• |
ide | kryesore

Pse dhuna është e vetmja rrugë

1, Ide

Falangat e Edi Ramës janë hedhur në një kryqëzatë të dirigjuar për të denoncuar dhunën që disa segmente ende të vogla të shoqërisë po ushtrojnë kundër policisë, rrugëve të përbashkta dhe pronave të oligarkëve, me të cilët po qeveris kryeministri.

Dua të jem i qartë që në fillim.

Sipas meje kjo është thjeshtë vetëmbrojtje. Dhuna është tjetër gjë. Dhunë është ajo që po ushtron pushteti. Dhunë është që pronat publike, trojet pa pronarë të ndërtimit, inceneratorët për djegien e plehrave, pallatet tek Teatri Kombëtar dhe kulla tek stadiumi, u falen oligarkëve që ndajnë paratë me pushtetin. Dhunë është kur për koncesionin e Check Up-it shtohen pa nevojë paratë, megjithëse në spitale nuk ka fonde për të sjellë mjekimin e kimioterapisë. Dhunë është kur një anonim i panjohur, mik i ministrit, fiton koncesionin e pajisjeve mjeksore, që sot kirurgëve u thyen në duar. Dhunë është kur votat rrëmbehen me premtimin zero ndërtime dhe pastaj shpik qindra mashtrime vetëm për të mbushur xhepat me paratë e kullaxhinjve.

Lexo më tej:

Zbythet Edi Rama, tërhiqet nga taksa

Provokacja e Mustafa Nanos që e përdor fjalën “vandal” njësoj si Rama

Pikërisht ndaj kësaj dhune, që dirigjohet nga tepsia e mbetur në një dorë të vetme, duhet reaguar.

Ditët e fundit ne jemi ndeshur me dy lloj reagimesh.

I pari ishte ai i aktorëve të Teatrit Kombëtar. Ata u përballën me urdhërin për t’i nxjerrë për leckash nga godina, sepse aty duhej të ngriheshin gjashtë kulla mbi pronë publike. Me pathosin, edukatën, naivitetin dhe lirizmin që i karakterizon, këta artistë nisën të protestojnë. Por, as ditirambet epike të Bujar Asqeriut, as racionaliteti serioz i Robert Ndrenikës, nuk patën asnjë efekt. Pa pyetur për zërin e tyre, madje duke i ndërprerë edhe publikisht fjalën Ndrenikës, Rama i mblodhi në kryeministri aktorët për t’ua përplasur në fytyrë mandatën: “Gërmadha juaj do të shembet”. Natyrisht, si gjithnjë, me një projekt të miratuar vetëm nga ai dhe me një firmë ndërtuese që do t’i dhurohet tokë publike pa garë dhe pa tender.

Ashtu si me aktorët, Edi Rama mendoi të sillej edhe me kuksianët. Ai organizoi një tender banditesk, ku u zhduk sa hap e mbyll sytë fituesi i vendit të parë (më pas nën rrogoz u përdor një argument erdoganesk, se fituesit ishin gylenistë). Më pas ai nxitoi të vinte traun që në xhepat e konsesionarit të futeshin me urgjencë eurot e trafikut që vjen bashkë me stinën e verës. Dhe aq arrogant e mospërfillës ishte ky tra, sa që privati të mos harxhonte para për ndërtimin e shumë pikave, u caktua një taksë e njëjtë si për atë që bënte rrugën Tiranë- Prishtinë, si për atë që duhet të bënte vetëm pak kilometra për të shpënë fëmijën në spital.

Kështu ishte kjo histori arrogance pushteti që nuk përfilli askënd tjetër përpos interesave të Ramës dhe koncesionarit. Kundër kësaj u ngritën kuksianët. Ata reaguan radikalisht, thyen traun, krisën xhamat, shkrumbuan kompjuterat dhe e rrëzuan barrierrën oligarkike, që kërkonte t’u merrte frymën.

Me sa duket kishin të drejtë.

Po të gjykosh nga justifikimet e sotme të kryeministrit del se po. Ai kërkoi ndjesë disa herë. Ai tha se qeveria kishte gabuar që nuk kishte bërë punën e duhur sqaruese. Ai filloi të flasë për klauzola kontrate që lehtësojnë banorët dhe ideja se kuksianët do të diskriminohen pozitivisht për taksën e rrugës, po gjen gjithnjë e më shumë mbështetës edhe brenda mazhorancës (madje bashkë me të si bonus u dha dhe hapja e aeroportit që mbetet i kyçur prej vitesh).

Tani pyetja që shtrohet është: si mund të zmbrapset Edi Rama, me fjalimet poetike të Bujar Asqeriut, apo me shkopat dhe gurët e “vandalëve” kuksianë.

Vetëm me dy shembujt e fundit, Rama na e ka dhënë përgjigjen e kësaj dileme. Ai dhe grupi i oligarkëve më të cilët ndan paratë, nuk pyesin për kritikat racionale dhe zërat e arsyeshëm. Ata tërhiqen vetëm para asaj që kanë filluar ta etiketojnë si dhunë, megjithëse nuk është gjë tjetër veçse vetmbrojte e thjeshtë ndaj dhunës sistematike që po ushtrohet prej pesë vitesh.  ©Lapsi.al

27 Comments

  1. Nga nje psikopat me poture qe “studioi” ne France shekullin e kaluar, ne nje tjeter psikopat me citjane “te gatuar” prape ne France…
    Mjere ne!

  2. Vetem bythet nderrohen,karrikja ngelet ne vend.Te gjithe jane njelloj,ndejti Basha ne cader sa i doli temthi popullit dhe …. e shiti badiava.Kujt ti thuash,asaj buces qe edhe vetes nuk i beson..dhuna eshte jo vetem kunder Rames port edhe kundra Bashes,Metes,Familjes “kurora”..por ku e ka fundin dhuna??Ky eshte valle rrotacioni i demokracise..faji eshte i opozites qe nuk ka lider por nevojtore,Ndoshta Rama ka bere mareveshje me Bashen qe tja leshoi pushtetin(parane) ne kete forme….”Revolucionin e bejne masat ,partia vjedh parate”

  3. Ka 5 vjet qe mbi kete popull po ushtrohet nje dhune shumeplaneshe nga ky pusht-shtet i Rames.
    Dhune me taksa e mbi-taksa qe vetem shtohen dhe paradoksalisht vetem rrisin akoma ate Borxhin publik, treguesin e nje ekonomie te kolaps! Dhune me heqje ndihmash sociale (leke buke thate)! Super-Dhune varferie te shtrire kudo e per te gjithe llojet e kategorite, buxhetore, te pa pune, pensioniste etj. Vetem nje kaste e vogel rilindIdjotesh qe perfitojne nga koncesionet hajdute kane rritje pasurie, e kete e shesin si “Rritje ekonomike”.
    Per gjithe kete dhune me varferi qe ky pusht-shtet po ushtron, ajo dhuna ne rrugen e Kombit nuk mjafton. Ajo dhune e varferise qe ka pllakosur Shqiperine kerkon patjeter nje pergjigje te dhunshme per ato qe e kane mbjelle kete dhune, pusht-shteti Rames qe ka vetem dy vecori : Dhune varferie per shqiptaret dhe Shqiperine vater te trafikut te narkotikeve (konkluzion i Bordit Nderkombetar te Trafikut Narkotikeve).

  4. Jo vetem ne Frëncët …, Tahip,
    KETA çirak- sharlatane qe bejne xhelatin per hesap te USTABashit urdherues jane kryma te mjere, kriminele por Jo Arkitektet, dakord me ty, Tahip!
    Do j’u bojme Shqipnine e modhe!!!
    Do j’u bojm shtet!!!
    Ke pa shtet pa prona, pa ushtri, qe qeveritaret te gllaberojne perdite pronat e te huajt pasurite e vendit, shkurt KOLONI moderne!”, mjer, mjer, mjer ne delet qe sherrosemi per gjurmet e
    UJKU ben kerdine,
    Mjer! saliu, edviu… miu, mir na e bojne!
    Lirine e drejtesine nuk ta fal kush,
    Per syte e bukur!!!
    Keshtu ne trimat Liridashes,
    mjer!

  5. Zoti analist ,ju dhe analistet e tjere flisni po shqupi nuk ju degjon.Kur ju i thoshit shqupit mos dil nga qadra ata dolen ,kur ju i thonit qe te mos hynte ne zgjedhje por te kthehej ne nje parti ne ilegalitet si ne kohen e Duces ata nuk ju degjuan ,kur ju i thoni digjni mandatet ne oborr te parlamentit ata nuk ju degjojne Fitoren tuaj kunder rames dhe ps ju e keni te sigurt vetem po te gjuani me grushta ,ti cani gomat me gozhda dhe te thyeni xhamat me patkonjte tuaj . Kishim qe nga koha e qadres qe nuk po degjonim nga keto ide brilante qe do ju sjellin fitore ne zgjedhje .

  6. Shqiptaret jane te ngopur me dhune ore mercenar,po si nuk turprohesh nga vete titulli i ketij sghkrimi.Dhuna disa here, jo vetem qe e ndali ,por e kthej Shqiperine ne piken zero.Ti me disa nxites te dhune keto i keni perjetuar por si duket nuk thone populli kot “ujku don mjegull” e ju disa ia keni pa hajrin trubullirave dhe perplasjeve,oprandaj kerkoni dhune.Ti dhe shoket tuaj keni kaluar pa u lagur ne perplasje e tragjedi qe u nxiten nga Salihu e per pushtetin e Salihut.Ju argat qe shiti edhe tek djalli per interese e para ne kushte normale do mbeteni me gidshta ne goje prandaj nxisni dhune.Dhuna nxit dhunen dhe gjakderdhjen e shkatrrimin e kane provuar shqiptaret .Mos harro se Ramen dhe PS-ne e kane votuar shumica elektoratit,keshtuqe nuk ka shanse te rrexohet qeveria me dhune.Si duket edhe ti me Shkullakun,Zhejin,Lubonjen e disa te ashtuquajtur opinionist keni hanger qorben e prishur dhe ju trishton drejtesia e reformuar.,ndryshe vetem ata qe nuk jane normal nxisin dhune e shkatrrim.Cila eshte alternativa e kesaj qeverije?Luli’Salihu?Monika? Vetem ata qe presin te lepijne ndonje kocke ose qe jane te verberuar nga urrejtje mund te deshirojne alternative groteske te tille.Une mendoj se ata qe publikisht nxisin dhune ,djegje dhe shkatrrim krahas denimit publik duhet ti trajtoje edhe drejtesia qofshin ata politikaj apo gazetare.

    1. Mirë këta paskan hangër çorbën e prishur, po ti çfarë ke hangër që mbron edvinin apo të ka punësuar edhe pse dukesh që je vetëm me shkollë 8-vjeçare nga mendimet idiote që shpreh në koment.

    2. Po pse mer [email protected], nuk do, ose nuk mundesh, te kuptosh ate qe thote artikulli? Qe dhuna e vertete eshte poshtersia e pushtetit. Qe dhuna nuk eshte reagimi i disa qytetareve fukarenj qe i ka ardh ne maje te hundes, por eshte arroganca e Edvinit te Anetes qe ka 5 vjet qe i sundon dhe i vjedh? Qe dhuna qe ka bere Sali Palla eshte njesoj si dhuna qe ka bere edhe Ram Psiqiku? Po pse mer bole ben sikur nuk e di qe Rama i ka vjedh votat shqiptareve me leket e koncesioneve dhe te kanabisit? Dhe jo mer rrot [email protected]i, nuk eshte Luli apo Monika me e mire. Kenoqesh ti po ta fusim kete si disclaimer ne cdo artikull apo opinion? Neqoftese trollat si puna jote kerkojne qe drejtesia te ndeshkoje Andi Bushatin per thirrje per dhune, atehere duhet te ndeshkoje edhe Ed Zdapin qe shkaktoi 21 Janarin. Aty pati dhune kunder policeve nga turmat shpifarake socialisto-fshatare – jo me pak te shemtuara se sa turmat maloko-cecene te Sales. Shko lepija bythen Ed Toksikut tani se e kreve detyren e kelyshit rrilinds-socialist.

      1. Or palle hajdarmallute ,po na dhjet ne breke nga e qeshura ti + analisti me kete lloj propagande teper te dobet . Or kokeloqe ,njerezit e varfer nuk udhetojne me automjete personale por me autobuz dhe furgon. Sa per nr e votave ,mjafton te shohesh tabelat e rezultateve te votimit qe nga 1994 e deri sot per te dalluar se kush eshte manipulator dhe hajdut ne zgjedhje. Eshte e trishtueshme kur sheh shume politikane +anal iste +juriste (gjyqtare dhe prokurore)+oligarke qe jane tmerruar prej vettingut.

  7. Marksi ka thene: Proletaret s’kan çfare te humbin nga revolucioni veçe prangat! Shqiptaret vetem fitojne po ju pergjigjen dhunes pushtetare prej me shume se 20 vjetesh me dhune. Harbuti te hyp ne qafe po nuk u solle si ai harbuteshe dhe ta gremisesh nga qafa. Une jam per dhunen vetem me kete gjuhe pushtetaret tane te paafte e dhunues te gjithçkaje te mire qe kishte ky vend do detyrohen nga frika ti therasin mendjes, ne te kundertez Zoti i shpetofte!

  8. Dhuna mbetet e vetmja rruge kundrejt nje pushteti qe me kete varferi te shtuar, del paturpesisht si gjeli maj plehut e mburret per “rritje ekonomike”! Kjo paturpesi mjafton qe ti veme drurin ne prapanice atij pederasit Rama se per ate ka nevoje.

  9. Mosbindja, dhuna jane pasoja qe kane nje SHKAK, qe eshte “mbjell” keto 27 vjet ne forma e menyra te ndryshme qe populli i thjeshte qe robtohet tere diten per nje kafshat ndoshta nuk e percepton dot. Edi Rama sot dhe Sali Berisha dje jane shkaktar te asaj qe neser ne do ta kemi shume te veshtire “ta riparojme”. Atyre u inereson fitimi ne xhepat e tyre dhe “miopve” qe i rrethojne ndersa ne duhet te na shqetsoj e ARDHMJA qe do na “mbyse” nga rritja pa kriter e debitit publik qe neser do te jemi “te pushtuar” pa arme!..

  10. Politikajt dhe gazetaret mizantrope,piromane e vandale si kreret e opozites dhe keta te sojit te Shkullakut, jane sot shume te rrezikeshem sepse kane ne krah edhe putiniste dhe ekstremiste, te cilet e shohin vetem dhunen dhe shkatrrimin si strategji te realizimit te projekteve te tyre ugurzeza.Nuk eshte rastesi agresiviteti mediatik i gazetareve dhe opinionisteve mercenare. Kithejet dhe propaganda pothuajse ne kor korbash per rreximin e pushtetit me dhune si i vetmi opcion e cila e tejkalon edhe ekstremizmin e Berishes dhe revolucionit te tij “demokratik.Shqiptaret te ngopur me gjakderdhje,djegeje dhe shkatrrime te dhunes politike ne te kaluaren e afert,nuk e kane te veshtire ne rrethanat e sotit te kuptojne ne mulli te kujt qojne uje keta pseudo gazetare e analiste dhe ne sherbim te kujt jane me kete propagande djallezore.Sot kur mbi 90 % e shqiptareve kane percaktime te qarta per prespektiven properendimore te tyre dhe te Shqiperise edhe perkunder alarmit te aleateve tane SHBA-ve dhe vendeve kryesore te BE-se, per rrezikun evident dhe perpjekjet te medha te Rusise dhe rrymave ekstremiste islamike per te nxitur kaos dhe dhune, vazhdojne si korbat te propagandojne dhunen dhe shkatrrimin dhe gjakderdhjen brendashqiptare.Besoj se luftenxitesit piromane meritojne vetem perqmimin dhe turpin nga shqiptaret .Shqiptaret kane zgjedhur rrugen dhe opcionin e tyre euroatlantik dhe ndrrimin e pushteteve vetem me voten e qytetareve .Besoj se krrokatjet e ketyre mercenareve piromane per opcione te erreta ruso-arabe do injorohen nga shumica apsolute e qytetareve sepse sot jemi me afer se kurre te bejme hapin vendimtare per te hyre ne mesin e shteteve euroatlantike ku e kemi vendin dhe eshte e vetmja garance per te dale nga kthetrat e piromaneve dhe eksploatuesve te politikes.

  11. Zullumet e kryeministrit të papërgjegjshëm Edi Rama, janë shumë planëshe.
    Nuk është fjala këtu veç për marrëzine e fundit që i trembur nga reagimi i kuksianeve, bëri sikur u tërhoq.
    Edhe në fillim të ardhjes së tij në pushtet para pesë vitesh, i trembur nga reagimi popullor, bëri sikur hoqi dorë nga marrëzia për të sjellë në Shqipëri armët luftarake helmuese të Asadit të Sirisë apo anulloi ligjin për trajtimin e mbetjeve.
    E çfarë bëri më pas ?
    Ndonëse jo me armë zjarri apo me helme luftarake si Asadi, ai bëri njëlloj si ky diktator kriminal për të helmuar ndërgjegjen e shqiptarëve me helmet e drogës e të krimit.
    Produkt i këtyre soj helmesh, janë edhe disa “qytetare” që po postojnë në internet gjykimet sëprapthi për politikën e tij.
    E dëgjova zotërinë të fliste përçart si një i droguar, si në “fjalimin” e tij kur e gjithë rrugët e Shqipërisë ishin bllokuar nga protestuesit, ashtu edhe në “intervistën” në opinionin e Fevziut.
    Ai jo vetëm që nuk pranon se në këto pesë vitet të qeverisjes së tij, Shqipëria edhe në raportet e institucioneve ndërkombëtare, po trajtohet si vendi që po shkon veçse keq e më keq në të gjitha fushat, ekonomike e sociale, por po luan edhe liderin hero, që po “sakrifikon” veten e tij, për hir të së ardhmes së Shqipërisë.
    Në retorikë, ai shitet si një politikan i djathte konservator ekstremist, se një vend mund të shkojë përpara duke sakrifikuar brezat e sotme,me qëllimin për të forcuar në të ardhmen një grup biznesmenësh të pasuruar në rrugë të korruptuar e deri kriminale, që do të përbëkërka sipas tij, bërthamën e kapitalizmit shqiptar demokratik.
    Gati sa nuk e thotë copë se le të më urrejnë sot shqiptarët që po ju a bëj jetën sterrë, se dikur “brezat e tjerë” do të më vlerësojnë si shpëtimtari i Shqipërisë.
    Nuk është aspak e vërtetë se e djathta konservatore, ndonëse mbështet forcimin e bizneseve të fuqishme si promotori i zhvillimit, të bëjë politika asociale me popullin. Ta varfëroje ate më tepër me taksa e ta ndëshkojë ate me burgje. Nuk është kjo politika e djathte konservatore. Tashmë është provuar me fakte, se vëndet më të zhvilluar ekonomike e sociale, kanë arritur këto stade zhvillimi, vetëm bazuar në shtetin ligjor demokratik e jo me dhunë qeveritare. Janë vendet e dominuara nga politika të majta, ato që kanë bërë zhvillime më të ngadalta ekonomike e sociale.
    Ndërkaq kjo specie e veçantë politike si Rama, edhe bën politika ekstremiste të djathta kriminale diktatoriale, edhe ju kërkon votat ose ju a mer votat në rrugë kriminale me dhunë, socialisteve e deri enveristëve.
    Dy muaj para zgjedhjeve propogandën e bën si një “marksist” me premtime për mrekullinë që sjell socializmi , e sapo mbarojnë zgjedhjet, na bëhet partizan i kapitalizmit të egër korruptiv.
    Për mendimin tim në kokën e Edi Ramës, nuk ka asnjë bindje ideollogjike fillozofike, të majtë apo të djathte.
    Ai ështe me të vërtetë një llogaritar i dobët që duke shumëzuar shtatën me shtatë, i del 42, siç e përmend vetë këto kohet e fundit me qindra herë duke kujtuar se po bën humor diskretitues me liderin e opozitës.
    Cilido qe e kritikon ate për marrëzitë flagrante ne diskurs e veprime, ai kujton se po mbrohet duke i përmendur “Saliun” apo SHQUP-in” e se “Luli”, një jurist me arsim europian perëndimor, ku njohuritë e ekonomisë zenë një vend të barabarte, me profesionin e juristit, i thotë se ti nuk di të bësh llogari se për ty 7 herë 7, bëjnë 42.
    E dëgjova që në çdo pasqyrë me shifra edhe të institucionit shtetëror si INSTAT, që i nxirte përpara Blendi Fevziu, ngaqë nuk dinte se çfarë të gënjente, përsëriste po këtë shaka të trashë prej psikopati.
    Ka sigurisht vend për kritika edhe qeverisja e mëparëshme e Berishës. Por në kushtet e një qeverisje tërësisht anormale të Edi Ramës, qoftë edhe të mangësive mendore, më duket se nuk ka vënd që të meret dikush me opozitën dukë vënë shenja barazimi.
    Fakt është se kjo opozitë deri sot, ndonëse ka bërë vazhdimisht protesta të fuqishme me norma demokratike e paqësore, nuk ja ka arritur qëllimit që të rrezojë nga pushteti Edi Ramën. E për këtë në ndihmë i ka ardhur tendenca mediatike e politike, që kritikon njëlloj si “Rilindjen” e dështuar totalisht të Ramës, edhe opozitën.
    Është pikërisht ky qëndrim i dyshimte e i dyzuar, si ndaj qeverisë edhe opozitës, që po ja zgjat pushtetin Ramës dhe ai po e shfrytëzon me djallëzi këtë .
    Nuk ka sepse ky popull tërësisht i zvogëluar e i mjeruar, të shkojë drejt përplasjeve të dhunëshme si ajo e 97-tës për të humbur edhe mijra jetë të tjera njerëzish, për një palo politikan burracak.
    Shqiptarët të shfardo bindje politike, duhet të lënë mënjanë propogandat ideore, e të gjithë të kalojnë në mosbindje civile, jo për dhunë, por për ta paralizuar ketë qeverisje nga një njeri i papërgjegjshëm duke dalë në rrugë edhe paqësisht. Edhe sikur një javë të paralizohet shteti shqiptar i kapur nga Rama, edhe ata burokratë europianë që për hir të interesave të rrjeshtimeve e aleancave politike, apo të një “stabiliteti” në dëm të interesave të popullit shqiptar kanë mbështetur qeverinë e Ramës, do të detyrohen nga opinioni publik i popujve të tyre, që të dalin hapur kundër këtij satrapi ordiner.
    Nuk kanë ndoshta se çfarë ti bëjnë Erdoganit të Turqisë apo Putinit të Rusisë, se këta sëpaku diç kanë bërë në ngritjen e nivelit ekonomik të popujve të tyre, por me një satrap provincial si Edi Rama, në kushtet kur Shqipëria ështe antare e NATO-s, nga një protestë e përgjithëshme dhe e vendosur e gjithë popullit shqiptar, kam bindjen se mbrenda 24 orësh, do të shfryhet balloni i Ramës.

  12. Sec u tha dhe sec u be
    s’u muarr vesh asnje gje
    ky kryeminister i perdale
    ne fillim i quajti vandale

    i merrej te shkretit fryma
    si shkonte mendja ky popull te ngrihej
    psheretinte ,turfullonte
    me veten e tij ai po zihej

    doli pa piken e turpit
    dhe ju kerkoi kuksjaneve ndjese
    por kjo nuk shkon
    se po hidhet e perdridhet

    —————tamam si nje Kameleon–

  13. Ka rradhë për çdo gjë ore huk.
    Më së pari në Shqipëri duhet të bëhet spastrimi nga kriminelët enveristë që e masakruan këtë vend për 5 dekada por edhe bijve të tyre që sot i ke në qeverisje që nuk kërkuan sëpaku ndjesë për krimet e etërve..
    Pas tyre burgun duhet ta provojnë spiunët e sigurimit që me spiunllëqet e tyre futën në burg deri të afërmit familjare.
    Pas tyre vijnë ata njerëz batakçij që pa punuar asnjëherë në mënyrë legale, por vetëm me punë të pista ilegale, kërkojnë të bëhen predikues morali apo të bëjnë prokurorin.
    Janë pikërisht ish spiunët e trafikantet, kontigjenti që ka sjellë në pushtet me votat e tyre qeverinë “socialiste” të narkotrafikut.
    Ai që ngre akuza për të gjithë njëlloj si “hajdutë” pa asnjë fakt, me së pari duhet të bëjë transparencën e vetes së tij në publik, ashtu siç e bëjnë edhe “politikajtë” Berisha,Rama,Meta e Basha.
    Berisha ka një biografi të njohur publikisht që si bir i një familje të varfër tropojane, arriti me sakrifica të bëhej një mjek i shquar me përmasat e një shkencëtari, dhe profesioni i tij nuk ka fare lidhje më krimet e diktaturës enveriste, përkundrazi ai në ato kushte, arriti të shpëtonte jetën e qindra e qindrave njerëzve me profesionin human të mjekut, e si politikan, doli hapur duke rrezikuar jetën e tij e të familjes, për të rrëzuar diktaturën komuniste.
    Po ti kush je ?
    Një hiç burracak që duke përfituar nga e drejta e mendimit të lirë që solli Partia demokratike, akuzon Berishën që padyshim ka meritën që ti të kesh të drejtën me të cilën abuzon, që të bësh të tilla akuza.
    Nëse do ta kishe këtë “guxim” për të akuzuar krerët e diktaturës enveriste si kriminelë e hajdutë, as do të ishe sot i gjallë, por druaj se ke bërë të kundërtën. Ke bërë spiunin e sigurimit.
    Ore batakçi !
    Ja po i lemë mënjanë të gjitha të vertetat e së kaluarës.
    Por a mos ishte Berisha ai që ka kërkuar injorimin e shqiptarëve të Kosovës ?
    Ishte ai që edhe në presionin e madh të enveristëve që nuk e deshën ndertimin e Rrugës së Kombit, e ndërtoi mirë apo keq ate rrugë.
    Është Rama ai që po vjedh nga xhepat e banorëve më të varfër të Europës, kuksjanët, duke ju vënë taksa të dyfishta për të qarkulluar në tunelin e Kalimashit.
    Janë pikërisht këto kuksianë të varfër, që ndanë bukën e gojës me gati gjysëm milioni shqiptarë që i kishte debuar me dhunë socialisti serb Millosheviç nga Kosova.
    A mos po kërkon me këtë që të dalësh e të bësh kundër protesta ndaj kuksjanëve, ashtu siç ke bërë ndoshta edhe kundër të persekutuarve politike që i vunë zjarrin bunkerit të Enver Hoxhës ne mes të Tiranës që rindërtoi Edi Rama ?
    Kushdo e ka të drejtën që të shfaqë dyshimin e tij për cilindo politikan e për cilindo qytetar se ai është “hajdut”, por në burg mund të shkojë vetëm ai të cilit i provohet fajlsia me prova e fakte, e këtë e ka me ligj të drejtën ta bëjë vetëm një drejtësi profesionale e jo një injorant anonim si ti, për të cilin unë subjektivisht mund të kem dyshimin se bën pjesë në grupin e hajdutëve që thërrasin kapeni hajdutin.

  14. Ne Shqiperi vepron dhuna e varferise me gjithe forcen e saj. Eshte pushteti i Rames qe per 5 vjet nuk ka asnje fakt te vetem qe mund te thote se ka permiresuar jetesen e shqiptareve, perkundrazi. I ka vene ne qafe lakun e rende te taksave te shumfishuara, kurse nga ana tjeter po e mbyt me korrupsion e vjedhje. Ekonomia ka marre rrokullimen keqas, te gjithe parametrat tregojne kolaps. Borxhi publik edhe pse populli po rripet nga taksat, eshte rritur progresivisht. Kudo te varferit behen me te varfer. Ne krye te qeverise eshte nje injorant ne ekonomi, piktori Rama qe e ben te plote deshtimin kur mban si minister Ekonomie nje fare mesuesi anglishtje qe nga ekonomia eshte akoma me injorant se Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu