• |
ide | kryesore

Mosbindja civile, opozita mblidhet sërish sot pasdite për të vendosur vijimin e protestave

Lajme, Të fundit



Opozita e bashkuar do të mblidhet sot pasdite për të vendosur vijimin e aksionit të saj kundër qeverisë Rama. Mbledhja mësohet se do të zhvillohet në selinë e PD-së. Më herët gjatë paradites pati protestë me bllokimin e disa akseve kyçe të vendit. Rrugët e bllokuara ishin kryqëzimi i Milotit, që lidh Tiranën me Shkodrën, por dhe Rrugën e Kombit me Tiranën dhe Durrësin.

Gjithashtu, u bllokua kryqëzimi i Çermës në Lushnjë, që paralizon lëvizjen në jug të vendit, kryqëzimi i Vorës ku shkoi edhe kryetari i PD, Basha si dhe kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan. Rinisja e aksionit opozitar vjen pas protestës së javës së kaluar në Rrugën e Kombit, ku u dogjën kabinat e koncensionarit që do të mblidhte tarifën për kalimin në këtë rrugë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *