• |
ide | kryesore

Protesta dhe taksa e Rrugës së Kombit, Rama vazhdon strategjinë e tërheqjes sot në Opinion

Lajme, Të fundit
rama opinion.JPG



Pasi njoftoi se do të tërhiqet nga taksa për Rrugën e kombit, Rama do të jetë sonte në emisionin Opinion. Duket se fjala e gjatë në kuvend nuk ka qenë mjaftueshëm për të, prandaj ai ka vendosur që sonte në orën 21:00 të jetë i pranishëm në studion e gazetarit Belndi Fevziu duke vazhduar strategjinë e tij të tërheqjes.

Kryeministri tha sot në sallën e Kuvendit ku ishin të pranishëm vetëm deputetët e mazhorancës, se nuk do ta fillojë me sistemin e pagesë pa dhënë ndihmën më të mirë për banorët e zonës.

“Nuk do ta fillojmë sistemin e pagesës pa dhënë ndihmën më të mirë të mundshme për banorët e zonës. Është një punë e vështirë të parashikohet gjithçka përpara, pa pasur shifrat e 6 mujorit të parë, por ne ia detyrojmë këtë të gjithë njerëzve të asaj zone dhe duke bërë më të mirën e mundshme do të arrijmë të lehtësojmë barrën e tyre dhe ta bëjmë të funksionojë sistemi” – u shpreh Rama.

Ndërkohë opozita sot ka dalë në rrugë duke bllokuar 4 akse kryesore në vend në shenjë proteste.



1 Comment

  1. Duhet ta ndihmojme Kuksin nja dy muaj,marrim rezultatet historike te gjashtemujorit te pare,pastaj ja fusim prape gjoben.
    I e ben Zahon president ky o ska

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *