• |
ide | kryesore

Opozita nuk tërhiqet, mosbindje civile në të gjithë Shqipërinë

Lajme, Të fundit



Pas mbledhjes me aleatët në selinë blu për aksionin e mosbindjes civile, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se protesta që do shtrihet në gjithë Shqipërinë, do nisë nga java tjetër.

“Do vazhdojmë të jemi në krahun tuaj, s’kemi asnjë mision tjetër më të rëndësishëm. Në këtë kaudër edhe javën e ardhshme ne në bashkërendim me sipërmarrjen e vogël me fermerët dhe në solidaritet total me kuksianët që refuzojnë padrejtësinë dhe grabitjen do mbështetimn të gjitha aktet e mosbindjes qytetare dhe protestës që do të shtrihet në mbarë Shqipërinë.” 

Basha tha se protesta e sotme i bashkoi shqiptarët në një qendresë qytetare, mosbindje kundrejt padrejtësive dhe grabitjeve.

Për kryedemokratin, 11 kuksianët që mbahen në burg janë “pengje të Edi Ramës”. 

“Dua t’i bëj një apel mediave të mos bien në grackën e edi Ramës dhe mos përdorin fjalën tërheqje. Rama ka pranuar sot fajin, sa kohë mban në burg 11 të pafajshëm nuk është tërhequr. I bashkohemi kërkesës së qytetarëve për lirimin e 11 pengjeve të fajit të Edi Ramës.

Edhe pse ka pranuar fajjin refuzon të përballet me pasojat dhe përgjegjësinë. Duhet të anulojë taksën. Rama do japë përgjegjësi ligjërisht dhe penalisht për urdhrat me të cilat ka rrëmbyer e terrorizuar qytetarët në mes të natës nga shtëpitë e tyre”. 



2 Comments

  1. Ca behet andej nga Lushnja? Po vijne Kosovaret te blejne presh akoma, sa este rruga pa pagese,? Nuk duhet zgjidhje vetem per Kuksianet, por per gjithe Shqiperine. Te zgjithesh vetem problemin e Kuksianeve dhe te tjereve ti vesh traun, nuk eshte zgjidhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *