• |
ide | kryesore

Zbythet Edi Rama, tërhiqet nga taksa

Kryesore



Kur Edi Rama dha lajmin se do të tërhiqet nga taksa në Rrugën e Kombit, deputetëve socialistë i shpëtoi një duartrokitje në sallën gjysëm bosh të parlamentit. Më shumë se nga kënaqësia se do të kursejnë ca para kur të kalojnë në Rrugën e Kombit, duartrokitja e deputetëve ngjau me një çlirim nga presioni i ditëve të fundit, i krijuar nga pakënaqësia popullore që kulmoi me protestat e kuksianëve.

“Nuk do ta fillojmë sistemin e pagesës pa dhënë ndihmën më të mirë të mundshme për banorët e zonës. Është një punë e vështirë të parashikohet gjithçka përpara, pa pasur shifrat e 6 mujorit të parë, por ne ia detyrojmë këtë të gjithë njerëzve të asaj zone dhe duke bërë më të mirën e mundshme do të arrijmë të lehtësojmë barrën e tyre dhe ta bëjmë të funksionojë sistemi” u shpreh Rama që pranoi para deputetëve se nuk pati intuitën e duhur për të kuptuar pakënaqësinë që do të krijohej.

Megjithëse tërheqja do të jetë e përkohshme, Rama tha se taksa nuk do të nisë deri kur të përcaktohet sistemi që përcakton një pagesë më të ulët për banorët e zonës. Kryeministri kërkoi ndjesë në sallën e parlamentit ndaj kuksianëve, që pak ditë më parë i kishte quajtur vandalë dhe autorë të një dhune barbare.

“Ajo që duhet përsëritur nga ana ime qysh në krye të çdo diskutimi është vetëdija për përgjegjësinë time dhe tonën për pamjaftueshmërinë e shpjegimeve dhe të sqarimeve lidhur me këtë çështje. Nuk kemi bërë sa duhet jo se kemi qenë indiferentë apo kemi lënë me vetëdije në harresë impaktin negativ që me të drejtë ka shkaktuar kështu siç është paraqitur dhe manipuluar vendosja e pagesës në shpirtrat dhe mendjet e banorëve, por thjesht sepse nuk patëm intuitën e duhur për të kuptuar domosdoshmërinë e sqarimit të gjithë  kësaj çështjeje para se të vendosej sistemi i pagesës. Pse nuk e kemi bërë? Çfarë intuite na duhej që nuk e kemi patur? Sepse kemi pasur pakënaqësi, unë i pari dhe qeveria si e tërë për akumulimin e pakënaqësisë, sepse pa dashur të justifikohem, u kam kërkuar ndjesë publike banorëve të zonës dhe do t’jua kërkoj deri në fund sa herë të flas për këtë temë, por jemi nisur thjesht nga praktika ndërkombëtare dhe duke qenë ekperiencë e parë nuk ishim të përgatitur për çfarë mund të krijonte një risi e tillë nga pikëpamja psikologjike për njerëzit e painformuar dhe të vendosur në shënjestrën e opozitës për t’u përdorur si mish për top për axhendat e tyre” tha Rama.

Vendimin për të vendosur taksën, Rama e justifikoi me modelin e politikanit që ka vendosur të jetë, i atij që sakrifikon dhe shahet por merr vendime të drejta.

“Nuk ka ekzistuar një kryemistër apo një përfaqësues i popullit që të vendosi pagesa me dëshirë apo nga qejfi i vet, që të vendosi detyrime që nuk janë të domosdoshme. Nuk ka ekzistuar kjo.

Por kanë erkzistuar dy lloje, ata që preferojnë të duartrokiten duke gabiuar dhe duke ia lënë faturën njërezve duke preferuar rehatin në karrige apo ata që preferojnë të shahen në funksion të së nesërmes” tha Rama.

Të shtunën e javës së kaluar një grup qytetarët kuksianë dolën në protestë dhe shkatërruan të gjitha pajisjet e koncensionarit që kërkonte taksë për kalimin në Rrugën e Kombit.

23 kuksianë u arrestuan në mesnatë nga policia dhe 11 prej tyre janë ende në burg. Edi Rama i quajti vandal por duke parë pakënaqësinë që krijoi mbrojtja që i bëri taksës, ka vendosur se është më mirë për të që të zbythet.©Lapsi.al



27 Comments

  1. Po keto jane lojera. Dihej qe Rama do vendoste takse te shtrenjte, pastaj pas pakenaqesive te rastit do ta ulte ne definitive. Keshtu edhe ky do dilte burre imire, edhe taksa do te vihej…..
    Keta kujtojne se njerezia nuk sheh filma….

  2. Tani eshte radha kunder taksave per biznesin e vogel, kunder takses per banesen (e pare), kunder taksave antikushtetuese te Erion Veliajt ne Tirane per arsimin, kunder rritjes se cmimit te ujit, qe edhe kur vjen 1 ore ne cezmet e qytetareve, nuk perdoret per asgje tjeter, vetem me shplare banjon, kunder venies se shtetit ne sherbim te xhepave te oligarkeve. Opozita ben gabimin rfatal nese terhiqet nga mosbindja civile qe ka nisur sot. Populli ka kohe qe e kerkon kete, por mefshtesia e Lul Bashes, qe shkoi dhe u lul ne prehrin e nje te cmenduri, si Edi Rama, me 18 maj, nuk ka qene ne lartesine e detyres. Nuk duhet te kete me kthim mbrapa kunder kesaj qeverie gjasme te majte, por qe ka rritur taksat per popullin e varfer dhe po u jep llokma te majme nga pasuria publike disa te pangopurve oligarke, te cilet i ndajne parate me Ramen e Veliajn e Tiranes.

    1. Ne fund protesten e con populli dhe jo keta opozitar te korruptuar. Deri ta ni kemi pare vetem militante dhe punonjes bashkie por jo popull.

  3. O Andi! Po si nuk the nje fjale per pallatet e Lulit tek liqeni? Apo nuk eshte korrupsion kur ben kulla? Ky jeni ti e Toss sallad jeshile me Armandon? S’keni folur per kullat! U capelyet duke share kullat e Rames! Por tani ji i gezuar o Andi piciruku impotent, Sala te degjoi dhe Luli do ta zbatoje keshillen tende te “urte” qe do te djegin mandatet!

  4. Rama nuk terhiqet nga taksa. Titulli eshte gabim. Terheqje eshte te deklarosh qe Rruga e Kombit nuk do kete tra. Koncesionari do te paguhet nga shporta e takses se qarkullimitbapo nurime te tjera. Lapsi mos ja fut kot. Nuk eshte terhequr

  5. Rama rren. Tollet do ti djegim prap. Do e presim me durim ti rregulloj dhe do i djegim. Se nuk esht pron e perbashkt, esht toke kuksiane, kutojeni mir ket.

  6. Ore … Bushat .. ceshte ky titull desinformues… ?

    Ku eshte terhequr rama.. ? Lexoni artikullin dhe do kuptoni qe titulli nuk ka te beje fare me ate qe ka thene Rama.

    Pra deri ne rezultatet e 6 mujoirt te para do te paguhet taks nga shteti dhe jo nga banoret. Dhe vetem kur banoret te marrin ndihmen , subvencjonet nga shteti , athere do te shikohet te kalohet kjo takse nga shteti tek banoret.

    O bushat pse e bere kete titull artikulli kaq dezinformues.. vetem e vetem qe ti te permendesh ate fjalen ‘ZBYTHET’.

    Pra pak rendesi ka nese titulli eshte koherent me permbajtjen e artikullit… E rendesishme eshte te nxjerrim dufin tone duke permendur fjalen ‘ZBUTHET’…

    GAZETARI ESHTE KJO /

    1. Ej o plak ej , po robt lexojn vetem titullin e lajmit , o plak hej.
      Puten..
      O plak , ky me ket titullin i ka fut ne thes nja 25 lexusa te kitj portalit dhe i ka bo nja 100 klikime.
      Klikimet kan vlere o Plak , kujt i plasi per permbajtjen e lajmit, o plak , hej , putain.

      ktu budallai je ti o plak, hej, qe klikon kur shef kte titullin , o plak hej.

  7. Nuk ka politikan qe ve taksa nga qejfi?? Tallesh ti?? Po i shihni vlerat e frikshme qe merrni per taksen e transportit? Kjo takse del te mbaje rruget tona dhe edhe te Kosoves e madje edhe te Malit te Zi po te duash. Ju nuk perdorni per rruget as gjysmen e atyre qe aktualisht vilni dhe kjo me vlera te sakta dhe jo me llogje sic ben gjithmone ky qe kemi si KM ne. Qe na hiqet dhe si patriot i madh. Po pse nuk flet kurre me shifra po gjithmone me llafe popullore ky? Apo keshtu e udhezon Endri kete? Ti je nje fatkeqesi shume e madhe per kete popull, por dikur dhe ti do e marresh denimin e merituar, nese jo ne kete bote, ne tjetren patjeter!
    Po ti kishe me gjithe mend te gjitha llogjet, sot ti do shkarkoje ne menyre urgjente Ministrin e Transporteve dhe do e coje per ndjekje penale, sepse une nuk besoj qe nje minister qe firmos nje tender prej qindra milione dollaresh nuk e ka lexu njehere kontraten (Kukesi qenka me det oheeej!!!). Po kryesorja, si u perllogarit qe kjo rruge (dhe te tjerat pak me vone) paskan nevoje per fonde shtese per tu mirembajtur? Per me teper, kur thoni qe eshte e paperfunduar, ku keni pare ju qe nje koncesionari rrugesh ti ti japesh leke paradhenie qe ai te hedhe ca leke pak me vone? Apo mqs ne pergjithesi me dele je perballe deri me sot, mendove qe edhe kesaj rradhe do kishe ca dele perpara dhe vure kryelopen Gjici qe t’iu mbushte mendjen te tjereve qe taksa e rruges eshte nje dhurate e rene nga qielli pasi KM foli me vete Zotin lart?

  8. Do te zbythet Berish krimineli! Tarifa do te paguhet me pak dhe populli i Kukesit te mos paguaje takse! Do te gjendet zgjidhja! Te ishte Berisha ne vend te Rames sot do te kishte viktima!Koha e salihit dhe atyre qe mendojne se kjo teke eshte e Kukesit jane me Mul Noken agjentin serb! Por disa kuksiane ve nuk u ben pershtypje se kane qene vete spiune te serbeve! Ta gezoni rrugen e kombit te berishs dhe te fala!

  9. Kerkoj nga gazetaret te gjejne ne Kontraten e Komcesionit. A permendet fjala “DET”?? Nqs po, jepjani komentuesit me rroge, se mos i jep mdonje spjegim.

  10. Nese terhiqet vertet, pra minimizohet kjo tarife, atehere eshte levizja e duhur , me nje kohe vonese. Te kerkosh ndjese eshte njerezore dhe dinjitoze. Ne kete fryme duhet me urgjence ata 11 njerez te pafajshem qe mbahen ne burg te lirohen. Ndjesa duhet te jete konkrete jo vetem me fjale. Kjo qeteson situaten dhe i ben palet te gjykojne me mendje te ftohte. Mbetet per tu pare, se kryeministri jone asnjehere nuk ben ate qe thote.

  11. Shikoni Ram gallofin ne foltoren e kuvendit, si qen i rrahur!
    Ky zagar i mbush breket nga frika e protestave, si ahere kur desh te na mbushe me arme kimike dhe nga frika e protestes e terhoqi prapanicen. Eshte aq dhjaks sa dhe qesharak ne friken nga protesta. Sot derdelliste dhe per “hallet e kuksianeve” ! Tani ju kujtuan kuksianet, tani qe doli populli ne rruge.
    Ky do dajakun ne bythe qe ti dale droga qe thith.

  12. Kuksianet me ne krye Mulin duhet te edukohen dhe te afrohen me pjesen tjeter te popullit shqiptar! Ka mbaruar koha e kanunit qe keni qejf ju o malesore te nderuar! Ju nuk doni shtet doni Salihin! Salihi vdiq eshte bere kufome!Muli eshte injorant!

    1. Bravo..
      Une e kam vendosur , do te reagoj.

      Neser do te shkoj te bej padi penale ndaj atyre qe vodhen leket tona ( 200 miljon) kur ndertuan rrugen e kombit.

  13. edi rama o koker e mashtrusit, je katandisur si ducia duke shitur pallavra popullit, fatin e duces besoj se e din fare mire. e fundose vendin me koncesionet e felliqura.me duket se ka ardhur koha per ty bashibozuk te japesh edhe ajrin qe thithim me koncesion, po ben dever sepse ne kete vend opozita ka vdekur dhe shqiptaret kane marre rruget e botes.

  14. RAMA, shikohet se na paska disa zorraxhinj qe i mbakan iso akoma. A kuptoje keta patkonj te RAMES se tashme jane te rene?Nese se keni kuptuar, se paku lereni servilizmin, apo interesin e vogel, shihni me syrin e madh tere popullin, mos u beni meskineMos injoroni ata qe protestojne, por ti perkrahim se do te jete me mire nga pushteti i hajduteve e i droges.

  15. Edi Rama zbythet kur ta zbythim nga Shqiperia. Per sa kohe eshte akoma kryem, nuk eshte zbythur perkundrazi. Gjerat duhet te shkojne deri ne fund. Vetem me protesta zbythet Rama dhe fara e tij. Eshte vetem nje fillim i mbare. Por kujdes, jo te heqim Ramen e te sjellim lulin, se asgje skemi bere,asgje ska ndryshuar

  16. Deklaratat e kryem jane fund e krye trillim. Luan karten sikur ka hallin e rruges. Eshte vetem interesi i tij personal tek ajo skeme korruptive. E mbrojti koncensionarin fiks si te jete e vetje. Dhe fiks eshte vete aksioner aty. Nqse ato tollse nuk do ishin djegur sot do paguanin leket njerezit. Te gjithe duhet tu jemi nga pak mirenjohes atyre njerezve qe dolen ne proteste, qe i corren masken e korrupsionit ketij kryem. Qe e nxorren lakuriq si mbeshtetes te ati grupi te vogel oligarkesh, si nje njeri qe ne krye te bandes se tij plackit grabit vjedh gjithe diten sy per sy ne mes te dites dhe gjate nates. Kjo eshte e verteta dhe jo brockullat, qe me fytyre e mimike te shperqendruar ky kryem nxjerr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *