• |
ide | kryesore

Fakti/ Ku gënjeu kryeministri me ndjesën ndaj kuksianëve

Arkiva, Kryesore



Edi Rama sot ka krijuar një skenë ashtu siç do ta donte ai mbarë Shqipërinë. Teksa vendosi të bënte një piruetë të madhe, t’u kërkonte falje kuksianëve, të thoshte se për ta tarifa e rrugës së Kombit ishte e nxituar, se kjo kishte ardhur nga mungesa e eksperiencës e një praktike që zhvillohet në Shqipëri për herë të parë, ai e shndërroi të gjithën në një farsë.

Duhen vënë re dy momente.

Së pari, ai mbajti fjalën e parë në parlament në një sallë ku nuk gjendej opozita (një javë më parë kur PD dhe LSI kishin qenë aty, pati folur ndryshe).

Së dyti, sikur kjo mos t’i maftonte, ai shpiku një gjoja dialog me qytetarët e Kuksit dhe vuri aty si pupacë rrogëtarët e tij.

Lexo më tej:

Pse dhuna është e vetmja rrugë

Fiksojeni këtë burrë. Xhevdet Sopaj, loloja kuksian i Edi Ramës (Video)

Por bllofi i Edi Ramës, më shumë se sa tek këto anë të shfaqjes (që shprehin ëndrrën e tij për një skenë pa kundërshtarë dhe pa kritikë) duhet parë tek thelbi i asaj që ka bërë dhe ka thënë.

Rama e shiti taksën e njëjtë për kuksianët si për gjithë shqiptarët (5 euro për një kalim) si një aksident të paqëllimshëm, si një kurth ku ra pa dashje, si një akt normal për një qënie të gabueshme, bërë nga mungesa e eksperiencës por në asnjë mënyrë në keqbesim.

Askush nuk mund t’i thotë se ai po gënjen. Se ai as ka çarë kokën për të varfërit e Kuksit. Se edhe njëherë preokupimi i tij i vetëm ka qenë të mbrojë interesat e oligarkëve.

Por, ama e gjithë vijësjellja e tij si kryeministër na shërben si sfondi i domosdoshëm për të shpjeguar veprimin e tij të fundit. Ai gjithnjë ka marrë anën e të fortëve, të pasurve dhe jo të shtresave të margjinalizuara.

Prandaj edhe këtë radhë, ai nuk mund të vepronte ndryshe. Nëse është e vërtetë ajo që thotë, se s’ka kryeministër që do ta rëndojë me taksa popullin e vet, është po aq e vërtetë edhe tjetra, që ka kryeministra të kapur nga oligarkët që as kanë kohë dhe thjesht harrojnë të mendojnë për qytetarët. Historia e qeverisjes së tij tregon se Edi Rama po u kërkon një ndjesë të shtirë kuksianëve të rëgjuar. Se ai as nuk i ka pasur në mendje kur ka marrë vendimin për taksimin e rrugës.

Kjo është e vërteta e thjeshtë e kësaj hisorie, që me sa duket po hap një faqe të re në shoqërinë shqiptare. Deri më tani kontradikta themelore antagoniste e saj ka qenë ajo mes PD dhe PS. Me qeverisjen e Ramës po fillon një kontradiktë e re: ajo mes një grushti të pasurish dhe pjesës tjetër të të varfërve.

©Lapsi.al



21 Comments

  1. Tallni b… ju te lapsit me paret qe ju jep Shkelzeni… se ai i ka fituar keto para me djersen e b… dhe ska gje se ato vijne ca ere m… qe juve ju duket si ere trendafili.

  2. Pabariza sociale ne shqiperi ka shkuar ne kufite e padurushmerise. Normale qe do kemi konflikta te forta sociale midis oligarkeve te mbrojtur nga qeveria dhe shtresave ne nevoje. Nje revolucion social i dhunshem i ka te gjitha premisat te zhvillohet.

  3. uuuuu sa te zgjuar keta te lapsit .. sa i kuptojne gjeraaaat
    Shikoni sa bukur gjeten ‘ FAKTIN KU GENJEHU KRYEMINISTRI’…
    bravo.ooo

    ku lajm eshte tamam per _rin.. qe nuk i eshte ndjere zeri keto dite ..
    Mos i ka gjetur ndonje pune rama dhe tani do ta dredhi ? ahahh

    shikoni tani kur te filloj _ari te shkruaj SALIU , QENEFI I SALIUT, LULUSHI , 200 MILJON EUROT E LULUSHIT EJT ETJ ETJ .

    Sado ta ndroje pllaken _ari … prap KAR DO MBETET.

  4. Problemi eshte se shumica e votuesve voton per Ramen dhe ps . Ata nuk pjerdhin per keto djegie gomash dhe propaganden tuaj e ngjashme me ate te kohes se xhaxhit . Ju lutemi vazhdoni sa me teper me kete gjuhe urrejtje dhe djegie gomash dhe bllokim rrugesh se e keni te sigurt fitoren ne zgjedhje.

  5. Bushat Ju lumtë për qëndrimin ndaj Kukësit. Jeni ndër portalet mëtë mirë që keni përcjellë këtë NGJARJE.
    Shumica e komentuesve ju kanë mbështetur dhe inkurajuar për qëndrimin tuaj korekt.
    Sa për disa komentues rilindas nuk ja vlen as ti përmendësh se janë kaq budallenj sa më kujtohet ajo thënia: “Gomarin po e hante ujku, ndërsa ai thoshte ishalla jam në ëndër”.

  6. Alban, nuk e kupton qe nuk jane “disa komentues rilindas” , por eshte i njejti endrifugist qe komenton me 4 emra te ndryshem?

    1. Or llum +alban ,problemi juaj eshte se shumica e votuesve do vazhdoje te votoje ramen dhe ps dhe per fatin tuaj te keq zoti nuk jua ben dot enderr.

      1. Personalisht nga ana ekonomike kam qenë pothuaj njëlloj në të gjitha qeveritë, por nën këtë qeveri ka kaq shumë të pakënaqur e të shtypur, jo vetëm të PD se ata ishin të parët, por tani u ka ardhur radha edhe militantëve të rilindjes, saqë duke parë se çfarë po ndodh në shqipëri pasiguria e të tjerëve më shqetëson dhe më shkakton atë revoltë që e shpreh gjithmonë në komentet e mia në këtë portal.

        1. Zoti Alban né kohen e partise tende te dashur Shqiperia per pak desh e parakaloi gjermanine né zhvillim ekonomik . Ky lloj humori juaj qe nuk te ben te qeshesh, do sjelli fitoret e ardhshme te rames.

          1. Fatmirësisht në familjen time prej 70 vitesh nuk ka qenë askush antar i ndonjë partie, ndërsa para një viti rrethanat na detyruan që një anëtar i familjes të antarësohet në një parti aleate të rilindjes.

  7. N. M. Llumi, jam i bindur se te mare malli per ari-n me te cilin bashkerendon denjesisht filozofine demokratike Sali-Vicidolase.

    1. Komentuesi ari është ndër komentuesit më të kthjellët, pavrësisht mllefit që e shpreh shumë të vrullshëm dhe me fjalë jo shumë etike dhe me disa gabime drejtëshkrimi.

    2. Me siguri udheheqesi yt i neveritshem rama, nuk e kishte fjalen fare per ty qe nuk ngrihesh (si ajo gjeja). Apo valle e kishte?

  8. Mendova se do ta thoshit Ju, por me sa shof as ju se paskeni kapur detajin i cili kap Ramen duke genjyer!
    Ai tha se ne gabuam per shkak te mungeses se eksperiences por, askush nuk ia kujtoi se Shoqatat e Bizensit, Keshilli Bashkiak i Kukesit, ka dy vjet qe i shkruar disa letra per kete çeshtje, dhe as qe jane marrë parasyshë??

  9. Rama duhet te bisedonte me ato njerezit qe ishin ne proteste jo me socialistet buxhetor si Xhevdet Sopi e Sami Mata. Ceshtja eshte tarifa e rruges, ata e pyesin a do boj stadium (Gjic pitbulli iPS).

  10. Kjo eshte fiks si ajo puna e kamariereve qe ta fusin te fatura dhe pastaj kur i kap thone “me fal se u ngaterrova”

  11. tani me edi tama dhe ps jane ossama ben kolumbia per evropen.
    sesi tallat me shqiptaret dhe euro-usa nje narko-klane ne etats de albanie.

  12. Ju sy. keni po. nuk. shihni. vesh. keni. po. spo. degjoni. fajet. i. ka. nostallgjia. e. shkrete. per. monizmin se. pak. e. patet. 50 vjet. simbas kokes. te. zbrazet. e. keni. merituar. kete. halabak. drogmen. psiopat idiot. shizofren. gomar. kafshe. e. eger. EDI. RAMEN

  13. Del ne film e ju ben film kukesianeve.A e shihni se cfar figure hipokrite po drejton kete vend. E ka futur kukesin tek ata 15 vete, servila , te punesuar e simpatizantedrogmene. se me gjoja po komuniko me popullin e kukesit. Vetem popull nuk ka aty. Ta marrin vesht rilindasit e ndryshkurnga paraardhja se ke kane e cpo i ben ky kodoshi shqiptareve. Nuk kalohet jeta, e politika me mashtrime, andaj me qe i ka rene kallai, tepsia na del e shpuar.

  14. Per te mos lene sulmet, e piselleqete mendimit, e te kontravenies nga si gjithemonI paemer, skuth, servil, bire bushtre, e ciban i bithes RAMES, mund te jete i punesuari itije, ose bire kurvi i komunisteve. Tjeter gje nuk mund te kuptosh tek ky i mshefuri. dije qelbesire se hajduti, pushti ,e mashtruesi me i madh e denigrues, qe me ardhjen e demokracise ,, eshte ky KM, katili, lugati, e pushti me i eger shteteror qe kane patur shqiptaret. Mos rrini duke lehur mbas tije, por shihni e ndiqni rrealitetin.Populli podegradon nga dita dites, e ju na shisni fasada per te jetuar.E vetmja menyre qe ju te shporreni eshte revolucioni demokratik i vertete, qe politika te pastrohet nga qelbesirat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *