Katër persona janë vrarë në një universitet në provincën Eskisehir, në Turqi.
Sipas mediave turke, vrasësi Volkan Bayar, një asistent kërkimi, qëlloi për vdekje dekanin, sekretarin e fakultetit dhe dy pedagogë.
Viktimat punonin në Eskisehir Osmangazi University.
Një numër policësh dhe ambulancash janë në vendngjarje ndërsa janë evakuar menjëherë studentet dhe personeli. Mësohet se autori është arrestuar nga policia menjëherë pas sulmit teksa nuk dihen ende motivet.