• |
ide | kryesore

Durrës, prokuroria sekuestron tre kate të hotel ‘Perandor’

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Durrësit sekuestron hotel “Perandorin” në zonën e plazhit, pasi nga hetimet ka rezultuar se në godinën në pronësi të shtetasit D.M. ishin shtuar tre kate pa leje. Shtetasi D. M. po hetohet për veprën penale ‘ndërtim i paligjshëm’ për efekt fitimi dhe ndaj pronës së tij është vendosur sekuestro preventive për tre katet e ndërtuara pa leje përkatësisht katin e 7-8 dhe 9-të.

Njoftimi i Prokurorisë:

Më datë 23.02.2018 u regjistrua procedimi penal nr.325 për veprën penale të “Ndërtimit të paligjshëm”, kryer për qëllim fitimi, parashikuar nga neni 199/a-3 dhe 248 të Kodit Penal.

Ky procedim penal filloi për shkak se nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, është bërë referimi i materialit kallëzues lidhur me një objekt në ndërtim, në lagjen Nr.13 Plazh, rruga “Venezia”, në anën e rërës.

Është shkuar në vendngjarje dhe është identifikuar objekti që rezulton në pronësi të shtetasit D.M., i cili ka ndërtuar 3 kate shtesë mbi objektin ekzistues Hotel “Perandori” që është 6 kate mbi tokë+1 kat nëntokë.

Në këto kushte Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka kërkuar vendosjen e masës së sekuestros preventive për tre katet shtesë; përkatësisht katet 7, 8 dhe 9 mbi objektin ekzistues Hotel prej 6 kate mbi toke+ 1 kat nën tokë. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke vendosur sekuestron preventive mbi ndërtimin e paligjshëm të referuar më sipër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *