në Shqipëri. Në maj 2017, Lu ndihmoi të minojë planet e partive opozitare shqiptare për të protestuar ndaj zgjedhjeve të ardhshme parlamentare duke deklaruar se SHBA do të pranonin rezultatet e zgjedhjeve edhe në qoftë se partitë e opozitës refuzonin të merrnin pjesë. Lu është përshkruar në shtypin amerikan si “një forcë shtytëse nga pas e reformës në drejtësi në Shqipëri” – shkruhan “Judicial Watch”.

”Administrata e Obamës kaloi në heshtje të paktën 9 milionë dollarë dollarë amerikanë të taksapaguesve në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me mbështetjen e miliarderit të krahut të majtë George Soros për një qeveri socialiste në Shqipëri. Është veçanërisht mizore që Departamenti i Shtetit lejoi operacionin Soros të ndihmonte me fondet e drejtpërdrejta të taksapaguesve në grupime të tjera”, – tha presidenti i Judicial Watch, Tom Fitton.

“George Soros është një miliarder dhe ai nuk duhet të marrë mbështetjen e taksapaguesve për të çuar përpara axhendën e tij radikale të majtë për të minuar lirinë brenda dhe jashtë vendit” – shton ai. ©LAPSI.al



28 Comments

  1. Ja dha qe RAMA, e qelbesirat te kapin drejtesine..E kush nuk e beso qe kydiktator se ka kapur. te shohe e beje levizjet e deri me tanishme te prokurorise, e gjykatave ,e vendimet, me nderhyrjen e sunduesit.

  2. Rama eshte njeri i kapur jo vetemn nga Soros e Lu, por dhe nga interesa te tjera meskine ne dem te shoqerise shqiptare.

  3. Edhe katundari me i humbur ne kete vend e kuptoi qe Lu nepermjet Sorosit futi hundet dhunshem ne lirine dhe punet e brendshme te Shqiperise. E paprecedent perulja dhe heshtja e klases politike deri ne kete pike sa te viher ne rrezik siguria kombetare. Te vetmit qe folen hapur kundra Sorosit dhe Lu ishin Berisha dhe Llalla, ppr skandali ndoqi skandalin dhe Lu nuk ndihet me se i mori milionat dhe sdo tia di me se cndodh me kete popull e vend.

  4. O shqipetar, kjo na paskish qene ajo reforma ne drejtesi qe do bente amerika jone e dashur, reforma qe promovonte avokati sharlatan Spartak Ngjela. Sipas tij amerikes iu dogj barku per shqiptaret e do vinte drejtesi ne vend!
    Haje shtet bananesh hajde..si me qene vend ne mes te xhungles se Amazones. Mire te na i bejne se ky vend eshte pa zot!

  5. E kush fliste per rrezikun Rus. Po per gjemat amerikane pse nuk guxon te flas njeri. Apo gjasme popull proamerikan ne ngaqe skemi as shtet dhe as institucione te gjendryeshme dhe i çbejm ato fate se do Soros e Lu silas tekabe te administratave amerikane te radhes.
    E vertet qe avokat Ngjela promovonte me pathos te papare “mrekullin” amrikane.
    Fatekeqesi qe sharlatane dhe manipules te tille i promovon dhe media çdo dite neper ekrane. Si mund te heshtet nga opinioni per nderhyrje kaq brutale ne punet e brendeshme sikurse beri sorosiani Lu! Shume e qarte qe e gjithe klasa politike ketu eshte e kapur dhe i sherben interesave meskine.

  6. Keta kinezoidet dhe komunistet lujtojne se mund te fshihen apo mashtrojne lehte sot ne boten e internetit dhe pastaj u mbet edhe hatri…… Pastaj e kane fajin antibiotiket!!!!

  7. Më së fundi po shohim edhe tek Lapsi një shkrim qe demaskon hapur ndërhyrjen e spekullantit multimiliarder Soros në Shqipëri, e qëndrimet aq të dyshimta të ambasadorit të ish presidentit Obama, Donald Lu, e këtu nuk bëhet fjalë thjeshtë për dyshime subjektive, por për fakte të dokumentuara.

  8. “Nderhyrja e Rusise” eshte togfjaleshi sorosian qe perdoret rendom kudo ku Sorosit e metodave te tij djallezore i has sharra ne gozhde!
    U perdor der ne neveri ne rastin e zgjedhjes se Donald Trump president, u perdor kur ndodhi Brexit, kur deshton krijimi i qeverive sorosiane kudo etj. Natyrisht kete model te Sorosit per “Nderhyrje te Rusise” kopjoi dhe ogici i tij ketu Ed Rama. Duke kujtuar se do ta mbajne ne pushtet nga qe opozita qenka “me Rusine”.
    Sa per ate palo-Reforme ne drejtesi, ajo eshte financuar e orientuar nga Soros ketu nepermjet atij kinezit vocrrak Lu! Kete e ka pranuar dhe Ilir Meta ne nje studio televizive. Eshte Reforme ne drejtesi e Sorosit fshehur nen petkun e Ambasadorit Lu qe natyrisht eshte Ambasador i Sorosit jo i Donald Trump.

  9. O idiota e keni iden se cfar shkruani???? Tym i zi ju ka dal nga koka prej reformes ne drejtesi. Akoma kan shpres se do i shpetojn reformes me ca shkrime qe nuk din ti lexojn dhe jo me ti kuptojn. Me behet qefi qe po plasni nga marazi PLASNI PLASNI kete kam pritur prej shume kohesh tju shoh me pordh ne zemer, qe te jetoni me shpresen se mos nuk behet reforma. Ora po kalon, fundi po ju vjen jetoni me frik keto dit, gjumi nuk do ju zej o QELBESIRAT E VENDIT TIM.

  10. Po ket titull nga e nxorret ? Po beni gazetari apo bjeri ti biem, se ata qe lexojne nuk marrin vesh! Lexojeni ne anglisht publikimin. Asgjekundi nuk thuhet qe Lu i ka dhene Sorosit 9 milione dollare. 9 milione dollare ka kushtuar programi i USAID “Justice for All” me objektiv rritjen e performances dhe transparences se sistemit gjyqesor. Shihni website’n e USAID e do lexoni qe midis te tjerash programi ka instaluar sisteme regjistrimi ne sallat e gjyqeve, ne menyre qe gjyqtaret t’a dine qe regjistrohen para se te bejne maskaralleqe. Asnje kokerr nga keto nuk i eshte dhene Sorrosit apo fondacioneve te tij. Pulblikimi thote qe para nga keto jane perdorur per te bashkefinancuar me fondacionin e Sorosit 2 sondazhe per te marre vesh sa e donin shqiptaret reformen ne drejtesi. Thote gjithashtu qe eshte kerukar ndihma teknike e fondacionit te Sorosit per te vleresuar aplikiment e disa organizateve per fonde. Sa per kusurin, publikimi vetem citon akuzat e partise demokratike per Lu’ne, po pa sjelle ndonje prove tjeter. Nqs keto me siper shqiptareve ju duket mjaftushmerisht skandaloze, atehere hajt harrojme reformen, riveme Llallen e gjith sistemin gjyqesor sic ishte me pare.

    1. kjo “ndihma teknike kerkuar Sorosit” eshte nje gjetje fantastike… Sorosi takohet me Junckerin ne Bruksel ne cilesine e privatit, ju thoni nuk po fuska pak hundet ne Shqiperi…

  11. Ah, se harrova. Si rastesisht, ky “grupi i aktivisteve konservatore” qenka interesuar per financimet e USAID’it pak para 31 marsit 2017, pikerisht kur Basha filloi t’i conte pare lobistit te vet nga Skocia…

  12. fake news.. fake news…

    ‘”””” një grupim aktivistësh amerikanë konservatorë “” “””

    Kush me verteton qe ky dokument eshte i vertete ?

  13. Ej, kur thoni qe dikush kapi sistemin e drejtesise, presupozohet qe perpara ishte i pakap. Nqs. kjo eshte teza juaj, atehere nderroini me mire emrin gazetes nga Lapsi ne RD. Nqs. doni te jeni minimalisht korrekt, thoni me mire “Si ja morri Rama Berishes sistemin e drejtesise”. Kshu te pakten na duket dhe ne sikur po lexojme ndonje gazet te pavarme..

  14. Kuptohet qe 4 komentet e fundit i ka shkruar po i njejti person merobazist endrifugist…… hajahahahahah sa te kapshem!

  15. Reforma ne drejtesi eshte financuar nga fondacioni Soros! Askush nuk mund ta mohoje kete gje, eshte fakt. Ky financim e angazhim i ketij fondacioni aq te anatemuar kudo ne Europe (ne Hungarine e vendlindjes ate e kane shpallur Non Gratta), e ka kompromentuar rende kete reforme. Nuk i hapet barku Sorosit per drejtesi ne Shqiperi, ate e preokupon vetem ideja qe te mbaje apo emeroje ne qeveri te ndryshme sorosiane qe tiparin baze kane mungesen e interesit kombetar ne qeverisje.

  16. Edo je i sakte plako, por ne kete vend me keto skandale qe pasojne njera tjetren na kane futur ne nje kurth nga i cili veshtire se dilet.

  17. Diktatura e Proletariatit do te rikthehet, Drejtesia do jete ne funksion te klases dominuese qe eshte klasa punetore, Qente le te lehin karvani ecen perpara
    Enver Hoxha

  18. Kjo shpjegon se pse paragrafi për martesat gay i vendos bashkë me ndryshime Kushtetuese për reformën në drejtësi dhe pse Ambasada SHBA në Tiranë nxitoi të printojë kushtetutën e re bashkë me këtë paragraf përziera se këto ndryshime të votoheshin në Parlament. Shoqatat e Soros it Nik kanë asnjë interes për drejtësinë në Shqipëri, por vetëm t’a kapin sistemin e drejtësisë për të mbështetur lëvizjet e LGBT e për të shënuar këdo që është kundra tyre

  19. PER TOKU’N… sa per qelbesira,,ore matuf a edin ti se kete pushtetin tend qelbesirat e sollen dhe jo te ndershermit, e ashtu sic keni kete KM, qe po jua cjerre me fjaloret etij imorale, e me vjedhjetm, mashtrimet, me drogen, e fallcifikimit te demokracise qe po iben ketij vendi ky diktator. Drejtesia duhet kur vepron drejte sipas kushtetutes dhe e pa varur, por ti mor qyrrash, servil kujt ia trego kete drejtesi? A po shikon se si ky diktator komandon policine eprokurorine ?A sheh ti ore miop s si poe denigron demokracine ky qe ka rreshqitur e qe po merr ne qafe nje popull> Ju si ishet, e sot jeni trashegimtare te te poshterve historike. nuk po ju duket gje mjerimi dhe pushtimi. Prandaj duheni shporrur nje minut, e jo ore sa ma pare. FORTUNA PO JU VJEN.

  20. ju te lapsit te rruni bythen te gjitha i zbuloni, po ne kohen e sales a keni zbulu noj gje se si u kapte drejtesia? Tani qe i jeni fut zbulimeve e publikoni letra e hamendesime alla soros keni harru me bere ndonj artikull kur sala i emeronte vete publikisht prokuroret e gjygjtaret faleshin tek zyra sales para se te merrnin vendimet

  21. Jane momente dramatike qe po kalon populli shqiptar ,my Edvin Rama e Gramos Ruci kontrollojne cdo “qelize ” te jetes se shqiptareve! Vendi po rreshqet me shpejtesi ne diktature ,me e eger se diktatura e Hoxhes dhe e Saliut ,! Edvini e Gramozi Kane vendose ne postetet drejtuese njerezit me te korruptuar qe la njohur vendi : Arben Ahmetaj,Damian Gjiknuri,Ilir Beqja,Alket Hyseni,Nikolla,Taulant Bella…. etc .Pse Nuk hetohet hajduti Alket Hyseni qe pasi grabiti nga 2000 deri me 2006 doganat nen bekimin e Grmos Rucit (dashnorit te mamas se tij) filloi ti bej leket e fituara nga doganat pasuri duke fallcifikuar dokumentat e pronesise se njerezve ne breedet!????Alketi justifikohet duke thene ka me punuar fort ne emigracion, our ka punuar vetem 1 vit ne Greqi,me pas shkoi ne shkolle duke punuar si kambist dhe me von si doganier! Me 2013 as votoi part ia Socialiste Mori te motren nga Fieri ku punon te si mesuese edhe e vendos i inspektore ne M A me arsim Agranome e Kamzes Vet Alketi qe e mbrojti Edvinin e Gramozin kur ishte kryetar I komisionit te Statutiit te PS sa here qe deshen ata! Dhe ata e shperblyen ofiqarin duke e vendosur si drejtor I taskeforces ku grabiti per vete dhe per ke deshi ai ! Pasi I varen melcit ne qafe ujkut e Ben deputet per te pasur imunitet ! Keshtu Kane vepruar me te gjithe kasten.Prandaj duhet shkallmuar nga rrenjet kjo kaste qe nuk po njeh kufi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *